Corbyn: Zgjedhjet e 12 dhjetorit një mundësi e gjeneratës për të transformuar shtetin tonë

01/11/2019 04:35

Britania e Madhe u drejtohet zgjedhjeve këtë dhjetor dhe të gjitha partitë kanë nisur fushatën për të marrë sa më shumë vota të qytetarëve.

Dy partitë kryesore Laburistët dhe Konservatorët janë në garë dhe çështja më e rëndësishmë është Brexit.

Lideri i laburistëve në Britani, Jeremy Corbyn është zotuar për të “transformuar” Britaninë teksa ka nisur fushatën zgjedhore në këtë shtet.
Corbyn ka premtuar se do të “rindërtojë” shërbimin publik dhe do të shënjestrojë “menaxherët e këqij dhe ndotësit e mëdhenj”.

Në një fjalim të mbajtur të enjten, ai i ka konsideruar zgjedhjet e 12 dhjetorit si mundësi “të gjeneratës për të transformuar shtetin tonë”.

Corbyn po ashtu ka thënë se laburistët do të lansojnë “fushatën më të madhe në histori”.

Top Channel