E premte, 26 Prill 2019
18:56
Tatimet, kontroll 14 mijë bizneseve. Letra të personalizuara bareve e restoranteve

Aktiviteti i mbi 14 mijë bareve dhe restoranteve në Shqipëri është futur në lupën e Tatimeve, pasi konsiderohet me risk evazioni fiskal. Bizneseve do t’iu dërgohet një letër e personalizuar, ku do t’iu kërkohet vetëkorrigjimi i deklaratave tatimore.

18:25
Disa prej specieve më të rrezikshme dhe më të rrezikuara në botë (Foto)

Imazhe të marra në 27 vite kërkimesh dhe të publikuara në librin e fotografit Matthijs Kujipers. Janë plot 72 fotografi të mrekullueshme të cilat zbulojnë botën misterioze të disa prej kafshëve më të rrezikshme në botë. Një sërë fotosh të kafshëve të egra të shkrepura në të gjitha kontinentet.

18:22
Nëse i keni këto gjëra në shtëpi, hidhini menjëherë! Po iu sjellin ters

A jeni supersticioz? Nëse po, më poshtë po iu rendisim disa objekte të zakonshme që i mbajmë në shtëpitë tona, për të cilat legjendat thonë se sjellin fat të keq…

18:20
Voilà, më të fundit nga bota e showbiz. Emisioni i plotë, 26 prill 2019

Elvana Gjata duket se është kthyer në koncerte. Këngëtarja shqiptare iu rikthye koncerteve këtë fundjavë dhe nga publikimet e fansave të saj në Instagram duket se ajo ka realizuar koncert në Zvicër, shumë janë datat e tjera të koncerteve që Elvana do të realizojë gjatë verës.

18:14
Philip Morris prezanton IQOS, një novacion pararendës për duhanpirësit

Andrea Ciuti, Drejtor Komercial i Philip Morris International për Europën Juglindore tregon se çfarë do të thotë hyrja e IQOS në tregun shqiptar.

17:46
Rama paralajmëron: Kush pengon votimin shkon në kokërr të burgut

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra duke folur për zgjedhjet e 30 qershorit, tha se kush guxon të pengojë procesin e votimit do shkojë në burg.

17:42
Rama nga Shkodra: S’ka filxhan që e përmbys fatin e zgjedhjeve!

Kryeministri Rama nga Shkodra në kuadër të turit “Bashkia që duam” ka folur për situatën politike në vend, si braktisja e parlamentit nga opozita dhe protestat.

17:36
Propozimet për ndryshime Kushtetuese nga “të vegjlit”, Mediu: S’marrim leje nga Basha e Kryemadhi

Këtë të premte në studion e Top Talk ishte i ftuar kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, i cili bashkë me kryetarët e 4 partive të tjera opozitare kanë krijuar një grup të përbashkët për të kërkuar tryezë të mes palëve politike dhe atyre ndërkombëtare për ndryshimin e Kushtetutës së vendit.

17:28
Nicole Scherzinger tregon asetet e saj “hot” (Foto)

Nicole Scherzinger tregon format e saj magjepsëse në një jumpsuit ngjyrë të kuqe me një rrip të lidhur në brez, ndërkohë që shijon një darkë në LA.

17:28
“Të vegjlit” kërkojnë një Kushtetutë të re, Mediu tregon kriteret

Një ditë më parë partitë e vogla opozitare LZHK, PAA, PBDNJ, PDK dhe PR zhvilluan një takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca, për të cilin Fatmir Mediu i ftuar në Top Talk tregoi se kanë kërkuar një takim dhe krijimin e një tryeze me Presidentin Meta, për të parashtruar edhe një sërë propozimesh që përfshijnë ndryshime rrënjësore të Kushtetutës.

17:24
“Lista e zezë” e kopracëve milionerë të Serie A

Ata arrijnë të fitojnë miliona në sportin më popullor të planetit, por kur vjen fjala te shpenzimet e vogla, ata janë më dorështrëngruar se askush. Madje, nuk lënë bakshish as te shpërndarësit e picave apo ushqimeve të shpejta, qoftë edhe në mot ekstrem.

