E shtunë, 27 Prill 2019
18:10
Kush konsumon gjysmë gote verë në ditë, rrezikohet më pak nga depresioni

Një studim i ri i kryer në Suedi, ka zbuluar se personat që konsumojnë një gjysëm gote verë në ditë kanë rrezikshmëri më të ulët ndaj depresionit.

17:58
I zgjidhet rripi i bikinit, modelja amerikane mbetet “zbuluar” në pishina (Foto)

Modelja amerikane Jennifer Nicole Lee, apo siç njihet ndryshe, “mbretëresha e fitnessit”, u bë pjesë e një incidenti hot këtë javë.

17:46
“Bashkëveprim ushtarak Rusi-NATO”, Gerasimov telefonon Scaparrottin

Mediat ruse raportojnë këtë të shtunë se Gjenerali Valery Gerasimov, shef i Forcave të Armatosura ruse, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Komandantin Suprem të forcave të NATO-s në Evropë, Curtis Scaparrotti.

17:35
Skënderbeu-Flamurtari, sfida që luhet për Europën

Skënderbeu-Flamurtari është një prej ndeshjeve me më shumë interes në javën e 31 të Kategorisë Superiore, pasi në lojë është zona evropiane për të dyja këto skuadra.

17:34
Epidemia e Fruthit, Trump thirrje amerikanëve të vaksinohen

Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje amerikanëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga epidemia e fruthit që është shfaqur në disa zone të Shteteve të Bashkuara.

17:34
Jelekverdhët vijojnë protestat në Francë

Jelekverdhët po protestojnë për të 24-ën javë rresht në qytetet kryesore të Francës, duke kundërshtuar politikat ekonomike të presidentit Emmanuel Macron.

17:33
Tirana, “shtëpia” e Jazz-it, marrin pjesë muzikantë nga i gjithë rajoni

Tirana është për të dytin vit mikpritëse e muzikantëve të Jazzit nga i gjithë Ballkani, në edicionin e dytë të Festivalit Ballkanik të Jazzit.

17:31
Kosnett: S’mund të mohohen krimet kundër njerëzimit në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të Masakrës së Mejës, tha se mohimi i ngjarjeve të tilla “ua rihap plagët të gjallëve dhe e kthen rajonin prapa”.

17:24
Vijon transformimi i lagjeve të Laprakës, zgjidhet problemi i baltës dhe ujërave të zeza

Lagjet në zonën e Laprakës në kryeqytet po pësojnë ndryshim të vazhduar, me zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore për urbanizimin dhe transformimin e zonës.

17:21
Koreografi me origjinë shqiptare, pjesë e Akademisë së Arteve në Francë

Angjelin Preljocaj, koreograf i njohur francez me origjinë shqiptare, u zgjodh anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës, në seksionin e koreografisë.

17:17
Sërish përleshje në Sri Lanka, dhjetëra të vdekur

Incidente të reja me armë zjarri janë regjistruar në rajonin Kalmunai pjesën lindore të Sri Lankës, ku forcat qeveritare dhe persona të armatosur u ngërthyen dje në konflikt vdekjeprurës.

17:06
Rama: Më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet. Marrim të gjitha bashkitë

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani deklaroi se opozita me bllokimin e rrugëve nuk do të mund të ndalë zhvillimin e vendit.

17:01
Pamje të reja të sulmit terrorist në Sri Lanka (Video)

Pamje të reja të sulmit terrorist që mori jetën e 100 personave në kishën St Sebastian. Policia e Sri Lankës është në kërkim të një personi, i cili shfaqet në video tepër dyshues pak momente para shpërthimit te bombës.

16:51
Trump mirëpret ndihmën e Rusisë dhe Kinës për Korenë e Veriut

Presidenti Donald Trump tha se mirëpret ndihmën nga Rusia dhe Kina për çështjen e Koresë së Veriut, pas zhvillimit të një samiti këtë javë në Rusi, mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.

16:38
Luan futboll mbi karrocë, aftësitë ndryshe nuk e ndalojnë të realizojë ëndrrën

Jeta ndonjëherë na vë para vështirësish të mëdha, por njerëzit e fortë nuk dorëzohen dhe madje me vullnetin dhe dëshirën e tyre, ia kanë dalë të bëhen njerëz të suksesshëm dhe inspirues për të tjerët.

16:38
Misteri  ende i pazgjidhur i zhdukjes së banorëve të një fshati të tërë

Në vitin 1930, një gjuetar me emrin Joe Labelle vizitoi një fshat të vogël Inuit në Kanada, të cilin ai e kishte vizituar shumë herë më parë. Ai u trondit kur e gjeti atë plotësisht bosh.

16:26
Presidenti kinez: Ekonomia botërore po përballet me faktorë destabilizues

Në kryeqytetin kinez Pekin, po zhvillohet samitin dyditor për “Rrugën e Re të Mëndafshit”. I pranishëm është dhe ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier i cili është takuar me të ngarkuarin kinez për bisedimet tregtare me SHBA, zëvendëskryeministrin, Liu He. Synimi është te sheshohet konflikti tregtar mes dy ekonomive më të mëdha në botë, SHBA e Kinë, thotë DW.

