E martë, 13 Nëntor 2018
16:48
Fuqia e dashurisë – Episodi 102

Nonatoja arrin të shpëtojë Ivanën nga disa grabitës. Irena mundohet të zbulojë më shumë gjëra rreth Garsias. Euzhenioja ndien mungesën e Xhoisit.

16:37
Gjykata e Krimeve të Rënda dënon Emiljano Shullazin me 14 vite burg

Nga 8 akuza që rendonin ndaj tij, Emiljano Shullazi u gjet fajtor vetëm për tre prej tyre. Për rrjedhim gjykata dha tre vite më pak burgim nga 17 që kishte kërkuar më herët Prokuroria.

16:34
“Vol-Vo 4”, Gjykata e Apelit shtyn vendimin për të pandehurit

Shtyhet vendimi i Gjykatës së Apelit për grupin “Vol-Vo 4”, të cilët dolën sot para Gjykatës. Seanca e rradhës do të mbahet në datën 15 Nëntor, ora 16:00, në një kohë kur sot 24 anëtarët e grupit të Shijakut dhe të Lezhës, duke përfshirë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko kërkuan lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

16:34
Bulqizë, makina del nga rruga

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, si pasojë e daljes së një makine nga rruga. Aksidenti ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në aksin rrugor Bulqizë-Qafa e Buallit.

16:33
“Rroftë Dako!”, PD: U provua se Vangjushi është peng i krimit

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, thotë se deklarata në gjykatë e kreut të bandës së “Avdyljave” se kishte miqësi me Vangjush Dakon duhet të kishte vënë sot në alarm prokurorinë, e cila duhet të niste menjëherë hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit.

16:13
Top Talk/ Bushati: Klima e biznesit? Ka faj edhe opozita

Ervin Bushati deklaroi në studion e Top Talk se raporti i “Doing Business”, që e nxjerr Shqipërinë në vendin e parafundit në rajon për klimën e biznesit, vjen si rezultat i “bojkotit të opozitës pa një arsye të qenësishme”.

16:05
Top Talk/ Bushati: Ja pse qeveria ka zgjedhur rrugën e koncesioneve

Ervin Bushati, anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe sekretar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ishte i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja.

15:47
Ambulancat nuk kanë mjek. Në Ballsh, mungojnë edhe infermierët

Efekti i largimit të mjekeve dhe infermiereve jashtë vendit po ndihet edhe në bashkinë e Mallakastrës.

15:35
Policët në provim me kopje

Më shumë se 420 oficerë policie konkurruan pak ditë më parë për 130 pozicione vakante për gradën Komisar. Por, ditën e testimit më shkrim ka patur ankesa të shumta për dalje të tezës dhe manipulime që janë bërë. Mësohet se për këtë skandal është depozituar edhe një kallzim pranë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

15:29
Gjyqi për vrasjen e Marvit. Seanca nis me përplasjen e dy familjeve

Me sherr ka nisur seanca e radhës gjyqësore në procesin ku gjykohen 4 persona për vrasje me paramendim të Marvi Mihalit.

15:23
Në radhë për kolaudimin. Fenomeni, sa herë afron fundi i vitit

Pavarësisht dhënies me koncesion të shërbimit apo prenotimit “online”, përsëri dy muajt e fundit të vitit shënojnë radhë të gjata në pikat e kontrollit teknik të automjeteve.

15:11
Taksa e PPP, 53 euro në vit për çdo shqiptar

Buxheti i shtetit do të paguajë 253 miliardë lekë ose mbi 2 miliardë euro për kontratat koncesionare dhe ato të partneritetit publik privat që janë miratuar deri më tani.

15:04
Tërmet në Ulqin, ndihet edhe në Tiranë

Një tërmet me magnitudë 5 dhe epiqendër në Ulqin, në Malin e Zi, tronditi edhe veriun e Shqipërisë.

15:01
Braçe sfidë Ahmetajt: Propozo taksën për pagat!