17:17
“Të vegjlit” e opozitës bëhen bashkë, Mediu tregon planin e tyre

Një ditë më parë partitë e vogla opozitare zhvilluan një takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca, për të cilin Fatmir Mediu i ftuar në Top Talk tha se kanë kërkuar një takim dhe krijimin e një tryeze me Presidentin Meta.

17:12
Arrestimet për vrasjen e vëllezërve Bilali/ Lleshaj: Hap drejt një Shkodre të sigurt

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për arrestimin e dy personave në lidhje me vrasjen e vëllezërve, Bilali.

17:01
Takimi i të “vegjëlve” të opozitës me ambasadorin e BE, Mediu jep detaje në Top Talk

Një ditë më parë partitë e vogla opozitare zhvilluan një takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. Për të folur më tepër rreth këtij takimi, i ftuar në studion e Top Talk, ka qenë kreu i PR, Fatmir Mediu.

16:59
Reforma Zgjedhore, OSBE: Komisioni të përmirësojë legjislacionin

Zyra e OSBE-së në vendin tonë ka përshëndetur zgjatjen e punimeve të të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.

16:50
Parajsa e zonjave – Episodi 10

Rikardoja mundohet të rifitojë besimin e Nikoletës dhe i organizon një surprizë me ndihmën e Gabrielës. Marta preket shumë nga gjesti i Lukës për të nderuar kujtimin e nënës së saj, gjë që rrezikon të zgjojë xhelozinë e Adelaidës.

16:37
Tiranë/ Hidhet nga kati i 4-t, vdes 39-vjeçarja

Një 39-vjeçare dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit në rrugën “Haki Stërmilli” në kryeqytet.

16:28
E dashura e re e Johnny Depp po bën namin!

E dashura e re e Johnny Depp-it që u zbulua kohët e fundit, është një balerinë ruse.

16:28
Grabitja e Rinasit, publikohet dinamika e ngjarjes: Murataj kishte bllokues valësh

Prokuroria ka bërë publike sot dinamikën e grabitjes së Rinasit.

16:24
Grabitja e Rinasit, sigurohet dëshmia e Bengasit

Top Channel ka siguruar vendimin prej 83 faqesh për të dyshuarit e grabitjes së 9 prillit.

15:51
Meta do takojë të “vegjlit”; Presidenti i përgjigjet thirrjes për tryezë

Pas thirrjes publike që partitë e vogla i bënë Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të thirrur një tryezë për zgjidhjen e krizës politike, ditën e martë në ora 11:00 pritet që kreu i Shtetit të zhvilloje një takim me krerët e PR, PDK, PBDNJ, LZHK dhe PPA-së.

15:49
Haradinaj mbron deputetët serbë/Serbia i ndalon të kalojnë kufirin me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar Serbinë se do të ndërmarrë masa reciprociteti nëse deputetët serb ndalohen sërisht në pikat kufitare. Haradinaj ka thënë ata po keqtrajtohen nga organet e Serbisë. Ndërsa në shenjë proteste, anëtarët e Partisë së Pavarur Liberale kanë kaluar në Serbi përmes pikës kufitare në Merdar.

15:48
Babai i Emiliano Sala, vdes nga një atak në zemër

Babai i Emiliano Sala ka vdekur nga një atak në zemër tre muaj pasi djali i tij i futbollistit u vra tragjikisht në një aksident ajror. Julio Muller, kryebashkiaku i vendlindjes së tij të Progresos, Argjentinë, konfirmoi se 58-vjeçari vdiq të premten. Ai tha se vdiq gjatë natës dhe mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin .

15:35
Partizani-Laçi/ Sfidë brenda familjes së trajnerëve

Partizani-Laçi do të hapë serinë e kësaj jave të Superligës.

15:33
Nënstacioni i ri në Kombinat, Balluku: Përmirësojmë furnizim me energji për 120 mijë abonentë

Ka nisur puna për ndërtimin e nënstacionit të ri në zonën e Kombinatit i cili do të bëj të mundur furnizimin me energji elektrike me cilësi më të lartë për afro 120 mijë banorë. Nënstacioni aktual është një nënstacion i ndërtuar në vitin 1948 dhe tashmë, në saj të një investimi të përbashkët të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Bankës Botërore, me vlerë 10 milionë euro, do të bëhet e mundur ndërtimi i një nënstacioni të ri.

