Një operacion antidrogë i përbashkët me Guardia di Finanza italiane po zhvillohet në Vlorë.

Sipas gazetares Anila Hoxha, operacioni antidrogë ka nisur herët në mëngjes. Në orën 7:00 kanë mbërritur forcat RENEA, një aksion që po zhvillohet edhe në Itali.

Në Vlorë janë arrestuar deri tani 6 shtetas: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj. Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali.

Në rrugë jozyrtare mendohet se janë trafikuar rreth 10 ton drogë në vitet e fundit.

Top Channel