Alarm për ndotjen me plumb/ Ushtria amerikane planifikon të shpërthejë 5 tonë material eksploziv në Iowa, gjykata bllokon përkohësisht operacionin 22/11 19:30
Katër ushtarë humbën jetën kur një helikopter ushtarak u rrëzua në një lagje të banuar, në anën aziatike të Stambollit, mbrëmjen e sotme.
Helikopteri ra në një zonë të mbushur me ndërtesa të banuara, tha Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, i cili shtoi se nuk ka viktima në njerëz.
Imazhet e transmetuara në televizion, treguan re tymi që ngriheshin nga zona, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë edhe autoambulancat e zjarrfikëset.
Autoritetet ushtarake turke pranuan rrëzimin e helikopterit dhe thanë se po hetojnë për shkaqet e ngjarjes, por fillimisht duhet të minimizohen dëmet.
Top Channel