15:29
Nuk dha borxhin e shokut, merret peng pogradecari

Arrestohet në Pogradec një shtetas për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Në pranga ka rënë shtetasi A.T, 47 vjeç, lindur në Pogradec.

15:19
Të gjithë duan punë në shtet/ Për një vend pune deri në 22 aplikime

Të punosh në administratën shtetërore është një ëndërr që e kanë shumë persona. Për një vend pune ka me dhjetëra aplikantë, megjithëse në shtet pagat janë më të ulëta se në sektorin privat, të paktën për punët e nivelit të mesëm apo menaxherial. Por ndërkohë në shtet ka disa përfitime të tjera…

15:15
Drogë dhe të shtëna me armë; në pranga 3 durrsakë

Falë bashkëpunimit me qytetarët, policia e Durrësit ka arrestuar  në flagrancë shtetasin P. A.,38 vjeç, banues në lagjen Nr. 14 Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

15:12
Bllokimi i rrugëve nga opozita, Lleshaj: Vepër e rëndë penale, do marrë përgjigje

Në lidhje me protestën e djeshme të opozitës, e cila bllokoi 5 rrugë kryesore, ministri Lleshaj tha se kjo është. Sipas tij, bllokimi i rrugëve është degradim politik, degradim në të gjitha drejtimet. Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhja për çështjet politike, ka mënyra të tjera, jo bllokimi.

15:02
Grabitja në Rinas, Lleshaj: Priten të tjera arrestime

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte sot në Kukës për të folur rreth organizmit të policisë për zgjedhjet vendore.  Nga Kukësi, ministri Lleshaj është pyetur në lidhje me grabitjen e Rinasit, ku tha se grupi pothuajse i shkatërruar tashmë është një grup i cili ka një arkiv shumë negative të pasur aktiviteti kriminal , jo vetëm në Shqipëri, por në Greqi e Kosovë. Ministri nuk dha më shumë detaje, duke thënë se kjo është një çështje në hetim.

14:47
4 mistere që shkenca nuk i shpjegon dot

Historia është plot me ngjarje të çuditshme që askush nuk mund ta shpjegojë – ky është një fakt. Për fat të mirë për ne, historianët të kaluarën e kanë dokumentuar mjaft mirë, ndoshta me shpresën se  gjeneratat e ardhshme më në fund mund t’i plotësojnë. Sidoqoftë, disa mistere mbeten të pashpjegueshme deri në ditët e sotme.

14:36
Siguria ushqimore, Ministria e Bujqësisë reagon pas investigimit të Top Story

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndjekur transmetimet në media ditëve të fundit lidhur me sigurinë ushqimore në vendin tonë me fokus në prodhimet me origjinë bimore e shtazore. Ne mirëpresim dhe vlerësojmë kontributin e mediave dhe të qytetarëve për denoncimin e rasteve abuzive kudo ku ato konstatohen, sepse siguria ushqimore është një çështje që kërkon angazhim dhe bashkëpunim të gjithë aktorëve shoqërorë”.

14:31
Gallup: Bota, e zemëruar dhe e stresuar

Njerëzit në të gjithë botën po bëhen gjithnjë e më të zemëruar, më të stresuar dhe më të shqetësuar. Ky është përfundimi i një studimi të ri global të kryer nga Gallup.

14:27
“Një brez, një rrugë”. Presidenti kinez adreson shqetësimet

Presidenti i Kinës Xi Jinping është përpjekur të zbusë shqetësimet për nismën “Një brez, një rrugë” duke thënë: “Gjithçka do të bëhet në mënyrë transparente dhe ne do të kemi zero tolerancë për korrupsionin”.

14:23
Pogba nuk pranon të rinovojë me Manchester United

Pasi shkëlqeu nën drejtimin e Solskjaer në disa ndeshje me radhë pas shkarkimit të Jose Mourinho, u duk se e ardhmja e Paul Pogba do të ishte sërish me fanelën e Manchester United. Por, si për ironi të fatit, me konfirmimin e norvegjezit në stol, skuadra ka rënë ndjeshëm në formë dhe po kështu edhe francezi kampion bote.

