Pasi mori në “qafë” polaken Justyna Gradek dhe yllin e reality show amerikan “Bad Girls Club” Morgan Brittany Osman, duke i mbajtur me shpresa se një ditë do të kurorëzonin lidhjen e se ato ishin “të duhurat”, duket se Philipp Plein tani e ka më seriozisht se kurrë me Lucia Bartolin.

Në përmujorin e tyre të 5-të, dizenjuesi gjerman i ka dedikuar një postim në Instagram modeles bukuroshe:

“5 muaj bashkë. Çdo ditë bashkë dhe kurrë nuk kemi patur një zënkë apo argument. Ti je gjithmonë e buzëqeshur, që nga moment kur zgjohemi. Më mund katër herë kur luajmë shah. Je bërë mikja ime më e mirë dhe partnerja në krim. Le të grabisim bankën bashkë dhë të bëjmë histori!” shkruan 41 vjeçari.

Nëse Lucia është vërtetë shpirti binjak i Philipp, kjo mbetet për t’u parë.

Top Channel