“Unë preferoj që të merrem me propozimet materiale dhe jo propozimet orale”.

14:39
Lila e Gjimshiti: Të japim më të mirën ndaj Skocisë

Kombëtaren shqiptare e pret sfida me Skocinë në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë luajnë mundësitë e tyre të fundit për një kualifikim hipotetik. Padyshim është një mision shumë i vështirë për t’u arritur, por për Andi Lilën, ajo që duhet të bëjnë të gjithë futbollistët është të japin maksimumin në fushën e lojës, ndërkohë që nuk e mohon se mund të zëvendësojë Hysajn e skualifikuar.

14:23
“Top Show”: Mid’hat Frashëri, kthimi në atdhe

Eshtrat e patriotit Mid’hat Frashëri, do të kthehen në atdhe. Dritëhijet e figurës së tij, sonte, në orën 22.00 në Top Show me Alban Dudushin.

14:19
“Lleshi”, Luan Rama: Paligjshmëri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri!

Luan Rama e konsideroi të gjithë praktikën e emërimit të Ministrit të Brendshëm si “paligjshmëri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri”.

14:11
“Fair Play” financiar, UEFA mendon rihapjen e hetimeve

UEFA është gati të rihapë hetimet për mosrespektim të rregullit të “Fair Play”-t financiar nga klubet, nëse shfaqen informacione të reja që mund të flasin për mostrajtim korrekt të rasteve të mëparshme.

14:08
Dje i kishte të zeza, sot i paska veshur të bardha (Foto)

Pasi tërhoqi vëmendjen e planetit me fotot e saj me një bikini mikroskopik të zi ditën e djeshme, Emily Ratajkowski vendosi që të na habiste sërish nga plazhet australiane.

14:06
Real Madrid, Solari “kalon” provimin, konfirmohet në pankinë

Santiago Solari e kaloi provimin e tij në stolin e Realit të Madridit, e tani është trajneri i parë i kësaj skuadre me të drejta të plota.

13:53
Stoltenberg frenon Macron: Asnjë nismë kundër marrëdhënieve transatlantike

Pas ngurrimit të Berlinit zyrtar, edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk nxiton ta përshëndesë nismën e Emmanuel Macron për një ushtri europiane.

13:49
Shfaqet Gruevski, kërkon azil në Hungari

E kërkojnë në të gjithë vendin, Nikola Gruevski bëhet i gjallë nëpërmjet Facebookut. Ish-kryeministri maqedonas, në emër të të cilit ka sot një fletarresti, shkroi në rrjetin social se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil nga autoritetet hungareze.

13:32
Superheronjtë “përcjellin” në banesën e fundit…Stan Lee (Foto)

Nderime nga e gjithë bota po bëhen për shkrimtarin amerikan dhe ish-presidentin e “Marvel Comics”, Stan Lee, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 95-vjeçare.

13:28
Veliaj, thirrje protestuesve: Mos u përdorni si mish për top nga Basha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe që të mos përdoren si mish për top nga Basha dhe Partia Demokratike.

13:15
Balla: Pedagogu i arrestuar, drejtues i lartë i PD-së në Njësinë 5

Taulant Balla deklaroi të martën se pedagogu i arrestuar për trafik droge është një drejtues i lartë i Partisë Demokratike në njësinë 5.

13:11
Një vit pa Adelën, takim dhe koncert në Tiranë

Një vit nga ndarja nga jeta e gazetares Adela Xhamani, në nder të saj është organizuar një takim dhe koncert ne ArtTurbina.

12:44
Veliaj nuk do të tërhiqet nga projekti i Unazës së Re, pavarësisht protestave

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re. Veliaj deklaroi se nuk do të tërhiqet nga projekti, duke shtuar se personat që preken do të marrin trajtim të mirë.

12:43
Irlandë, autoritetet hetojnë mbi “praninë” e UFO-ve

Autoriteti i Aviacionit irlandez është duke hetuar mbi praninë e një objekti të paidentifikuar fluturues, i cili është parë nga pilotët e një avioni të “British Airways” të nisur nga Montreali.

