Një ditë pas ultimatumit të PS ndaj opozitës për Reformën Zgjedhore, ambasadorja e BE-së në Tiranë “kokë më kokë” me Gjiknurin dhe Bylykbashin
Kryeministri Rama është pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i Paqes”. Bashkëbisedimi i kushtohet zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të ardhmes së brezit të ri.
“E gjithë gjëja është se ne kemi një histori ndryshe nga Ballkani Perëndimor. Nuk kemi qenë pjesë e ish-Jugosllavisë dhe as e bllokut lindor.
U ndamë që në vitet ’60 nga blloku lindor e u hodhëm në një marrëdhënie unike me Kinën dhe pastaj kemi qenë gjithë kohës Koreja e Veriut e Evropës.
Dolëm të transformuar në talebanë perëndimorë, në fanatikë të Perëndimit, për arsye të mira se kemi normën më të lartë të evropianizmit në Evropë, sepse për ne BE-ja është çka ishte për etërit themelues, jo një bankomat, por një liri, paqeje dhe bashkëpunimi.
Pa dyshim, pavarësisht konflikteve të brendshme apo polarizimit, apo protestave, të gjithë biem dakord që Evropa është objekti dhe destinacioni ynë i përbashkët.
Nuk kemi asnjë alternativë tjetër dhe nuk ndikohemi nga të tjerë përveçse nga projekti evropian. Jemi mirëfilli evropianët më të mirë që mund të gjeni sot në Evropë”, tha Rama mes të tjerash.
Top Channel