Një 35-vjeçar ra në pranga teksa po tentonte të fuste lëndë narkotike në burgun e Fushë-Krujës.

A.N., banues në Durrës , gjatë kontrollit të shtetasve që hyjnë për të takuar familjarët e tyre që vuajnë dënimin në ambientet e I.E.V.P-së Fushë- Krujë, e kap në flagrancë duke futur 10 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, të cilat i kishte futur në xhepin e një xhupi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”.

Top Channel