12:34
Kombëtarja, Panucci thërret Egli Kajën në vend të Balliut

Tjetër ndryshim në listën e të grumbulluarve të kombëtares shqiptare për dy sfidat e muajit nëntor ndaj Skocisë në Nations League dhe miqësoren ndaj Uellsit. FSHF me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë të ditur se për këto dy takime është grumbulluar Egli Kaja.

12:30
“ATP Tour Finals”, Djokoviç dhe Zverev nuk gabojnë

Novak Djokoviç dhe Alexander Zverev nuk i zhgënjyen tifozët e tyre në ndeshjet e para të grupit “Kuerten”, të “ATP Tour Finals” që po zhvillohen në Londër.

12:24
Messi, dy trofe prestigjiozë gjatë së hënës

Lionel Messi vazhdon të shkruajë faqe të historisë së futbollit spanjoll. Kapiteni i Barcelonës përjetoi të hënën një pasdite fantastike, teksa mori në dorëzim dy trofe të “Marca 2018”.

12:23
PD, Tabaku: Reforma territoriale ka dështuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se “reforma territoriale ka dështuar”, duke theksuar se “ajo përfundoi si hartë elektorale për llogari të PS-së, kundër interesit të qytetarëve”.

12:19
Bulqizë, prishet mamografia pas vetëm 3 ditësh instalim

Gratë e Bulqizës dhe të fshatrave përreth nuk arritën të bënin mamografinë falas. Pajisja pësoi defekt vetëm 3 ditë pas mbërritjes në Bulqizë, e tashmë është dërguar për riparim.

12:15
Procesi “Shullazi”, sot flasin avokatët mbrojtës

Sot, në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë vijon procesi për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij.

12:02
Rumania totalisht e papërgatitur për Presidencën e BE-së

Rumania duhet të marrë më 1 janar Presidencën e radhës së BE-së, por si rrallëherë në të tilla raste, vendi nuk është gati për një përgjegjësi të tillë.

11:59
“Vol-Vo 4”, Astrit Avdyli në gjykatë: Rroftë Dako e PS, aty i qaj hallet!

Një nga pjesëtarët e bandës së “Avdylajve” të Shijakut, Astrit Avdylaj, i arrestuar gjatë operacionit “Vol-Vo 4”, ka dalë sot para Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, për të kërkuar lirinë, teksa ndodhet në arrest me burg.

11:55
Kandidatura e Vitore Tushes për KLSH, Balla: Dekreti s’do ketë as vonesa, as nxitim

“Me dekretin do të njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga komisoni përkatës, do të hezitoja të bëja çdo koment”.

11:53
PE refuzon “Kacifën”. Eurodeputeti grek dhe “ECR” kërkuan seancë debati

Parlamenti Europian ka hedhur poshtë propozimin e eurodeputetit grek, Nikos Marias, dhe të konservatorëve dhe reformistëve europianë (ECR), që në seancën e së hënës të diskutohej çështja e incidentit në Bularat, ku humbi jetën 35-vjeçari minoritar Kostandinos Kacifas, e shkeljen sipas tij të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

11:48
Manastirliu: Gjatë vitit 2018 u punësuan 153 mjekë dhe 820 infermierë

Vetëm gjatë vitit 2018 në sistemin shëndetësor publik janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë. Të dhënat e 10-mujorit u bënë publike nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

11:43
Mbesa e ish-Presidentit shqiptar “tërbon” Ducati-n (Foto)

Në Itali ajo njihet me mbiemrin e së ëmës Jakiç, por në fakt mbiemri i saj është Nishani dhe është mbesa e ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.

11:38
Remonte të planifikuara të OSHEE: Shumë zona në Tiranë pa energji elektrike

Për shkak të remontit të planifikuar të martën në nënstacionet Ibë dhe Selitë do të stakohet energjia elektrike në disa zona.

