Sporti i pastër edhe shpërblehet dhe këtë gjë e konfirmon marrja e medaljes së bronztë të Erkand Qerimajt në Botërorin e Amerikës, thuajse dy vite pas përfundimit të tij.

Në atë kampionat peshëngritësi shqiptar u rendit në vendin e katërt në stilin e shkëputjes, një rezultat që gjithsesi ishte shumë i mirë për vendin tonë, ndërkohë që pak kohë më pas vjen konfirmimi se sportisti përpara tij, rumuni Kaptari Dumitru rezultoi pozitiv dhe duhet t’ia dorëzojë medaljen Erkand Qerimajt.

“Kjo është medalja ime e 46 e imja. Është diçka fantastike duke marrë parasysh që jemi vend i vogël, pa kushte”, tha Qerimaj.

Menjëherë federata shqiptare i është drejtuar federatës botërore që të merret medalja e bronztë që i takon Erkand Qerimaj. Dhe dokumentacioni është gati, tashmë Federata Rumune e Peshëngritjes do të kthejë medaljen e cila do t’i dorëzohet peshngëritësit shqiptar. Ndërkohë që përpara është Kampionati Evropian që zhvillohet në Gjeorgji nga datat 7 deri më 13 prill, ku Qerimaj pavarësisht vështirësive pretendon medalje.

“Sa të jem në sport, qëllimi im i vetëm është medalja”, tha Qerimaj.

Top Channel