Pas një pune operativo-hetimore, Njësia e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, sot kanë realizuar operacionin policor “Armët” në Fshej të Gjakovës.

Gjatë bastisjes janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit dhe mjete tjera të ftohta si: dy AK 47, një revole, 290  fishekë të kalibrave të ndryshëm, shtatë karikatorë të armëve AK-47, katër copë krehër të fishekëve, një pastrues të armëve, dy shufra metalike, tri thika ushtarake dhe një boks të hekurt.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë më tepër detaje lidhur me rastin dhe nëse ka persona të arrestuar.

Top Channel