E mërkurë, 03 Prill 2019
11:43
Shkoi në Itali si turist, përfundoi si trafikant droge. Në pranga shqiptari

Policia e Vareses arrestoi një shtetas shqiptar, 23 vjeç. I riu ishte duke trafikuar 2 kg  marijuanë. Mediet fqinje raportojnë se i riu me inicialet S.S., 23 vjeç ndodhej në Itali me vizë të rregullt turistike.

11:43
Në shtëpinë tonë/ Regjimi Ushqimor Wlole 30

Blogerja Nevila Xholi ka ndjekur regjimin ushqimor Wlole 30 dhe ndan eksperiencën e saj në emisionin tonë.

11:38
May i kërkon ndihmë opozitës. Corbyn: Gati të takohem për “Brexit”-in

E gjendur përballë një ngërçi thuajse të pakapërcyeshëm, Theresa May i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës, ndërsa qeveria britanike përgatitet të kërkojë një zgjatje të nenit 50, me shpresën të ketë kohë mjaftueshëm për gjetjen e një zgjidhjeje.

11:36
Wake Up/ Emërimet në administratë, 22% e rasteve në punë me mik

Monitorimet e bëra nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil tregojnë se në 22 për qind të rasteve emërimet në administratë gjatë vitit të kaluar nuk kanë respektuar kuadrin ligjor.

11:32
Rama, në Kuvend: Mposhtëm Saliun me Jozefinën, jo më Lulin me Ervin Dumën

Gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e Kuvendit, në seancën plenare të kësaj të mërkure, ndërkohë që jashtë Parlamentit opozita vijonte protestën e paralajmëruar, Rama gjeti rastin të ironizonte opozitën e drejtuar nga Lulzim Basha.

11:31
Wake Up / Si të studioni në SHBA me bursë të plotë?

Vjen një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të ndjekin një master në SHBA, në disa prej universiteteve më të njohura. Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka hapur aplikimet për Programin e Bursave për Studime Master në SHBA.

11:28
6 ushqime dhe pije që janë frymëzuar nga seriali “Game of Thrones”

Për të gjithë fansat e serialit të njohur “Game of Thrones”, së shpejti do të jetë gati sezoni i tetë dhe i fundit (mediat shkruajnë që do të jetë më 14 prill).

11:24
BE heq vizat për britanikët

Ligjbërësit e Bashkimit Evropian miratuan të mërkurën një ligj që do të lejojë britanikët që të lëvizin pa viza edhe pse nuk ka marrëveshje për Brexit. Vendimi është marrë pavarësisht mosmarrëveshjes së ashpër mbi statusin e Gjibraltarit. Komiteti i drejtësisë i Parlamentit Europian miratoi përmbajtjen e ligjit që tashmë kishte mbështetjen e shteteve anëtare dhe tani duhet të konfirmohet zyrtarisht.

11:18
Në shtëpinë tonë/ Flori sfidon vajzat e klubit të futbollit “Tirana As”

Flori, moderatori i emisionit, ka vizituar vajzat e klubit të futbollit për femra “Tirana As”, të cilat marrin pjesë prej 10 vjetësh në kampionatin shqiptar të futbollit për femra.

11:10
Çështja ndaj ish-ministrit Tahiri, përcaktohet trupi gjykues

Vetëm pak ditë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda pranoi në seancën paraprake kërkesën e prokurorëve për të marrë si të pandehur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

11:08
Balla: Zgjedhjet do mbahen, PD t’i paguajë 120 milionë lekë KQZ-së

Pas Rudina Hajdarit, fjalën e ka marrë socialisti Taulant Balla.

Ndërsa foli për zgjedhjet ai tha se duhet të qëndrojmë strikt rekomandimeve të OSBE/ ODHIR.

