Eurodeputeti i Demokracisë së Re Manolis Kefalojiannis ,njëkohësisht kreu i Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asocimitit BE-Shqipëri, i është drejtuar përsëri Komisionit Europian duke pyetur për çështjen e të drejtës së vetëpërcaktimit kombëtar si dhe të qasjes objektive të përbërjes fetare të shoqërisë shqiptare, sa i përket regjistrimit, që do të kryhet në Shqipëri në vitin e ardhshëm, raporton Aleksander Marku, korespondent i Top Channel në Selanik.

Kefalogianis deklaron se regjistrimi më i fundit i bërë në Shqipëri në vitin 2011 u kritikua nga të gjitha pakicat në Shqipëri dhe nga Këshilli i Evropës për parregullsi serioze. Ndërsa për Censusin 2020 , Kefalogianis thotë se është një regjistrim që pritet me interest të veçantë sa i perket qasjes së çështjeve të origjinës kombëtare, gjuhës amëtare dhe besimeve fetare të qytetarëve, raporton Aleksander Marku, korespondent i Top Channel në Selanik.

Duke vënë në dukje faktin se në procesin e regjistrimit BE është financuesi kryesor me më shumë se 8 milion EUR, duke mbuluar 80% të kostos totale, eurodeputeti grek, ndërsa veçon faktin se procedimi po zhvillohet dhe fondet dhe po rrjedhin, ligji i regjistrimit ende nuk është miratuar, ndaj shtron pyetjet: Cilat hapa synon të ndërmarrë Komisioni për të siguruar të drejtën e vetëpercaktimit kombëtare në regjistrimin e ardhshëm? Si do të sigurohet një qasje objektive ndaj perberjes fetare të shoqërisë shqiptare duke pasur parasysh arbitraritetin ne regjistrimin e mëparshëm?

Kefalojiannis, i njohur për pozicionimet e tij kritike të herëpashershme ndaj qeverive shqiptare në lidhje me të drejtat e minoritetit grek deklaron gjithashtu se “Çdo shtet që aplikon për t’u bërë anëtar i BE duhet të respektojë dhe të përmbushë kriteret e Kopenhagës, shtetin e së Drejtes, të drejtat sovrane te vendeve fqinje dhe të drejtat e minoriteteve -dhe shton se – “Greqia, mbështet qartë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor për sa kohë që ato përmbushin kërkesat e pranimit e përkundër zhgënjimit të tyre nga vendimi i Këshillit Evropian për të mos filluar negociatat e pranimit, shpresojmë se ata do të vazhdojnë me të njëjtën vendosmëri për të ndjekur reformat”.

Aleksandër Marku

Top Channel