11:27
Shqipëria nis përgatitjet për censusin e 2020-ës

Në Shqipëri kanë nisur përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në vitin 2020, teksa INSTAT po zhvillon konsultime me grupe të ndryshme.

11:20
Mediat italiane: Karriera e shqiptares, fituesja e parë e “The Voice of Italy”

Ku është tani dhe çfarë është duke bërë një nga fitueset e “The Voice Italia”? Këtë pyetje ka ngritur media italiane teksa është drejt mbylljes sezoni aktual i spektaklit në Rai 2.

11:19
Protestuesit tentojnë të hyjnë me forcë në bashki, i ndalon policia (FOTO)

Është tensionuar situata në protestën e banorëve të Astirit në Bashkinë e Tiranës.

11:07
Vijon protesta e banorëve të Unazës së Re para Bashkisë së Tiranës

Banorët e Unazës së Re kanë dalë edhe sot në protestë përpara Bashkisë së Tiranës për të mbrojtur banesat e tyre që planifikohet të prishen.

11:06
Brexit, May: Negociatat janë drejt fundit

Kryeministja Theresa May është përballur këtë të martë me ministrat e saj të përçarë, teksa negociatorët “kacafyten” mes tyre për të arritur një marrëveshje divorci me Bashkimin Europian, ndërkohë që ankthi është rritur së tepërmi mbi një “Brexit” pa marrëveshje.

11:04
“Rrofshin babushat!” 26-vjeçarja tregon dhuratat që i bëjnë të moshuarit e pasur (Foto)

Një 26-vjeçare nga Zelanda e Re ka treguar dhuratat që merr nga ata që quhen “babusha”.

11:03
Rreth 82% e gazsjellësit TAP ka përfunduar

Rreth 82% e gazsjelllësit Trans-Adriatik (TAP) ka përfunduar, tha konsorciumi që do të sjellë gaz nga Azerbajxhani në Europë në një njoftim për shtyp.

10:51
Kryeopozitarit Navalny i ndalohet të largohet nga Rusia

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny ka njoftuar këtë të martë se atij i është ndaluar të hipë në avionin e fluturimit nga Moska drejt Strasburgut, për të qenë i pranishëm në një dhënien e vendimit gjyqësor nga një gjykatë europiane, mbi atë nëse ndalimet e tij të kohëve të fundit kanë qenë apo jo të motivuara politikisht.

10:47
Veliaj: KE të mbështesë direkt bashkitë që janë të afta të zbatojnë projekte

Komiteti i Rajoneve të Bashkimit Europian zhvilloi në Tiranë takimin e 23-të me fokus Ballkanin Perëndimor, si një mundësi fantastike për shkëmbimin e ideve dhe përfitimit nga projektet.

10:35
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Soltes: Të shmangim “aparteidin” me vizat

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Igor Soltes ka dalë me një deklaratë të fortë për Kosovën, duke artikuluar hapur se nuk duhet lejuar një “aparteid me vizat”, siç e cilësoi ai.

10:29
Vllaznia Basket prezanton trajnerin kroat dhe 3 amerikanë në ekip

Neven Plantak është zyrtarisht trajneri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Tekniku kroat nuk humbi kohë dhe, pas prezantimit të tij, filloi menjëherë punën.

10:27
Universiteti i Tiranës pezullon pedagogun që u arrestua për trafik droge

Universiteti i Tiranës ka pezulluar nga detyra pedagogun e Fakultetit të Ekonomisë që u arrestua për trafik droge.

10:23
Gruevski shpallet në kërkim, lëshohet fletarresti

Policia po pret urdhrin e gjykatës për bastisjen e selisë së VMRO-DPMNE-së, në përpjekjet për gjetjen e ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

10:18
Kujt i rrinë më mirë streçet, Kimit apo Kourtneyt?

Kim Kardashian dhe Khloe Kardashian treguan se kanë punuar fort për të pasur të pasmet bombastike që kanë.