11:03
Presidenti i Komisionit të BE-së: Disa Ministra italianë janë gënjeshtarë

“Disa ministra italianë janë gënjeshtarë kur nuk zbulojnë fondet evropiane që i janë dhënë Italisë”, është akuza e bërë nga presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker, sipas asaj që raporton “Euranet plus”.

10:56
Trump: NATO, edhe më e fortë falë këmbënguljes sime për kontributet

Donald Trump është i bindur se, me këmbënguljen e tij për një nivel më të lartë kontributesh e ka bërë NATO-n edhe më të fortë.

10:53
Hajdari në Kuvend: PS mos t’i bëjë gjërat për sy e faqe

Deputetja Rudina Hajdari ka marrë fjalën në parlament. Ajo e nisi fjalën e saj me akuza të rënda ndaj socialistit Damian Gjiknuri.

10:45
Kupa e Shqipërisë, sot mësohen gjysmëfinalistët

Ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë luhen këtë të mërkurë, nga ku do të mësohen skuadrat që do të vijojnë betejën për fitoren e trofeut të dytë më të rëndësishëm në vend.

10:40
Minjtë i hëngrën këmbët, qeni pajiset me proteza të reja

Piedino është një qen rrugë por kur ishte kalush u sulmua nga minjtë, të cilët i hëngrën këmbët. Ai ishte i destinuar që t’i nënshtrohej eutanazinë-s, ose, në rastin më të mirë, t’i  amputoheshin të gjitha gjymtyrëve.

10:33
Të rinjtë e FRPD-së kërkojnë “liri, demokraci, shpresë” (Foto)

Ndërkohë që Kuvendi zhvillon seancën plenare të kësaj jave, teksa fjalën në foltore e ka marrë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar drejt protestuesve të tjerë të mbledhur para Kuvendit me slogane e parulla të reja, ndryshe nga ato që kemi parë në protestat e kaluara.

10:32
Depresioni postpartum, zbulohet medikamenti; është i shpejtë dhe efikas

Është miratuar medikamenti i parë kundër  depresionit postpartum, një çrregullim serioz që prek një në nëntë  femra pas lindjes. Format e tij janë të rënda dhe rrezikojnë jetën e fëmijëve dhe të grave.

10:30
Protesta Live/ Kryemadhi i bashkohet turmës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u është bashkuar protestuesve që ndodhen para parlamentit.

10:20
Lleshaj takon efektivët që ndaluan grabitësin, kryepolici Veliu i shpërblen

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është takuar këtë të mërkurë me 3 punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët vetëm pak ditë më parë arritën të ndalonin dhe arrestonin në flagrancë një grabitës në Tiranë, i cili po përpiqej të arratisej së bashku me bashkëpunëtorin e tij.

10:18
Zguri: Politika të vetë-kufizohet nëse duam zgjedhje të suksesshme

Ndërkohë që opozita proteston, ka nisur seanca parlamentare,

10:15
Shokuese, fëmija vdes duke pritur 11 orë radhën për tu vizituar

Një fëmijë 5 vjeç vdiq në një spital në Brazil, pasi priti për 11 orë radhën për tu vizituar. Historia e tmerrshme ka indinjuar njerëzit dhe ndaj spitalit nisën hetimet. I  vogli me emrin Diogo vdiq javën e kaluar përpara syve të pafuqishëm të nënës së tij.

09:49
Inagurimi i sallës “Tonin Harapi”/ Rama: Shembull që ëndrrat mund të bëhen realitet

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj vizituan sallën e re të koncerteve “Tonin Harapi” në Liceun Artistik “Jordan Misja”.

09:42
Protesta LIVE/ Disa protestues përplasen me policinë te Pedonalja (Foto)

Grumbullimi i protestuesve të opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë ka shënuar incidentin e parë të ditës së sotme, teksa dhjetëra prej tyre janë përplasur me forcat policore te Pedonalja.

09:41
Greqi, ish-zyrtari gjendet i shkrumbuar në makinë

Në zonën e Fokidës, në rrugën që shpie nga Amfisa në Prosilio, mbasditen e së martës në Greqi, një person u gjet i djegur në një makinë të shkrumbuar nga flakët.

