Në Teatrin Kombëtar të Kosovës u dha shfaqja “Shkumsi”, me tekst dhe regji të Naser Shatrollit, nën interpretimin e Faris Berishës dhe Ermal Sadikut.

Kjo dramë politike shfaq të gjitha problemet e Kosovës që nga përfundimi i luftës. Autori, me ironi dhe nganjëherë edhe me humor, pasqyron realitetin e shoqërisë kosovare, duke pasur parasysh, me delikatesë, të përkujtojë se urat janë për lidhje të popujve e jo për ndarje, duke aluduar qytetin e Mitrovicës.

Skenografia e shfaqjes Shkumsi lirisht mund të kosiderohet si aktori i tretë, pasi, ajo vazhdimisht është në lëvizje dhe i shërben situatave të krijuara nga Shatrolli. Kjo dramë që realisht thërret protestë të qytetarëve, ku aktorët në skenë shpesh i drejtohen publikut, se zgjidhja është aty, sipas Farisit dhe Ermalit, vë në pah fuqinë e popullit.

Publiku e priti mirë shfaqjen, për të cilën ishte i kënaqur edhe autori Naser Shatrolli.

Shfaqja “Shkumsi” së shpejti do të jepet edhe në qytetet e tjera, përfshirë dhe Tiranën.

Top Channel