Nora Istrefi organizon festën e frikshme për Halloween në shtëpinë e saj

31/10/2019 20:22

Edhe këtë vit Nora Istrefi ka filluar përgatitjet për festën e Halloween-it në shtëpinë e saj. Mesa duket ajo ka vendosur të ftojë shoqërinë dhe miqtë për të argëtuar vajzën e saj të vogël Renee.

Pak më parë Nora ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa pamje nga dekori. Shihen kunguj, kafka dhe simbole të festës në çdo cep të shtëpisë.

Presim të shohim se çfarë ka planifikuar këngëtarja për këtë mbrëmje dhe çfarë maskimi ka zgjedhur për veten dhe vajzën e saj.

 

Top Channel