Forca të shumta policore dhe zjarrfikës shkuan në vend, dhe po hetohet nëse në këtë rast është një aksident apo një veprim kriminal.

Sipas informacioneve më të fundit makina është e markës Peugeot dhe dyshohet se i takon një banori 60-vjeçar nga Amfissa, një ish-zyrtar i burgut.

09:34
Pishina më e thellë në botë pritet të hapet në Poloni

Për të apasionuarit pas zhytjes ka një risi. Në Poloni është drejt përfundimit pishina më e thellë e botës, që mbërrin deri në 45 metra. Pishina premton të jetë vendi ideal për zhytësit profesionistë, por edhe amatorët.

09:19
Drogë në lokal, shpallet në kërkim pronari në Korçë

Një kontroll i befasishëm në një lokal pa dokumentacion të rregullt, në pronësi të një shtetasi 33-vjeçar nga Korça, ka bërë që policia të mos dalë “duarbosh” mbrëmjen e së martës.

09:10
Ministeriali i NATO-s, Cakaj në SHBA

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka nisur vizitën e tij në SHBA për të marrë pjesë në Ministerialin e NATO-s, si dhe për të zhvilluar një serë takimesh dypalëshe me përfaqësues të lartë amerikanë.

09:02
Kërkohej nga drejtësia italiane, kapet në Elbasan i dënuari për trafik droge

Një 56-vjeçar nga qyteti i Elbasanit është ndaluar nga forcat policore, pasi rezulton i dënuar me 4 vite e 5 muaj për trafik lëndësh narkotike, nga drejtësia italiane.

08:50
Kourtney Kardashian ngre temperaturat!

Ajo sapo ka nisur projektin e saj të ri Poosh, dhe reagimet janë të shumta.

08:47
Venezuelë, presidentit të vetëshpallur i hiqet imuniteti, mund të ndiqet penalisht

Ligjvënësit venezuelas, besnikë të presidentit Nicolas Maduro kanë votuar pro heqjes së imunitetit të udhëheqësit të opozitës, Juan Guaido, gjatë së martës, e gjithashtu autorizuan Gjykatën e Lartë të ndjekë penalisht atë për vetëshpalljen si sundimtar të vendit të goditur ndjeshëm nga kriza.

08:33
Ndalohet 40-vjeçari në Tiranë, mashtronte duke marrë kapar për apartamente

Një shtetas kosovar është ndaluar nga policia e Tiranës për mashtrim dhe fshehje të ardhurash.

08:32
Durrës, djegia e dy automjeteve dyshohet e qëllimshme. Pronari drejton gishtin e akuzës

Dy automjete janë shkrumbuar rreth orës 2:50 të mëngjesit të kësaj të mërkure, këtë herë jo në qytetin e Vlorës, por në një tjetër qytet bregdetar si ai i Durrësit.

08:25
Opozita në protestë/ Basha ikën në Gjermani

Sot opozita do të protestojë sërish përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e qeverisë, ndërkohë që deputetët e shumicës do të zhvillojnë seancën e radhës plenare.

08:18
Seancë plenare-protestë, binomi “i pandashëm” i javëve të fundit

Ndryshe nga herët e tjera, Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që këtë javë ta tërheqë me 24 orë seancën plenare të radhës, duke mos e zhvilluar atë si zakonisht, të enjteve, por këtë të mërkurë duke nisur nga ora 10:00.

07:41
Atletico gjen pasuesin e Hernandez, është një brazilian

Vetëm pak ditë më parë zyrtarizoi shitjen e Lucas Hernandez te Bayerni i Mynihut për një shifër rekord, ndërsa tashmë duket se Atletico Madrid ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij.