10:07
Durrës, arrestohen 2 të rinj, u kapën me armë në makinë

Policia e Durrësit, në kuadër të fushatës “Forca e Ligjit” ka përfunduar me sukses një operacion të koduar “Guns 18”, si pasojë e të cilit janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar armë e municione luftarake.

10:00
Tentoi të korruptonte policen e Rinasit, arrestohet 18-vjeçari

Policia kufitare e Rinasit ka arrestuar një 18-vjeçar nga Burreli, për tentativë korrupsioni me qëllim që të mund të largohej drejt Belgjikës.

09:37
SHBA, demokratët fitojnë garën e Arizonës për Senatin

Demokratja Kyrsten Sinema ka fituar një betejë të fortë për Senatin në shtetin e Arizonës, duke mposhtur republikanen Martha McSally.

09:28
Përfshihet nga zjarri një hotel në Sarandë

Një hotel në qytetin e Sarandës, është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në një hotel në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

09:24
Projeksioni, shqiptarët “pleqtë” e Ballkanit

Shqipëria po plaket me një ritëm të shpejtë. Ndonëse në fillim të viteve ’90 kishim popullsinë më të re në rajon edhe në Europë, me moshë mesatare të popullatës 24 vjeç, llogaritë e Kombeve të Bashkuara mbi Perspektivat e Popullatës tregojnë se deri në 2060 mosha mesatare e popullsisë në vend do të jetë 48 vjeç.

09:21
Fier, arrestohet 24-vjeçari, sekuestrohen drogë dhe armë

Policia e Fierit ka vijuar operacionin për “Ndëshkimin e të fortëve”, duke sekuestruar armë, drogë e municione luftarake.

09:08
NBA, bien kryesuesit e Golden State dhe Torontos

Lou Williams erdhi nga stoli dhe shënoi 25 pikë, në një superparaqitje që ndihmoi Los Angeles Clippers të befasojë kampionët në fuqi dhe kryesuesit e Konferencës së Perëndimit, Golden State Warriors, në një sfidë të fituar 121-116 në “Staples Center” vetëm pas kohës shtesë.

08:42
Riparohet defekti, përmirësohet situata në pikat kufitare me Greqinë

Mbrëmjen e së hënës, qarkullimi i qytetarëve në dy pikat kufitare me Greqinë u bllokua. Autoritetet greke njoftuan se ishte dëmtuar sistemi kompjuterik grek, e si pasojë doganat do të ishin të bllokuara.

08:36
Shefi i sigurisë Bolton: Do ta “shtrydhim” Iranin

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton është zotuar gjatë kësaj të marte ta “shtrydhë” Iranin deri në pikën sa “t’i thyhet bërthama”, vetëm një javë pas hyrjes në fuqi të një raundi të ri sanksionesh të ashpra.

08:23
“Ferri” historik që shkrumboi Kaliforninë, arrin në 44 numri i viktimave

Numri i viktimave nga zjarri përbindësh në Kaliforni ka arritur në 44, duke e bërë atë më vdekjeprurësin në historinë e zjarreve të rëna në këtë shtet.

05:24
Sulmet ajrore në Gaza, Izraeli godet televizionin palestinez

Palestinezët në Gaza hodhën raketa dhe mortaja në Izraelin jugor të hënën, duke nxitur këta të fundit që të fillojnë sulmet ajrore hakmarrëse, një ditë pasi një inkursion izraelit nxiti luftime vdekjeprurëse në enklavë.

04:28
OKB paralajmëron heqjen e sanksioneve ndaj Eritresë

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të votojë të mërkurën për të hequr një embargo armësh gati dhjetëvjeçare, si dhe sanksionet ndaj Eritresë, si hap që vjen pas afrimit të vendit me Etiopinë dhe shkrirjes së marrëdhënieve me Xhibutin.

