Video/ Bebe Rexha ia merr valles mes tupanave, marton vëllanë me dasmë shqiptare 09/10 20:55
Angela Martini, është një nga modelet shqiptare më të komentuara në mediat rozë si për jetën e saj personale dhe atë profesionale.
Ajo prej vitesh jeton në Amerikë, ku me përpjekjet e saj ka arritur të ketë një karrierë të suksesshme në fushën e modelingut.
Së fundmi Angela ka zbuluar në rrjetin e saj social “Instagram” një tjetër pasion, të shkruajë. Ajo ka ndarë me ndjekësit datën e publikimit të librit të saj të parë.
“Më në fund erdhi dita, dhe jam shumë e emocionuar të lajmëroj se libri im do të publikohet në vendlindjen time, Shqipëri, në 11 nëntor”, shkruan Angela përkrah fotos në ‘Instagram’.
Top Channel