VAR-i debutoi në Champions League me një vendim në favor të Realit të Madridit, pasi teknologjia ndërhyri për të sinjalizuar pavlefshmërinë e një goli të mesfushorit të Ajaxit, Tagliafico, me këtë të fundit që kishte qenë në pozicion jashtë loje në momentin e gjuajtjes drejt portës.

Kjo i ndihmoi madrilenët që të dalin triumfatorë me rezultatin 1-2 nga “Johan Cruijff Arena” e Amsterdamit, në një sfidë ku gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë të saj.

Benzema dhe Asensio shënuan për kampionët në fuqi të Europës, ndërsa Ziyech barazoi përkohësisht për holandezët. Me këtë fitore, edhe Reali i Madridit hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale, ndonëse vendimi final do të merret në sfidën e kthimit, në “Santiago Bernabeu”.

Tottenhami preku çerekfinalet, pasi mposhti Borussian e Dortmundit me rezultatin e thellë 3-0, në sfidën e parë të fazës së 1/8-ave, të zhvilluar në “Wembley”.

Londinezët dominuan takimin dhe shënuan 3 herë në pjesën e dytë, me anë të Son Hueng-min, Vertonghen dhe Llorentes, duke bërë thuajse të pamundur misionin e përmbysjes në “Signal Iduna Park” në ndeshjen e kthimit.

Top Channel