07:19
Zaniolo “mahnit” edhe Zidanen, Reali ka gati ofertën

Nicolo Zaniolo është njeriu i momentit në kampionatin italian, pasi që në sezonin e tij të parë shkëlqeu dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

06:37
Protagonist te Napoli, 4 skuadra kërkojnë mbrojtësin senegalez

Kalidoi Koulibaly është futbollisti që ka më shumë merkato në skuadrën e Napolit, me të cilën prej 3 sezonesh luan në nivele mjaft të larta dhe është titullar i padiskutueshëm në mbrojtje.

05:56
70-vjetori i NATO-s, ministrat mblidhen në Washington

Ministrat e jashtëm të NATO-s mblidhen në Uashington këtë javë për të festuar 70-vjetorin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior. Presidenti Donald Trump e ka kritikuar aleancën, duke fajësuar vendet anëtare për mos-investime në mbrojtje dhe duke u mbështetur shumë tek Shtetet e Bashkuara.

05:08
Santorini, mesazh sensibilizues për mbrojtjen e gomarëve

“Vëreni veten në thundrat e tyre”. Ky është mesazhi që i përcillet pushuesve para se të vendosin të zbresin 600 shkallët që shkojnë zig zag në kodrinat e Santorinit, mbi kurrizin e një gomari.

04:22
“Fast & Furious”, Vin Diesel tregon miqësinë e ngushtë me Michelle Rodriguez (Video)

Të dy yjet e kinematografisë, Vin Diesel dhe Michelle Rodriguez do të jenë përsëri në kapitullin e nëntë të sagës “Fast & Furious”.

03:41
Fiorentina për pazar në Francë, synohet mesfushori i Montpellier

Drejtuesit e Fiorentinës kanë filluar të planifikojnë merkaton për sezonin e ardhshëm dhe kanë hedhur sytë nga Franca për të përforcuar skuadrën.

03:05
James Bond i ardhshëm, dy janë emrat e kandidatëve

Producentët e filmave “Bond” po kërkojnë për një aktor skocez, për të zëvendësuar Daniel Craig si Agjentin e ardhshëm 007, i cili ka deklaruar se kjo do të jetë paraqitja e tij e fundit në këtë rol.

02:18
Parashikimi i BB: Ekonomia e Kosovës do rritet me 4%

Banka Botërore tha se ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2019 pritet të rritet me 4.4 për qind, e nxitur kryesisht nga investimet publike dhe private.

01:29
“Aladdin”, zbulohet pak nga pak bota magjike (Video)

Me një debutim të parashikuar për 70-90 milionë dollarë, “Aladdin” mund të jetë një tjetër sukses i jashtëzakonshëm i “Walt Disney Pictures”, kur të projektohet në kinema në fund të majit.

00:43
Tsipras në Shkup, Selfie dhe përqafime me Zaev

“Mirëserdhe shoku im!” Me këto fjalë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti homologun e tij grek Aleksis Tsipras sapo ai zbriti nga makina në oborrin e qeverisë. Dhe si shenjë afërsie, Zaev realizoi edhe një selfie me Tsipras.

00:04
Ministrja flet për punësimin e ekselentëve, praktika kundërshtohet nga studentët

Një nga hapat që ndërmori qeveria, pas protestës së gjerë studentore 3 muaj më parë, ishte punësimi në administratën shtetërore i studentëve të ekselencës, me kontrata një vjeçare.

E martë, 02 Prill 2019
23:38
Messi e Suarez shmangin humbjen e Barçës, Atletico fiton me vuajtje

Një sfidë spektakolare u zhvillua mbrëmjen e sotme në “Estadio de la Ceramica”, ku Villareali vendas mori një barazim 4-4 ndaj kryesuesve të kampionatit, Barcelonës.

23:25
Juve “vrapon” drejt titullit të tetë radhazi, fiton e përgjysmuar ndaj Cagliarit

Juventusi “vrapon” drejt titullit të tetë radhazi kampion në Itali, teksa mbrëmjen e sotme fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Cagliarit, në sfidën e vlefshme për javën e 30.

