Gjatë bisedës me këngëtarin e talentuar Pier Noshi, autorja dhe moderatorja e “Ftesë në Pesë”, Bieta Sulo zbuloi se ky i fundit ishte pjesë e surprizës që do t’i bëhej grupit Elita 5.

Para disa muajsh, ata ishin konfirmuar për të qenë pjesë e programit, por për arsye shëndetësore nuk mund të ishin të pranishëm, duke lënë kështu pezull edhe surprizën.

Në fakt, ishte menduar që Pieri të sillte në versionin akustik një nga këngët më të ndjera të grupit, “E urrej shiun”, gjë që e bëri pikërisht sot.

Një dhuratë jo vetëm për grupin Elita 5, por edhe për të gjithë njerëzit që e dashurojnë këtë këngë.

Top Channel