Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda foli në studion e “Top Talk” për video-skandalin në Gruemirë të Malësisë së Madhe, si pasojë e të cilit një efektiv i forcave të rendit u arrestua për ngacmimin seksual të një 15-vjeçareje.

“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) direkt ka regjistruar çështjen dhe është marrë me ngjarjen. Sot kemi një polic prapa hekurave. Ende nuk e dimë se kush është denoncuesi, por SHÇBA po vazhdon hetimin dhe derisa të zbardhet ngjarja, nuk mund të dimë detajet e hetimit”, deklaroi Voda.

“Ky rast do të zbardhet”, shtoi zv/ministrja.

Top Channel