Radhë kilometrike në Kakavijë, qytetarët që kthehen në Shqipëri bllokohen në temperatura të larta, pala greke punon me ritme të ngadalta
Dritan Dajti mund të quhet fare mirë një “kriminel me shkollë”. Ai ka qenë një student i mirë i Fakultetit të Drejtësisë, deri pak përpara se t’i futej botës së krimit.
Kjo shpjegon edhe faktin se përse ai ka ditur kaq mirë të luajë me hetuesit e gjykatësit, me sorollatjet që bëri për shkak se deklaronte se nuk mund të merrte avokat, e atë duhej t’ia siguronte shteti. Por, sapo shteti caktonte njërin, e të tjerët me radhë pas tij, ata “avullonin”.
Por, Dajti është përmendur shpesh dhe vazhdimisht nga politika, me akuza e kundërakuza të ndërsjella mes partive politike. Dikush shprehej se ai ishte mik i familjes Berisha, ndërsa të tjerë akuzonin se ai kishte mbështetjen e të majtëve ndaj nuk jepej vendim kundër tij, por çështjet zvarriteshin.
Si për t’i dhënë fund diskutimeve shërben një intervistë e të atit të Dritan Dajtit, për një tjetër emision televiziv, ku shprehej se po, djali i tij ka qenë mik i Berishës.
Por si hyri në botën e krimit Dajti? Ai u arrestua në rrugën “Myslym Shyri”, si i akuzuar për vrasjen e një biznesmeni, vepër penale për të cilën mori një dënim, përpara se të arrestohej dhe të nxirrej para togave të zeza pas vrasjes së 4 policëve në Durrës. Një tjetër vepër penale që rëndon mbi të është edhe ajo e arratisjes nga burgu.
Top Channel