14:07
Japonezët krijojnë kraterin e parë artificial

Shkencëtarët japonezë kanë krijuar atë që ata e quajnë kraterin e parë artificial të një asteroidi, një hap përpara ky drejt hedhjes dritë mbi enigmën se si sistemi diellor është zhvilluar.

14:07
PD dhe LSI: Rama urdhëron çmontimin fshehurazi të Teatrit Kombëtar!

Pas heqjes së germave të Teatrit Kombëtar ka reaguar PD dhe LSI.

13:51
Haradinaj: Në Berlin, qëndrime të përbashkëta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Samiti i Berlinit, që do të mbahet më 29 prill, është një takim multilateral ku do të diskutohen çështje të ndryshme. Sipas tij, qëndrimet e qeverisë së Kosovës nuk janë vetëm të tijat personalisht, por janë qëndrime të Kosovës.

13:46
F1, puseta shkakton kaos në Baku

Një situatë surreale u regjistrua në provat e lira për garën e Azerbajxhanit në Formula 1, pasi sesioni u anulua për motive sigurie, nga një pikëpamje që askush nuk e priste.

13:46
Gara për kryeprokuror, regjistrohen edhe 2 kandidatura të tjera

Paraditen e së premtes, dy kandidatura të tjera kanë dorëzuar dosjen për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

13:40
Grabitja në Rinas, arrest me burg për Elton Piklin

Gjykata për Krime të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Elton Piklin, i dyshuar si një nga autorët e grabitjes në Rinas.

13:30
Exclusive/ Notre Dame, kur bien shenjtorët

Në mbrëmjen e 15 prillit, rreth orës 19:00 me orën lokale, papritur një shkëndijë zjarri… që mori përmasa, nisi në qendrën historike të Notre Damit. Maja konike e këtij tempulli, ose “fleshi i dritës”, si e quajnë francezët, u shemb gjatë orëve që i duhej të luftonte në betejën me flakët… duke krijuar kështu një gropë të madhe.

13:29
Basha: Brenda mandatit, paga minimale për mjekët 1200 euro, për infermierët 700  euro

Kryetari i PD, Lulzim Basha, zbuloi sot për herë të parë një nga pikat kryesore të programit të PD për shëndetësinë. I ftuar në konferencën “Sistemet shëndetësore, vizione dhe sfida”, e organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, zoti Basha theksoi se investimi në burimet njerëzore në shëndetësi është prioritet absolut i hapave emergjentë, që do të ndërmarrë PD sapo të ketë votëbesimin për të qeverisur vendin.

13:27
Prishtinën e mbulojnë mbeturinat. Ja arsyeja

Nga e premtja Prishtina nuk pastrohet më. Kompania përgjegjëse për pastrimin e mbeturinave ka njoftuar përmes një deklarate se nuk do të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye të bllokimit të llogarive bankare nga kompania për menaxhimin e vendgrumbullimeve të mbeturinave në Kosovë.

13:24
Koralet e ngordhura ngjiten tek shkëmbinjtë me ngjitës dhe po funksionon

Gjiri i Majave me famë botërore në ishullin Phi Phi në Tajlandë u mbyll për publikun pasi shkëmbinjtë e saj të bukur me korale u shkatërruan nga anijet. Që nga mbyllja, ekspertët dhe vullnetarët kanë punuar me kujdes duke e kthyer gjirin në lavdinë e tij të mëparshëm.

13:13
Boca Juniors dhe River Plate me stadium të përbashkët. Protesta në Argjentinë

Boca Juniors dhe River Plate janë dy nga skuadrat më të famshme në futbollin e Amerikës Latine, madje “The Guardian” e ka renditur këtë ndeshje si një nga gjërat që duhet të provoni para se të vdisni.

13:10
Vrasësi serial terrorizoi Qipron, rrëfimi: Kam ekzekutuar gra dhe fëmijë emigrantë

Policia qipriote po kërkon për gjetjen e më shumë viktimave të një vrasësi serial që po trondit ishullin mesdhetar. Kjo ngjarje i ka ekspozuar autoritetet ndaj  akuzave për “indiferencë kriminale”,  për shkak se gratë e vdekura ishin të huaja.

