San Antonio ndërpret serinë e katër humbjeve radhazi duke fituar sfidën me Memphis me rezultatin 108-107.

Njeriu i ndeshjes për teksanët u bë i zakonshmi LaMarcus Aldridge që e mbylli atë me 22 pikë, ndërkohë që ka edhe meritën e realizimit të të gjitha aksioneve të Spurs në castet e fundit të sfidës dhe këtu përfshihet edhe gjuajtja e saktë për 3 pikë. në fakt ishte pikërisht ky aspekt i lojës ai që ndëshkoi Grizzlies me San Antonion që u treghua i saktë ne 13 gjuajtje nga distanca në 21 tentativa që pati në dispoziocion. Pavarësisht këtyre shifrave, skuadra e Greg Popovich vuajti shumë për të fituar këte ndeshje ndaj memphisit për të cilin ky sezon ka qenë një makth i vërtetë.

Rikthehet te suksesi edhe Bostoni që mundi Philadelphian me rezultatin 112-109 duke e harruar atë cfarë i ndodhi me Los Angeles Clippers kur kalifornianët përmbysën avantazhin e krijuar prej Celtics në atë ndeshje. ishte kjo një fitore me shumë vlera për skuadrën nga Massachussets pasi i jep mundësinë që të arrijë pikërisht 76ers në vendin e tretë në konferencën eLindjes, e sidomos sepse ajo erdhi pa Kyrie Irving në parket me basketbollistin që ishte i dëmtuar. Boston e vulosi këtë sukses vetëm në sekondat e fundit kur shënoi pikët vendimtare me gjuajtjet e lira të Hayëard që e mbylli sfisdën me 26 pikë dhe kjo ndodhi para tentativës së dëshpëruart të Butler nga distanca kur kishun mbetur 2.4 sekonda nga fundi i sfidës.

Golden State nuk ndalet. Skuadra e Warriors mundi Utah Jazz në ndeshjen e radhës 115-108 duke shënuar fitoren e katërt radhazi pëe t’u konfirmuar si skuadra më e mirë e Konferencës së Perëndimit. Në Oracle Arena në Utah Jazz nuk mundi dot të bëjë asgjë përballë Golden State edhe pse Stephen Curry nuk ishte në ditën e tij më të mirë përsa u përket saktesise ne gjuajtje. Ai që bëri më mirë në parket për kalifornianët ishte Kevin durant me 28 pikë të shënuara e 7 topa në tabelë, ndërkohë që Klay Thompson e mbylli sfidën me 22 pikë. te skuadra e jazz, më i miri ishte Donovan Mitchell me 25 pikë, ndërkohë që paraqitje të mirë bëri edhe francezi Gobert me 13 pikë e 16 topa në tabelë.

Top Channel