Houthit shënjestrojnë sërish Arabinë Saudite, mbrojtja ajrore shkatërron dy dronë dhe dy raketa që po shkonin drejt Riadit dhe Khamis Mushait Rusia po planifikon të shkëputet përkohësisht nga interneti, si pjesë e përgatitjeve për një luftë të ardhshme kibernetike.
Testi nënkupton që të dhënat e kaluara ndërmjet qytetarëve rusë dhe organizatave të qëndrojnë brenda Rusisë, në vend që të ndjekin kanalet ndërkombëtare. Një ligj, i cili mandatonte ndryshimet teknike e që nevojitej për të operuar në mënyrë të pavarur, u paraqit në Parlament vitin e kaluar.

Prova, sipas raporteve në mediet e huaja, duhet të realizohet përpara 1 prillit, por nuk ka ende një datë të saktë për të. Ajo është pjesë e projektligjit të quajtur “Programi Kombëtar i Ekonomisë Digjitale”, i cili kërkon nga autoritetet ruse të garantojnë se mund të veprojnë edhe të vetme, në rast se fuqitë e huaja e izolojnë vendin nga interneti.
NATO-ja dhe aleatët e saj kanë kërcënuar vazhdimisht se do ta sanksionojnë Rusinë për sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet e tjera në internet, të cilat Moska i mohon. Masat e nënvizuara në projetkligj përfshijnë edhe krijimin e versionit të saj të sistemit të adresave në rrjet, i njohur si DNS, në mënyrë të tillë që të veprojë edhe nëse ndërpriten lidhjet me serverat e ndodhur jashtë kufijve.
Top Channel