Projekti për ndërtimin e një TEC-i në Korçë është duke dyzuar ambientalistët, të cilët e shohin si një shqetësim ndikimin që do të ketë në mjedis ky projekt.

Takimet publike me grupet e interesit, për TEC-in që do të ndërtohet në afërsi të impiantit të ujërave të përdorura në Korçë, kanë bërë që të parashtrohen nga ekspertët disa shqetësime për dëmet mjedisore, sa i takon gazrave të dëmshme që do të çlirohen në ajër gjatë punës së këtij TEC-i.

Në kohën kur qyteti i Korçës përballet me një situatë të vështirë, sa i takon procesit të ngrohjes përmes druve të zjarrit në çdo familje, ambientalistët paraqesin rezerva edhe për këtë projekt dhe ndikimin e tij në aspektin mjedisor, por edhe ekonomik.

Projekti për ndërtimin e TEC-it në Korçë parashikon një investim prej 400 milionë eurosh. Investitori është një kompani austriake dhe parashikohet që ky projekt të realizohet brenda vitit 2022.

Top Channel