“Pse duhet vizituar Shqipëria?”/ Rama në Samitin e Euronews, flet për transformimin e vendit: Nga 2 mln turistë, sot kemi 12 mln. Objektivi ynë, bota 29/09 13:46
Mbi vendimin e trupës së KQZ-së për mbarimin e mandatit të (tashmë) ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku ka reaguar sërish kryeministri i vendit, Edi Rama.
Këtë herë, përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan:
“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje?Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë”
Ju kujtojmë se reagimi i parë i kryeministrit erdhi disa minuta më parë, ku u shpreh se “institucionet janë institucione”.
Top Channel