Mbetën të varura me kokë poshtë për 25 minuta për shkak të një defekti në një park lojërash, gjykata urdhëron dy dëmshpërblim 550 mijë dollarësh për dy adoleshentet amerikane
Një pensionist ka kërkuar një analizë ADN-je të mbretëreshës për të provuar se ai është pasardhës i familjes mbretërore dhe trashëgimtar i ligjshëm i fronit, duke kërcënuar se do të padisë pallatin mbretëror Buckingham Palace, nëse kërkesa e tij nuk merret parasysh.
Francois Graftieaux, 73 vjeç, pretendon se babai i tij Pierre-Edouard , ka ardhur në jetë si pasojë e një lidhje mes gjyshes së tij Marie-Leonie Graftieaux dhe princit të asokohe të Uellsit, Edward VIII. Nëse provohet një gjë e tillë, kjo do të thotë se Graftieaux , është trashëgimtar i fronit, pasi Edwardi i VIII hoqi dorë prej tij për tu martuar me të dashurën amerikane Wallis Simpson.
Pensionisti ka një ngjashmëri të madhe me dukën e Windsor, titull që iu dha Edward VIII pasi ai hoqi dorë nga të drejtat e tij mbi fron.
“Nëse im atë dhe unë nuk do të kishim asnjë pretendim mbi fronin për shkak të vendimit të Edward, i cili gjithashtu ndaloi pasardhësit e tij të bëhen mbret, të paktën Graftieaux do të kishin tituj fisnik. Si i fundit i familjes sime, unë do të ndërmarrë çdo nismë që të jetë e nevojshme për të mbrojtur trashëgiminë tonë dhe për të hedhur dritë mbi një nga skandalet më të mëdha të seksit në pallatin mbretëror”, tha 73-vjeçari për mediat vendase.
Për të provuar lidhjen e babait të tij me shtëpinë Windsor, Graftieaux ka kërkuar, për herë të tretë, që pallati mbretëror të sigurojë një mostër ADN-je të mbretëreshës.
Pensionisti i cili tashmë jeton në Portugali kishte kërkuar edhe më parë një mostër të ADN-së në vitin 2013, por pa insistuar, ndërsa thotë se nëse kërkesa e tij e fundit do të injorohet, atëherë do të hapë një çështje ligjore kundër vetë pallatit.
Graftieaux pretendon se ai nuk po kërkon në kompensim një titull, por se dëshiron që familja e tij të njihet si pjesë e rëndësishme e historisë së familjes mbretërore britanike.
Por sipas ligjit anglez familja mbretërore nuk mund të ndiqet penalisht dhe as të gjykohet nëpërmjet një gjykate civile. Megjithatë zoti Graftieaux paralajmëron nisjen e një çështje ligjore kundër vetë Pallatit, duke detyruar kështu nisjen e një hetimi, nën mbikëqyrjen e ligjit për të drejtat e njeriut.
Po ashtu thotë se gjyshja e tij nuk e kishte deklaruar emrin e gjyshit në certifikatën e lindjes dhe se këtë gjë Graftieaux e zbuloi pas një vizite në arkivat franceze.
Kur ajo foli për shtatzëninë e saj, heshtja e Marie-Leonie u ble, pretendon Graftieaux dhe paratë e marra e ndihmuan që të bëhej një prej stilisteve kryesore të modës në Francë.
Për më tepër, gjyshja e pensionistit mori një byzylyk diamanti Van Cleef dhe Arpels, në vitin 1946, e cila është një model ekskluziv i krijuar nga Duka i Windsor.
Ndërkohë pallati mbretëror, Buckingham Palace, tha se nuk do i komentojë pretendimet e Graftieaux apo kërkesën e tij për një mostër të ADN-së.
Edward VIII, vëllai i të cilit është Mbreti George VI, babai i Mbretëreshës Elizabeth II, hoqi dorë nga froni në mënyrë që ai të martohej me amerikanin Wallis Simpson. Mbretërimi i tij prej 326 ditësh është një nga më të shkurtrit në historinë e monarkisë.
Top Channel