03:40
SHBA-të identifikojnë disa baza sekrete bërthamore të Koresë së Veriut

Një studim amerikan raportoi të hënën se kishte identifikuar të paktën 13 prej 20 bazave të padeklaruara të operimit të raketave brenda Koresë së Veriut, duke nënvizuar sfidën për negociatorët amerikanë për të bindur Penianin të heqë dorë nga armët e saj bërthamore dhe raketat me rreze të gjatë veprimi.

02:55
Spalletti: Ja ku gabova në ndeshjen me Atalantën

Kur kishin kaluar disa orë pas humbjes së Interit me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Atalantës, në një sfidë ku zikaltrit u paraqitën tmerrësisht keq, tekniku Spalletti pranoi përgjegjësitë dhe zgjedhjet e gabuara.

02:10
Fillon në Palermo samiti për paqen në Libi, marrin pjesë grupet rivale

Ashtu siç kishte parashikuar më herët ministri i jashtëm italian, Moavero, liderët rivalë të Libisë mbërritën në Palermo, për të zhvilluar një samit 2-ditor, në përpjekje për të vendosur një paqe të qëndrueshme, që po sponsorizohet nga OKB dhe shumë vende perëndimore.

01:25
Koalicioni saudit rifillon sulmet në qytetin kryesor të Jemenit

Koalicioni i udhëhequr nga Sauditët rifilloi sulmet ajrore në qytetin kryesor të Jemenit, në Hodeidah pas një pezullimi të hënën, pasi aleatët perëndimorë i kërkuan Riadit t’i japë fund një lufte që e la vendin e varfër në prag të urisë.

00:42
Bullgaria kërkon zonën Euro, kalojnë në skaner bankat e vendit

Banka Qendrore Evropiane (BQE) do të kryejë një vlerësim gjithëpërfshirës të gjashtë bankave bullgare si pjesë e ofertës së vendit ballkanik, për t’u bashkuar me unionin bankar të Bashkimit Evropian, tha të hënën Banka Qendrore e Bullgarisë.

00:06
Reagimi për vrasjen e Khashoggit, Turqia revoltohet me Francën

Turqia reagoi me tërbim të hënën pasi Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se presidenti Tayyip Erdogan ishte duke luajtur një lojë politike mbi ndarjen e informacioneve të inteligjencës për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

E hënë, 12 Nëntor 2018
23:50
Probleme në doganën greke, radhë të gjata në Kapshticë

Një defekt në sistemin kompjuterik, në doganën greke të Kapshticës, ka bërë që të bllokohet hyrja për në shtetin helen, e qytetarëve shqiptarë.

23:33
Gjermanët kërkojnë ashpërsim të ligjit për mediat sociale

Shtetarët gjermanë kanë hartuar një listë të kërkesave që kanë për qëllim hartimin e një ligji që u kërkon mediave sociale si Facebook dhe Twitter, të heqin fjalimet me gjuhë urrejtjeje nga vendet e tyre, njoftoi të hënën gazeta Handelblatt.

22:52
Uzina në Belgjikë, gabim me bonuset e punonjësve

Punonjësit në një uzinë të shkrirjes së çelikut në Belgjikë, shijuan një fundjavë vërtetë të këndshme pasi gjetën në llogaritë e tyre bankare 30 mijë euro shtesë.

22:30
Lufta kibernetike, 51 shtete nënshkruajnë marrëveshjen

51 shtete, përfshirë të gjitha vendet anëtare të BE, kanë premtuar se do të mbështesin një marrëveshje të re ndërkombëtare që do të vendoste standarde mbi armët kibernetike dhe përdorimin e internetit. Shtetet kanë nënshkruar një marrëveshje në përpjekje për të vënë në lëvizje negociatat globale.

22:25
Open/ Protesta e banorëve para TCH: Rama na premtoi legalizime falas, tani po na prish shtëpitë

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” të Eni Vasilit, por para se të futej në ambientet e Top Channel, ai u prit me një protestë të organizuar nga banorët të cilët preken nga ndërtimi i Unazës së Re të Tiranës.

