Dyshimet për helmimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, dalin rezultatet, analizat përjashtojnë ushqimin si shkak
29/06/2026 11:27
Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të 64 studentëve të Akademisë së Policisë nuk erdhi si pasojë e ushqimit.
Burime për TCH tregojnë se rezultatet e analizave nga laboratori ISUV tregojnë se 14 mostrat e ushqimeve dhe 5 kampionet ambientale kanë dalë të pastra nga ngarkesa bakteriale që analizuan nga Instituti i Referencës për S. coli, Salmonelë dhe Listeria.
Dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë u paraqitën pak ditë më parë për të dytën herë në QSUT, me të vjella dhe probleme shëndetësore.
Kujtojmë se muajin e kaluar 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan nga ushqimi, konkretisht nga makaronat me baktere mbi normë.
Top Channel