13:02
Pashkët “e shtrenjta” të Cristiano Ronaldos (Foto)

Me titullin e fituar ditën e shtunë, festa e pashkëve është bërë akoma më e ëmbël për Cristiano Ronaldon, që bashkë me partneren e tij, Georgina Rodriguez, kanë zgjedhur të festojnë në qytetin kroat të Dubrovnikut.

12:56
Bulqizë, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak. Banorët, protestë për HEC-et

Ka dështuar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Bulqizës.

12:48
Evropa rrezikohet nga thatësira

Ekspertët e motit paralajmërojnë për thatësira në Evropë gjatë verës, ndërsa zjarrfikësit janë përballur me zjarre në pyje të enjten, ndërsa fermerët shqetësohen për të korrat dhe përsëritje të kushteve të vitit 2018.

12:47
“Panenka” më e ngadaltë e parë ndonjëherë. Po portieri çfarë po bënte? (Video)

Në kampionatin australian të futbollit, Brisbane Roar humbi 3-5 në shtëpi me Adelaide United, por më shumë se rezultati i këtij takimi tërhoqi vëmendjen penalltia e realizuar nga futbollisti vendas, Eric Bautheac.

12:41
Bllokohen në zonën e Thethit, banorët dhe policia shpëtojnë dy turistët e huaj

Policia e Shtetit në bashkëpunim me banorët e zonës, u ka ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën e Thethit.

12:41
“Avengers: Endgame”, sot debutimi në kinematë e botës

Fansat janë mbledhur në teatrin kinez TCL në Hollivud për një garë kostumesh para fundjavës debutuese të “Avengers: Endgame”, që duket se do të thyejë rekordet e arkëtimeve edhe para se të dalë në kinematë amerikane.

12:32
Libri i regjisorit Anagnosti. Prezantohet “Ulliri, pema e dhimbjes”

Dhimitër Anagnosti i ka fjalët e pakta. Mjeshtri i kinemasë gjithmonë thotë që puna e tij flet vetë. Dhe kësaj here ai flet sërish nëpërmjet botimit të tij më të fundit: “Ulliri, pema e dhumbjes”.

12:30
Këto janë 5 shtetet më të fuqishme ushtarake në botë

Duke përdorur mbi 55 faktorë që përcaktojnë rezultatin e “PowerIndex” të një vendi, “Global Firepower 2019”, rendit vendet më të fuqishme ushtarake në botë. Sondazhi  përfshin parametrat e vendndodhjes gjeografike, varësinë e burimeve natyrore, fuqinë punëtore dhe shëndetin aktual ekonomik.

12:29
Korçë, tradita e poçarisë trashëgohet edhe te të rinjtë

Mjeshtër në punimin e baltës, Vasillaq Kolevica punon me dashuri e delikatesë argjilën duke nxjerrë vepra e krijime pa u lodhur.

12:26
Bletët në ballkon. E moshuara kultivon edhe perime organike në qytet

Agllaia Mandi, 85 vjeç, nuk ka blerë kurrë në treg prodhime që mund t’i prodhojë bahçja e saj.

12:25
I shpëtuan Hitlerit, por jo kohës

Makineria naziste e luftës ushqehej kryesisht me paratë e grumbulluara nga sende me vlerë që grabiteshin me forcë në vendet e pushtuara.

12:21
Austria: Mbështesim Shqipërinë! Cakaj: Do marrim edhe kryesimin e OSBE-së në 2020

Gent Cakaj, ministër në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme po zhvillon një vizitë njëditore në Austri.

12:21
Denoncimi i Fiks Fare mbi sigurinë ushqimore, reagon Prokuroria e Përgjithshme

Duke marrë shkas nga denoncimet e fundit të medias së shkruar dhe asaj vizive mbi sigurinë ushqimore, ditën e djeshme, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar Prokurorisë së Beratit si prokurori kompetente me një kërkesë të menjëhershme për vlerësimin ligjor të të gjitha rrethanave dhe fakteve të dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale.