22:14
Zjarre plehrash pranë shtëpive, banorët: As bashkia e as policia nuk ndërhyjnë

Banorët e fshatit Halilaj në Fushë-Krujë po jetojnë çdo ditë mes ndotjes nga djegia e mbetjeve urbane. Prej kohësh vendgrumbullimi i plehrave përfshihet nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes. Banorët shprehen se fshati i tyre po bëhet dita-ditës i pabanueshëm për shkak të tymit dhe aromës së rëndë të mbetjeve.

22:11
30 mijë lekë prenotimi/ Varrezat në Pogradec me vende të rrethuar me kangjella, por bosh

Fiks fare denoncoi skandalin me zë e figurë në varrezat e Pogradecit, duke sjellë fakte sesi bashkëpunojnë punonjësit, të cilët kanë rrethuar vende, duke i kamufluar si varre, por që në të vërtetë janë bosh dhe u jepen atyre që paguajnë bakshish.

22:02
Zjarret në Kaliforni, shkrumbohen shtëpitë e VIP-ave

Gerard Butler dhe Miley Cyrus janë mes personaliteteve shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar në zjarret vdekjeprurëse që kanë përfshirë kaliforninë. Edhe Kim Kardashian West dhe Lady Gaga, janë evakuar nga shtëpitë e tyre gjatë fundjavës. Zjarret e para nisën të enjten dhe i kanë marrë jetën të paktën 31 personave, me më shumë se 200 të tjerë të zhdukur. rreth 250 mijë vetë ndërkohë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

21:53
“Zhduket” Gruevski, gjykata lëshon urdhër-arrest

Gjykata Penale u përpoq, por pa sukses t’ia dorëzojë ish-kryeministrit Nikolla Gruevski vendimin, me të cilin ai duhet menjëherë të paraqitet në burgun e Shutkës.

21:24
Open/ Gjiknuri: Ja zgjidhja jonë për banorët që do preken nga Unaza e Re

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili. Por ministri u prit me protesta nga banorët e Unazës së Re përpara ambienteve të Top Channel. Ministri Gjiknuri e komentoi këtë protestë, duke thënë se ka shtysë politike. Ai u shpreh se e rëndësishme është që të gjendet një zgjidhje.

21:17
Open/ Protesta e banorëve para TCH, Gjiknuri: Shtysë politike, e rëndësishme të gjejmë zgjidhje

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili. Por ministri u prit me protesta nga banorët e Unazës së Re përpara ambienteve të Top Channel.

20:51
Gjiknuri në Open/ Banorët e Unazës së Re protestë përpara Top Channel

Pronarët e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, të cilët prej ditësh protestojnë duke bllokuar rrugën, e zhvendosën protestën e tyre mbrëmjen e sotme përballë ambienteve të Top Channel, ku pas pak do të jetë i ftuar në emisionin “Open”, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

20:32
Vdes krijuesi legjendar i Spiderman, Ironman, Hulk, etj…

Stan Lee, krijuesi legjendar i Marvel Comics, kompanisë amerikane që ka krijuar disa nga superheronjtë më të njohur edhe për fëmijët e sotëm, ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

20:25
Në një vit, 13 banda, lista e grupeve që u kapën nga “Forca e Ligjit”

Fillimi i kësaj jave, përkoi me 1 vjetorin e nisjes së operacionit kombëtar “forca e ligjit”.

20:02
70 mln euro për 14 km rrugë, qeveria shpall fituesin e koncesionit të rrugës Orikum-Dukat

Ministria e Infrastrukturës shpalli fituesin edhe për rrugën e katërt të madhe që do të ndërtohet me koncesion: aksin nga Orikumi në Dukat. Ashtu si në tre rrugët e mëparshme, edhe për këtë vepër, tenderi është fituar nga ofertuesi i pakërkuar i koncesionit, kompania Gjikuria për një vlerë prej 50.5 milionë euro.

