Almir Daci i njohur si xhihadisti shqiptar që kërcënoi Ballkanin 3 vite më parë humbi jetën në Siri. Në banesën e tij jetojnë ende dy prindërit e moshuar të cilët përballen me pengun e tre fëmijëve të tij që kanë mbetur në shtetin sirian.

Babai i tij tregon se nuk ka asnjë informacion ndërsa lutet që të mund ti shohë edhe njëjerë mbesat e tij por edhe nipin që nuk e ka parë asnjëherë. Pavarësisht kësaj familja vazhdon të mos ketë asnjë informacion për fatin e nuses së tyre dhe 3 fëmijëve të mitur të Dacit

Për Nafien dhe Xhevahirin, prindërit e Almorit i cili u akuzua si terroristi që rekrutoi dhjetëra shqiptarë drejt ISIS, jetesa është e vështirë. Mbi supet e tyre rëndon pesha e madhe jo vetëm e humbjes së djalit por edhe mungesa e dy mbesave dhe nipit që ata nuk e kanë parë asnjëherë. Në moshë të thyer, të rënduar jo vetëm nga mosha por edhe gjendja shëndetësore ata përsëri gjejnë kurajon për ti kërkuar fëmijët ndërsa pohojnë se do të përpiqen në maksimum për ti rritur ata në rast se do ti shohin një ditë

Fshati Leshnicë gjendet vetëm pak kilometra larg Pogradecit. Që nga viti 2013 e deri më sot, fshati njihet si vatër ku u rekrutuan të rinj në emër të fesë, të cilët më pas u nisen drejt Sirisë, në të shumtën e rasteve pa kthim.

28-vjeçari Ervis Alinj, u largua por për të nuk ka asnjë informacion.

Ndërsa për Bledar Hamzën, 27 vjeç, dyshohet se u vra gjatë luftimeve në Siri. Nga i njëjti fshat është edhe Almir Daci, ish-imami i fshatit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u dënua për rekrutimin e tyre.

Top Channel