23:15
Young dhe Smalling “tradhtojnë” Manchester Unitedin ndaj Wolvesit

Manchester United pësoi humbjen e dytë në kampionat, në “erën” Solskjaer, pasi u mposht me rezultatin 2-1 në tranfertën ndaj Wolvesit, të vlefshme për javën e 32-të.

22:54
Top Show/ Muçi: Pakti për Universitetin, mes Ramës dhe burokracisë së universiteteve

Redi Muçi, pedagog i Fakultetit të Gjeologji-Minierave, deklaroi në Top Show se “Pakti për Universitetin” nuk ka asgjë për studentët.

22:37
Top Show/ Pakti për Universitetin, debat për Bibliotekën “online”

3 muaj pas protestës studentore, qeveria premtoi se do të realizonte të gjitha kërkesat e tyre përmes një drafti të etiketuar “Pakti për Universitetin”.

22:28
Balla: PD dhe LSI nuk e duan hapjen e negociatave

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se dy partitë opozitare, PD dhe LSI do të merrnin një shuplakë tjetër nëse do të hapeshin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, pasi sipas tij ato nuk e duan këtë gjë.

21:40
Maqedoni, rrëzohet aeroplani; 4 viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoni. Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar në malet e Jakupicës. Ky avion ishte shpallur i zhdukur nga radarët pasditen e sotme.

21:18
Brenda shtëpisë luksoze të 50 Cent (Foto)

Reperi 50 Cent ka shitur shtëpinë e tij luksoze për 2.3 milionë £ dhe një burim i afërt thotë se ai do të dhurojë çdo qindarkë për bamirësi për Fondacionin G-Unity, një projekt që siguron të ardhura për komunitetet e varfra.

21:10
Pas dy humbjeve radhazi, Milani barazon me Udinesen

Për të tretën javë me radhë Milani nuk ia del të fitojë, teksa mbrëmjen e sotme nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Udineses në “San Siro”, rezultat ky që komplikon rrugëtimin për një vend në zonën Champions.

20:43
Sot dita e autizmit/ Në shkolla janë 900 fëmijë autik

2 prilli është Dita Botërore e Autizmit e caktuar nga OKB-ja për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës për këtë çrregullim neurobiologjik të trurit.

20:42
Njihuni me lojtarin më të shtrenjtë të çdo skuadre

Observatori i futbollit, Cies ka publikuar një sërë statistikash në lidhje me vlerën e futbollistëve që aktivizohen në kampionatin italian.

20:39
Fiks Fare/ Menyja e pediatrisë për fëmijët nga 0-1 vjeç: çaj dhe bukë me gjalpë

Në spitalin e Mirditës fëmijëve të shtruar në repartin e pediatrisë u jepet për mëngjes çaj, gjalpë, djathë dhe reçel; në drekë fasule dhe në darkë makarona.

20:26
Kukulla që po fut në telashe gjigantin amerikan

Kompania gjigante nga SHBA për shitjet online, që ka arritur ta bëjë pronarin e saj njeriun më të pasur në botë, po përballet me një lumë kritikash për shkak të një kukulle që ka nxjerrë në shitje, e që shihet si abuzim seksual.

19:59
“Urimet më të mira”

Pothuajse 20 vite më parë, në vitin 1999, veprat e ekspozuara aktualisht në Galerinë Kombëtare të Arteve kanë udhëtuar drejt Tiranës nga Muzeu Stedelijk dhe nga studio e artistit Jan Dibbets, me shumë gjasë me kamionë ndihmash.

19:42
Hahn: Rekomandojmë çeljen e fazës parapërgatitore për negociatat me Shqipërinë

Tablloja e një Europe me probleme u shfaq përsëri në Komisionin për Politikën e Jashtme të Parlamentit Europian, ku pas diskutimeve të gjata për Brexit i erdhi radha të fliste komisionerit për zgjerim, Johannes Hahn, për vendet që duhet t’i bashkohen unionit.

