Pedagogu dhe aktivisti i njohur Endri Shabani foli në Open në Top Channel për ndikimin rus.

Shabani tha se liderët autoritarë kanë nevojë për një armik të madh. Rama nuk mund të ketë armik të madh Lulzim Bashën sepse Basha fle gjithë ditën dhe tani ka do të krijojë një armik siç ëstë ndikimi rus.

Debatet në studio vazhduan mes Shabanit dhe Pezës. Shabani tha se njerëzit kur janë të varfër influencohen direkt nga dikush që vjen me para.
Kur njerëzit s’kanë besim tek institucionet dhe nuk ndihen pjesë e shtetit atëherë bashkohen me grupe të tilla, ku përmendi edhe bashkimin që shqiptarët dhe kosovarët bënë me ISIS-in.

Ndërhyri Peza duke thënë se ndikimi rus ka qenë prezent edhe në Itali dhe vende të tjera të Ballkanit.

Po ka pasur por ato kanë pasur institucione dhe e kanë shmangur si rrezik dhe si ndikim. Gripi kap këdo, atë që është i shëndetshëm dhe atë të sëmurin. I shëndetshmi shërohet nga gripi, ndërsa ne të sëmurëve që skemi institucione na e merr shpirtin- tha Shabani.

Top Channel