Gjykata Penale e Tiranës, vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj Albert Veliut, për shkak të mungesës së këtij të fundit. Veliu njihet ndryshe në audiopërgjimet e publikuara nga Partia Demokratike, me pseudonimin “Babalja”.

Sipas një përgjigjeje vënë në dispozicion nga autoritetet Belge për Minstrinë e Drejtësisë, Albert Veliu, rezulton të jetë i arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë, pas kërkesës për azil, e cila nuk u pranua. Kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë mban datën e 26 gushtit, ndërkaq gjykatës i është vënë në dispozicion në datën 4 tetor.

Megjithatë, në këtë letër të konsideruar të vlefshme për procesin gjyqësor ndaj Veliut, ministria thotë së është endë në pritje të një përgjigjeje nga autoritetet belge, përsa i përket njoftimit mbi vendimin e ekstradimit të Alber Veliut.

Audiopërgjigjimi “Babalja”, shkaktoi bujë të madhë për shkak se në të përmendej Agron apo Geron Xhafaj vëllai i ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, dhe pretendohej se ai ishte  i lidhur me çështje të trafikut të drogës. Vëllai i ish ministrit, pasi depozitoi në prokurori fragmente nga zëri i tij, u vetdorëzua pranë autoriteteve italiane, për të vuajtur një dënim të shumë viteve më parë.

Aktualisht, i vetmi që po mbahet në burg, është Fredi Alizoti, i cili pretendon se është ai personi që ka  imituar zërin e Agron Xhafës.

Ndërkaq, ish deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, të lidhur me dosjen Babalja, akuzohen se kanë kryer kallëzim të rremë.

Andi Bora

 

Top Channel