19:38
Itali/ Shqiptarja i vë zjarrin vetes në ambientet e gjykatës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rimini të Italisë, ku një 58 vjeçare me origjinë shqiptare i ka vënë zjarrin vetes në ambientet e gjykatës. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 minuta të mëngjesit të sotëm.

19:31
Lanë mandatet, kërkojnë paratë. 11 deputetë të opozitës aplikojnë pranë ISSH për pagesën

Dogjën mandatet, por kjo nuk do të thotë se heqin dorë nga benefitet që gëzojnë prej statusit të deputetit.

19:08
Tentoi t’i bllokonte rrugën Ramës, shoqërohet në polici Luçiano Boçi

Pasi tentoi t’i bllokonte rrugën gjatë ditës së sotme kryeministrit Rama, i cili ishte në një takim në fshatin Linas të Cërrikut, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është shoqëruar në polici.

18:57
Kryemadhi në Romë, merr pjesë në Forumin për “Dialogun e Mesdheut”

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi po merr pjesë në forumin “Dialoghi Mediterranei” në Romë.

Forumi ka mbledhur aktorë kyç në strategjitë zhvilluese të rajonit dhe sektorëve të rëndësishëm si ai i energjisë, infrastrukturës e bujqësisë në rajonin e Mesdheut.

18:45
Reali prezanton stadiumin e ri. Perez: Do të jetë më i bukuri në botë (Foto)

Në praninë e politikanëve dhe kryebashkiakes së Madridit, Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka prezantuar stadiumin e ri “Santiago Bernabeu”.

18:07
Qyteti Smart, Tirana i bashkohet Koalicionit të Qyteteve për të Drejtat Dixhitale

Tirana i është bashkuar Koalicionit të Qyteteve për të Drejtat Dixhitale (Cities Coalition for Digital Rights).

17:59
“Darka e Lamtumirës” ngjitet këtë javë në skenën e teatrit “Kujtim Spahivogli”

“Darka e Lamtumirës” rikthehet në skenën e teatrit “Kujtim Spahivogli”.

17:51
Procedohet penalisht kryetari i PD në Librazhd, tentoi t’i bllokojë rrugën Ramës

Pas tentativave ditën e sotme për t’i bllokuar rrugën eskortës së kryeministrit Rama, kryetari i PD-së në Librazhd, Bujar Vreto është proceduar penalisht nga policia.

17:47
U nda nga partneri pas 7 vitesh, provon 7 burra brenda javës (Foto)

Nadia Bokody ka treguar eksperiencën e saj seksuale me 7 burra të ndryshëm brenda një jave, eksperiencë që e provoi pasi i dha fund një lidhjeje 7-vjeçare.

17:26
Konsumon për 3 javë vetëm lëng frutash, gruaja pëson dëmtim në tru

Një grua izraelitë në të dyzetat është dërguar në spital me dëmtim në tru pasi kishte ndjekur një dietë strikte vetëm me lëngje frutash.

17:16
Turistët braktisin kalanë e Lezhës. Rruga e ngushtë nuk lejon mjetet të ngjiten

Kalaja mesjetare e Lezhës mbart një histori mjaft të pasur, por sot kjo kala mbetet një destinacion turistik i pashfrytëzuar.

16:58
Dashuri dhe sakrificë – Episodi 38

Saverioja fillon të ndiejë diçka më shumë se miqësi për Madalenën. Korradoja kthehet në shtëpi për Krishtëlindje. Livioja ndihmon Lukrecian të shkojë në front për të takuar Brandonin.Lukrecia arrin të takohet me Brandonin.

16:57
Mes ujit pa ujë të pijshëm/ Ujësjellësit në Bulqizë nuk funksionojnë

Në një lagje të Bulqizës, banorët jetojnë në paradoks: Ujë nuk kanë në çezma, por uji u rrezikon banesat. Përroi i lagjes Allmete nuk pastrohet dhe si rrjedhim del nga shtrati kur ka reshje.