12:07
Organoja e madhe e Notre Dame i shpëton zjarrit

Organoja e madhe e Notre Dame do të pastrohet nga pluhuri, por ndoshta nuk do të ketë nevojë për ndonjë operacion shtesë pas “Ferrit” që mbërtheu Katedralen e Parisit.

12:07
Nis prodhimi i Kartës së Studentit, Veliaj: Brenda majit nis shpërndarja, shërbime edhe nga privatët

Një javë pas prezantimit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Kulturës kanë nisur prodhimin e Kartës së Studentit, e cila do të shpërndahet gjatë muajit maj. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilluan sot një dëgjesë me studentë që ndjekin studimet e larta në Tiranë, ku njoftuan disa nga mundësitë dhe lehtësirat që do të ofrojë Karta e Studentit, për më shumë se 40 shërbime, muzeume apo biblioteka.

12:06
Njerëzit me sytë më të bukur në botë

Fillimisht të gjitha qeniet njerëzore kishin sytë ngjyrë kafe dhe ky konkluzion del nga  shkenca.

11:50
Një sapun kundër malarjes

90-vjeçarja Ivoni ishte mësuar të vizitonte shpesh spitalet për të parë të afërm të sëmurë me malarje si edhe të kujdesej për 7 fëmijë. Por, 8 muaj më parë asaj iu dha një sapun që ndihmon të mbrojë atë dhe nipërit e saj nga mushkonjat që transmetojnë sëmundjen.

11:42
Mrekullia e Parisit në 1900

Në fillim të viteve 1900, Paris u përjetësua nga fotografi Pierre Yves-Petit, i njohur gjithashtu si “Yvon”. Fotografi vërshoi në rrugët e kryeqytetit francez duke pritur për momentin, kur retë e lehta dhe të lëvizura ta bënin më të bukur portretin e Parisit, të qytetit të përsosmërisë.

11:33
Renato Mekolli zbulon risitë e “Hell’s Kitchen Albania 2”. Kuzhinë moderne, pishinë dhe…

Hell’s Kitchen Albania do të kthehet sërish në ekranin e Top Channel, kësaj radhe me ndryshime.

11:29
Wake Up/ At Grigor Pelushi: Shoqëria në këtë vigjilje Pashke të kthejë sytë tek shpresa

Sot është e Premtja e Madhe, ndërsa të dielën të gjithë besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën, Ringjalljen e Krishtit.

11:27
Vikena Kamenica provon moderimin në studion e Wake Up

Mëngjesi i sotëm në emisionin Wake Up në Top Channel, filloi ndryshe. Që në fillim, moderatori Isli Islami bëri me dije se për arsye personale kolegia e tij, Oriela Nebijaj nuk do ta shoqëronte sot.

11:21
Rama: I keqardhur për grupet e vogla mbledhur kthesave nga ata që çuan në qorrsokak PD-në!

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter për bllokimin e rrugës hyrëse në Shkodër nga ana e mbështetësve të opozitës, të cilët u munduan të pengonin kalimin e kreut të qeverisë.

11:18
Wake Up/ Muzika xhaz mbledh në Tiranë artistët ballkanas…

Në datat 29 dhe 30 prill do të organizohet edicioni i dytë i festivalit Ballkanik të Xhazit, që përkon edhe me ditën botërore të kësaj muzike.

11:14
Basha del me program për shëndetësinë: Vendi në gjendje kome, shkak keqmenaxhimi

Kreu i selisë blu Lulzim Basha tha sot se do të shpalosë vizionin e Partisë Demokratike për shëndetësinë, për zgjidhjen e kolapsit në shëndetësi.

11:13
Wake Up/ Vikena Kamenica: Emri im amanet i gjyshit

Sot në studio kishim një mikeshë shumë të veçantë të programit tonë. Ajo është Vikena Kamenica e cila si një ortodokse në taban ishte si Co-Host gjatë gjithë emisionit me ne në studio.

11:11
Shkodër, kryeministri mbërrin nga rruga dytësore. Protestuesit lirojnë rrugën pas 1 orë bllokimi (Video)

Pas rreth 1 ore, protestuesit e opozitës zhbllokuan hyrjen e qytetit të Shkodrës, duke lejuar qarkullimin e automjeteve. Pavarësisht tentativës për të bllokuar ardhjen e kryeministrit Edi Rama nga hyrja e Shkodrës tek ura e Bahçallëkut, kreu i qeverisë mbërriti në Shkodër nga një rrugë dytësore.

