Një tërmet i fortë ka lëkundur vendin tonë në orët e para të mëngjesit. Tërmeti ka pasur si epiqendër qytetin e Korçës dhe kishte një magnitutë 5.2.

Një banor nga fshati Vidohovë pas kësaj situatë ka thënë: “Kam dëm në shtëpi. Dëmet më kanë ardhur që nga tërmetet e para. Kemi frikë të rrimë brenda, por s’kemi ku të vemi. Ndjehem i rrezikuar. Nuk dua para, dua shtëpi. Deri më tani në shtëpinë time nuk është bërë asnjë riparim”, tregon ai.

  Tërmeti në Korçë/ Njerëzit dalin në rrugë në mëngjes herët, ja pamjet

Top Channel