16:54
Laç, makina del nga rruga; plagosen dy persona

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në qytetin e Laçit.

16:51
Tregu i ilaçeve: Grosistët kërkojnë marrëveshje me shtetin për çmimet

Përfaqësitë kompanive të mëdha farmaceutike në Tiranë i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësie një qasje të re për futjen e barnave të reja në tregun farmaceutik shqiptar si dhe në listën e barnave me rimbursim ku hasen shumë barriera.

16:19
Top Talk/ A pagoi Salianji 200 mijë euro në aferën e Babales? Përgjigjet ish-deputeti

Pyetjes së gazetarit nëse që i ka premtuar Babales 200 mijë euro, Salianji i është përgjigjur negativisht. Ai e ka mohuar një pretendim të till,ë duke thënë se nuk ka asnjë provë për këtë akuzë.

16:17
Kimi tregon format, motra pozon nudo (Foto)

Kim Kardashian nuk ka turp të tregojë format dhe këtë gjë e ka bërë duke postuar një foto në Instagram.

15:52
Shoferët e mirë paguajnë më pak; Nis funksionimin sistemi i ri për sigurimin e mjeteve

Nga prilli i këtij viti nis mbajtja e historikut të aksidenteve automobilistike në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare dhe pas një viti çdo sigurim për autoveturat dhe mikrobusët do të bëhet duke aplikuar sistemin “bonus-malus”.

15:48
Policia gjen bahçe me kanabis në Kurbin, 5 të arrestuar

Policia ka arrestuar 5 persona dhe ka shpallur dy të tjerë në kërkim me akuzuat e kultivimit të lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua në Kurbin.

15:38
Top Channel, 700 mijë ndjekës në Youtube. Më të klikuarat, informacionet dhe programet e reja

Top Channel, ekrani më i madh në Shqipëri edhe në Youtube! Me 700 mijë ndjekës, Top Channel Albania është kanali më i ndjekur në platformën digjitale, Youtube.

14:53
Në Turqi ankimohen zgjedhjet. Partia e Erdoganit nuk pranon rezultatin në Stamboll

Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ka vendosur ta sfidojë rezultatin tejet të ngushtë të zgjedhjeve lokale të së dielës në Stamboll.

14:43
Mbillen 25 mijë pemë në zonën e Vaqarrit, ku bimësia është dëmtuar

Dhjetëra vullnetarë dhe punonjës të institucioneve të varësisë iu bashkuan aksionit të mbjelljes së 25 mijë fidanëve në zonën e Vaqarrit, ku një pjesë e pyjeve janë dëmtuar.

14:32
Nju Jork, piktura e vjedhur nga nazistët i kthehet pasardhësve të të zotit

Një pikturë e vjedhur nga nazistët prej familjes së koleksionit të artit, Adolphe Schloss, gjatë Luftës së Dytë Botërore, i është kthyer pasardhësve të tij në Nju Jork.

14:18
Pasaporta shqiptare për egjiptianët, arrestohet një arab

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas arab, i cili në bashkëpunim me dy shqiptarë, u premtonin shtetasve të huaj me kombësi egjiptiane se mund t’ju siguronin pasaporta të shtetit shqiptar në këmbim të një shume të konsiderueshme në euro.

14:13
Përkujton protestat e 2 prillit, Basha: Do ta shembim regjimin

Nga Shkodra, Lulzim Basha akuzoi kundërshtarin politik se po pëpiqet të asgjësojë opozitën e vendit.

13:54
Bixhozi dhe zjarret, Rama paralajmëron masa ekstreme

Në lidhje me zjarrvëniet e qëllimshme dhe organizmin e bixhozit, Edi Rama ka paralajmëruar masa të forta. Kreu i shteti tha se qeveria po përgatit kodin penal, që përfshin dënim me burg për shkelësit.