19:52
Bashkitë duan më shumë para, Shoqata e Kryetarëve ankohet për buxhetin

Problematikat e mbartura nga vitet e kaluara të pasqyruara në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2019, ishin në qendër të mbledhjes së radhës që zhvilloi shoqata e bashkive në Bashkinë Mallakastër.

19:35
Lleshi si Vitore Tusha, dy rastet e ngjashme mes Ramës dhe Metës

Nga tonet e larta politike, komunikimi mes presidentit dhe kryeministrit për emërimin e Sandër Lleshit ministër i Brendshëm po bëhet me shkresa. Këto të fundit i kanë zënë vendin bisedave kokë më kokë apo kërkesave për të folur me dyer të mbyllura.

19:27
Daliç, ironi dhe sulm ndaj Real: Fajin e kanë të huajt

Pasi ëndërroi deri në sfidën finale se do të shpallej kampion bote në një rrugëtim të denjë për përrallat e futbollit, Kroacia duhet të mbrojë me nder atë që arriti në botërorin e kësaj vere, përveç prestigjit. Te dalmatët kanë ndryshuar rezultatet por është dikush që nuk ndryshon thuajse kurrë, trajneri Zllatko Daliç dhe shpërthimet e tij aspak diplomatike.

19:08
Aksident me një të vdekur në Cërrik

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Klos të Cërrikut.

18:53
Kosova pret ndeshjet, në fillim loja, më pas kualifikim!

Në prag të dy përballjeve të rëndësishme ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit, e para në transfertë dhe e dyta në shtëpi, Kosova ndjen presionin për një kualifikim potencial që ndoshta nuk e kishte menduar në Nations league. Trajneri i përfaqësueses, Bernard Shaland ka kërkuar lojë më të mirë se ajo kundër Ishujve Faroe, e më pas të mendojë për fazën tjetër.

18:32
Kreu i opozitës në Greqi: Kaçifën e vranë, por të ruhen marrëdhëniet

Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga ceremonia e varrimit të minoritarit grek Konstandinos Kaçifas, që u vra në shkëmbim zjarri me forcat RENEA pasi kishte qëlluar më parë mbi policinë lokale, në Greqi ai vijon të mbetet një temë e nxehtë.

18:23
Kukësi barazon me Teutën, tani 10 pikë larg kreut

Kukësi barazoi 1-1 ndaj Teutës në ndeshjen e cila mbylli kalendarin e javës së 10 të kategorisë Superiore, dhe që certifikoi minikrizën e skuadrës verilindore, e detyruar tani të ndjekë kreun me 10 pikë më pak. Formacioni i trajnerit Armando Cungu nuk mori më shumë se një pikë ndaj bregdetarëve, në 90 minutëzhin e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

17:57
Tirana gati për festat e fundvitit, ngrihet “Fshati i Festave”

Ashtu si shumë kryeqytete të Europës, edhe Tirana po bëhet gati që tani për të mikpritur festat e fundvitit. Në sheshin “Skënderbej” ka nisur vendosja e shtëpizave të “Fshatit të Festave”, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.

17:42
Zbulohet roli i pedagogut Shoraj në trafikun e drogës

Doktori i Shkencave Dritan Shoraj, njëkohësisht pedagog në Fakultetin Ekonomik, u la në burg me afat 40 ditë nga Gjykata e Tiranës, pasi ai u arrestua mbrëmjen e së premtes në Tiranë, për llogari të drejtësisë italiane.

17:14
Ngjarje tragjike në Kamzë, vetëvritet me armë një 13-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Laknas të Kamzës. Policia njofton se një 13 vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është vetëvrarë me armë.

17:14
Liverpool, mediat lëvdojnë Shaqirin: “Gabim që mungoi në Beograd”

Mediat u mahnitën me lojën e Xherdan Shaqirit në fitoren 2-0 kundër Fulhamit, por të kuqtë kanë ende vend për përmirësime.

17:02
Vrasja e administratorit në Selenicë, gjykata lë në burg Admir Delajn

Admir Delaj do të qëndrojë nën masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve ndaj tij, i akuzuar për vrasje.