10:55
NBA, Spurs e çojnë në ndeshjen e 7 serinë me Nuggets (Video)

Do të vendoset në përballjen e shtatë skuadra që do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit në çiftin San Antonio Spurs-Denver Nuggets.

10:51
Merimanga “alien”, që ngjan si sushi

Një fotografi e një merimange të çuditshme, që ngjan me një copë sushi, ka shkaktuar tmerr në mediet sociale.

10:40
Vodhën rreth 2 milionë euro në Itali, çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë

Policia e Pordenones ka çmontuar një bandë të rrezikshme kriminelësh shqiptarë, të varur nga vjedhjet e vilave dhe banesave në të gjithë Italinë veriore.

10:40
Rama pritet me protesta në Shkodër. Përplasje mes FNSH-së dhe mbështetësve të opozitës

Kryeministri Edi Rama po pritet me protesta në Shkodër, aty ku ka pasur edhe përplasje mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.

10:24
Djali i Kim Kardashian përfundon në spital

Kim Kardashian e Kanye West dhe fëmija i tyre 3 vjeç, Saint West nxituan në spital, pasi vogëlushi pësoi reaksion alergjik potencialisht të rrezikshëm.

10:16
Balla: Zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. Ja pse nuk merr pjesë Basha

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përsëritur se “më 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet, ashtu si është dekretuar me ligj”.

10:15
Klientja zbulon diçka të neveritshme në pjatën e saj në McDonalds

McDonalds mund të krenohet me përdorimin e 100 për qind të pulave të vërteta në McNuggets dhe McWings – por siç duket gjërat nuk po shkojnë shumë mirë për të.

10:05
Rama pritet me protesta në Shkodër, qytetarët bllokojnë rrugën

Kryeministri Edi Rama pritet me protesta në Shkodër.

10:03
Zbulohen 300 mumie të kohës së Aleksandrit të Madh

“Një nënë dhe fëmijë i mumifikuar – së bashku me 28 trupa të tjerë të ruajtur – janë zbuluar në një varr të lashtë egjiptian”, njoftuan autoritetet. Zbulimi u bë nga misioni arkeologjik egjiptian-italian, i cili ka zbuluar rreth 300 varre në zonën e Bankës Perëndimore Aswan në jug të vendit.

09:58
Takimi Putin-Kim. Kritika SHBA-së nga Koreja e Veriut

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka akuzuar SHBA-në se ka vepruar me qëllime të këqija gjatë samitit të mbajtur më herët këtë vit me Presidentin Donald Trump.

09:43
Tmerr pranë një shkolle! Gjendet një këmbë njeriu, policia nis hetimet

Policia ka nisur një hetim pasi një kalimtar që po shëtiste me qenin, zbuloi një këmbë njeriu vetëm disa metra larg një shkolle fillore mëngjesin e sotëm.

09:36
Fituan 4 milionë dollarë në lotari, kompania refuzon të japë paratë

Një hetim është duke u zhvilluar nga Lotaria Kombëtare pasi bosët u bënë dyshues për dy fitues të lotarisë në shumën e 4 milionë dollarëve.

09:20
Biden për President. Ish-zv/Presidenti i SHBA shpall synimet për Shtëpinë e Bardhë

Shpresa dhe ndryshimi janë lukse të së shkuarës. Joe Biden, po kandidon duke përdorur si armë elektorale frikën. “Nëse i japim Donald Trumpit 8 vite në Shtëpinë e Bardhë, ai do të ndryshojë një herë e përgjithmonë karakterin e këtij kombi”, tha ish-zv/Presidenti në videon në të cilën shpallte hyrjen e shumëpritur të tij në garën presidenciale 2020, një ditë më parë.

09:13
Vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër, arrestohen dy persona. Në kërkim i dyshuari kryesor

Në Shkodër u arrestuan dy persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali, më 30 mars.

