Musine Kokalari u përkujtua në Gjirokastër në 102-vjetorin e lindjes.

Shkrimtarja, politikania dhe publicistja Kokalari erdhi me anë të rrëfimit të atyre që e njohën, por edhe përfaqësuesve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit që kanë studiuar dosjen hetimore të gruas që i rezistoi terrorit të komunizmit deri në ditët e fundit të jetës.

Genta Sula u shpreh se materiali i mbrojtjes së saj në gjyq dhe qëndrimet që ka mbajtur në hetuesi i japin një tjetër dimension njohjes dhe ndihmojnë për të rivlerësuar këtë figurë emblematike themeluese e social-demokracisë dhe kundërshtare e komunizmit.

Linda Kokalari është mes të afërmve të paktë që e njohën Musinenë: “Jam optimiste që shtëpia do të bëhet dhe e mira është që të bëhet muze”.

Nga sot, të dhënat në Ëikipedia për Kokalarin janë përditësuar falë punës së një grupi të rinjsh.

Musine Kokalari, e cila denoncoi vuajtjet e mjerimin në krijimtarinë e saj si dhe themeluese e partisë Social-Demokrate, vdiq në vetmi mes dhimjesh të shkaktuara nga një tumor në Rrëshen. Ajo vuajti më shumë se 37 vjet burg dhe internim.

Top Channel