13:50
Dështon sërish pretenca për “Escobarin” e Ballkanit, gjobitet avokati Sollaku

Këtë të martë pritej të jepej pretenca ndaj Klement Balilit, në procesin gjyqësor ku akuzohet për trafik droge, pas dy dështimeve të mëhershme gjatë muajit mars.

13:48
Rama ironizon Bashën dhe Kryemadhin: Noc Rrokun do merrni, ndajeni mes jush

Po nga Librazhdi, Edi Rama nuk ka reshtur se ironizuari Lulzim Bashën, duke thënë se edhe dy vjet më parë ai thoshte se nuk do merrte pjesë në zgjedhje dhe se i këndonte himnin 2 herë në ditë poshtë dritares së Kryeministrisë.

13:47
Garë angleze për Douglas Costa

Tottenham është ekipi i fundit i përfshirë në garën e ekipeve angleze për të bërë të vetin 28-vjeçarin Douglas Costa, që akutualisht po jep rezultate mahnitëse me bardhezinjtë e Juventus.

13:42
Djegia e mandateve, Rama paralajmëron fundin e hidhur të opozitës

Më pas Edi Rama foli edhe për djegien e mandateve të deputeteve, nga ana e opozitës, duke e cilësuar veprimin si tradhti ndaj atyre që i votuan. Gjithashtu, Kryeministri kujtoi se një gjë të tillë e ka bërë një parti në vitet ’20, por që u shkri. Sipas Ramës të njëjtin fat do të ketë edhe opozita.

13:41
Ish-zyrtari amerikan: Kufijtë Kosovë-Serbi, jo zgjidhje e shekullit të XXI

“Ideja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje e shekullit të XXI-të”, thotë në një intervistë për “Radion Europa e Lirë”, ish-zëvëndësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane, Thomas Countryman.

13:40
Së shpejti Gjykata Antikorrupsion, SHBA po këshillon prokurorët për proceset penale

Nga konferenca e Mininistrisë së Brendshme me temë “Menaxhimi i çështjes”, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones ritheksoi se, kush mendon që do të ketë hapa pas në Reformën në Drejtësi, gabohet!

13:22
Rama:  PD ende s’e ka kuptuar se pse po humb

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Librazhdit  në kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”.  Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se në Librazhd nuk diskutohet fitorja, por se si të çojnë përpara projektet e qeverisë.

12:52
Vettingu, një vit pas! Gjykata të zbrazura nga procesi i ethshëm e sistematik

Një vit pas fillimit të procesit, institucionet e vettingut vazhdojnë punën për shqyrtimin e figurave më të larta të drejtësisë.

12:45
Super xheli riparon kornenë e syrit: Lamtumirë transplantit

Një ekip kërkimor amerikan ka krijuar një xhel revolucionar që mund të riparojë dëmtimin e kornesë dhe të promovojë rigjenerimin e qelizave. Produkti, i quajtur “GelCORE”, aplikohet me një shiringë ose një pikatore tek pjesa e syrit.

12:34
Komisionerët e zgjedhjeve, KQZ cakton emrat e PS. Opozita nuk i dërgoi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të emërojë këtë të martë komisionerët e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

12:30
Doni të përmirësoni karrierën tuaj? Ja si të veproni, sipas shenjës suaj të horoskopit

Ju jeni të apasionuar  pas punën, por nuk dini se si të merrni më mirën prej saj? Për këtë mund të kërkoni horoskopin për këshilla. Ja se çfarë duhet të bëjnë shenjat e ndryshme të zodiakut për të bërë karrierë.

12:23
Edhe gjyshërit, varësi nga interneti

Ekziston mendimi se fëmijët e të rinjtë kalojnë shumë kohë në celular, por studimet e fundit thonë se edhe prindërit apo gjyshërit shpenzojnë gjithshtu kohë duke lunduar nëpër rrjetet sociale.