09:12
Gjendet diamanti sa një top tenisi

Diamanti i dytë më i madh i paprerë në histori është zbuluar në një minierë në Botsvana nga një kompani minerare kanadeze. Diamanti 1.758 karat, i cili është më i madh se një top tenisi dhe peshon afër 352 gr, u zbulua vetëm tre vjet pasi bëri një zbulim të veçantë rekord në 2015.

09:04
Sherr për gjoksin, Rike Roçi i kthehet fanses: Plasi sytë! (Foto)

Ajo është një nga vajzat më simpatike që ka dalë nga shtëpia e Big Brother, por së fundmi Rike Roçi ka patur një “përplasje” me një ndjekëse të saj në Instagram.

08:47
Gruaja me tatuazhet e çuditshme në fytyrë arrestohet sërish (Foto)

Një grua me disa tatuazhe të rralla në fytyrë, përfshirë një rrjetë merimange në ballë, është arrestuar për të tretën herë brenda 6 muajsh.

08:25
Aplikimet për azil, gjysma e shqiptarëve u refuzuan në vitin 2018

Në raport me popullsinë, Shqipëria mban rekordin në botë për numrin e lartë të azilkërkueseve, por ka një normë shumë të ulët të njohjes së kërkesës së tyre.

08:05
Pogradec, makina del nga rruga; humb jetën 34-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot, rreth orës 00:45, në fshatin Rëmenj të Pogradecit.

05:53
Ukraina miraton ligjin e gjuhës, irritohen presidenti i sapozgjedhur dhe Rusia

Parlamenti i Ukrainës miratoi një ligj të enjten, i cili i jep status të posaçëm gjuhës ukrainase dhe e bën të detyrueshme për punëtorët e sektorit publik, një masë që Rusia e përshkroi si ndarëse dhe tha se ishte diskriminuese ndaj folësve rusë.

05:16
Britania dhe Kina bien dakord për raundin e ardhshëm të bisedimeve ekonomike

Britania dhe Kina do të mbajnë raundin e ardhshëm të Dialogut Ekonomik dhe Financiar (EFD) mes tyre, në mes të qershorit, në Londër, tha ministri i financave Philip Hammond të enjten, pas disa muajsh raporte se bisedimet ishin vonuar prej tensionit diplomatik.

04:38
Nuk ndryshojnë rregullat e “Oscars”, edhe “Netflix” e “Amazon” mund të garojnë

Pasi në shkurt “Netflix” fitoi tre çmime “Oscar” me filmin “Roma”, transmetuar në platformën streaming vetëm tre javë pas debutimit në kinema, pati kritika për shpërndarjen e statujave të arta.

03:54
Mbappe vrapon me ritme të frikshme, statistikat kërcënojnë Messin dhe Ronaldon

Bota e futbollit është e ndarë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, kur vjen diskutimi për futbollistin më të mirë në botë, por një tjetër yll; po kërcënon fronin e tyre.

03:10
“Nightmare Alley” sjell DiCaprion në rolin e një mashtruesi

Leonardo DiCaprio do të jetë protagonisti i filmit “Nightmare Alley”, që do të ketë si regjisor fituesin e çmimit “Ocar”, Guillermo del Toro.

02:27
Nicole Kidman mban vajzat larg teknologjisë dhe rrjeteve sociale

Jo celular dhe as akses në “Instagram”. Ky është stili edukativ që Nicole Kidman ka zgjedhur për të bijat, 10-vjeçaren Sunday Rose dhe 8-vjeçaren Faith Margaret, të lindura nga martesa me Keith Urban.

01:43
Portugezët përkujtojnë revolucionin “Karafil”, që solli fundin e diktaturës

Mijëra njerëz marshuan në Portugali të enjten për të festuar revolucionin thuajse pa gjak, 45 vjet më parë, që i dha fund diktaturës prej mëse katër dekadash, ndërsa politikanët thanë se zhvillimet ekonomike dhe sociale nuk kishin arritur përparimin e duhur demokratik.

01:04
Interi kërkon Alexis Sanchez, por ka një kusht për sulmuesin

Alexis Sanchez nuk po kalon një periudhë aspak të mirë te Manchester United, që kur u transferua atje vitin e kaluar, ndërsa nuk shikohet si titullar nga trajneri Solskjaer dhe mund të largohet në fund të sezonit.