16:19
Spanja voton të dielën, frikë nga rritja e  ekstremit të djathtë

Spanjollët i drejtohen të dielën qendrave të votimit ndërsa politiken mainstream e ka pushtuar frika e një rritje te ndjeshme të ekstremit të djathtë. Këto janë zgjedhjet e treta të përgjithshme në Spanjë gjatë katër vjetësh dhe loja elektorale ka ndryshuar.

16:12
Charlize shkëlqen në premierën e filmit në “Long Shot” 

Charlize Theron i la të gjithë pa frymë në premierën e filmit të fundit të saj “Long Shot”,  në Londër. Aktorja e famshme hollivudiane u shfaq me një bluzë të hapur përpara në formë “pikë loti” dhe thonj shumëngjyrësh, që duket se është tendenca e fundit e yjeve. 

16:07
Protesta te Ura e Bahçallëkut/ Procedohet kreu i PD-së në Shkodër, bashkë me 9 shtetas të tjerë

Një ditë pas protestës së organizuar në urën e Bahçallëkut, ku partia Demokratike e Shkodrës dhe mbështetësit e saj bllokuan rrugën për të mos lejuar hyrjen e kryeministrit Edi Rama, policia ka nisur procedimet ndaj pjesëmarrësve.

16:02
Korça ‘pushtohet’ nga turistët e huaj, për Pashkë

Korça është mbushur këtë fundjavë nga mijëra turiste dhe vizitorë, të cilët kanë zgjedhur këtë qytet për të festuar Pashkën ortodokse por edhe për të pushuar.

15:39
E diela e pashkëve me diell, reshjet e shiut rifillojnë të hënën

I gjithë territori i Shqipërisë këtë të shtunë u përfshi nga reshje të dendura shiu. E diela e Pashkëve do jetë e kthjellët por shiu rikthehet të hënën.

15:31
Dëshmitë e gjalla të Çamërisë/Sonte në “Gjurmë Shqiptare”, rrëfimet e të mbijetuarve të gjenocidit

Shumë shtëpi janë ende të tilla në Çamëri, të boshta, të braktisura, si dëshmitare të kohëve të shkuara, kur këtu jetonin banorët e tyre autoktone, shqiptarët. Në një pjesë pas masakrave të vitit 1944, u vendosën banorë të rinj grekë, të tjerat janë vënë nën pushtetin e bimësisë, e kohës që pavarësisht gjithçkaje nuk ka mundur t’i zhduke plotësisht.

15:14
Nuk do prishet kontrata për Rinasin, Balluku sqaron: Verifikim problemeve për të rritur përfitimet

Verifikimi i zbatimit të kontratës se koncesionit të Rinasit nuk do të thotë prishje e marrëveshjes sipas qeverisë. Një dite pas publikimit të vendimit të këshillit të ministrave që autorizonte avokaturën e shtetit për gjetjen e një studio ligjore ndërkombëtare për verifikimin e kontratës së koncesionit të aeroportit të Rinasit, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qetësuar urat, duke deklaruar se nuk bëhet fjale për prishje të kontratës.

14:22
Basha shpalos programin e PD për shëndetësinë: Paga 1200 euro mjekëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka premtuar se pasi t’u kthejë pushtetin qytetarëve, do të trajtojë menjëherë dhe me prioritet problemet emergjente në shëndetësi.

14:19
Zinxhiri i 13 vrasjeve mes dy klaneve mafioze për drogën që vjen nga Shqipëria

Bosi i drogës, Girolamo Perna vdiq në një pritë mafioze mbrëmjen e 26 prillit në Vieste të Italisë. Perna ishte pranë shtëpisë së tij së bashku me një person tjetër, kur vrasësit e identifikuan dhe e vranë me armë zjarri.

14:05
Britania “nën pushtetin” e dallgëve 10 metra, 25 mijë shtëpi pa energji

Stuhia Hannah ka përfshirë Britaninë e Madhe, duke sjellë erëra dhe shi të rëndë dhe duke lënë mijëra prona pa energji.

13:56
Putin do që të takohet me Presidentin e Ukrainës: T’i japim fund konfliktit

Presidenti rus Vladimir Putin shtroi të shtunën mundësinë për të takuar presidentin e zgjedhur të Ukrainës, një shenjë kjo  që Moska mund të dëshirojë të përmirësojë marrëdhëniet që u përkeqësuan pas aneksimit të Krimesë të vitit 2014.

13:50
Konsulencë ndërkombëtare për Rinasin/ Balluku: Po marrim masat maksimale

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka reaguar sa i takon autorizimit të Avokatit të Shtetit për të kontraktuar një studio ndërkombëtare ligjore, për shërbim konsulence, për marrëveshjen koncensionare me kompaninë kineze në aeroportin e Rinasit.

13:47
Shpërthim metani në miniere, 4 të vdekur dhe 13 të zhdukur

Zyrtarët separatistë në lindje të Ukrainës thonë se nga shpërthimi i metanit në një minierë qymyri janë  vrarë të paktën katër persona dhe 13 të tjerë janë zhdukur.

13:43
Dhunë ndaj gruas, vajzës dhe kalimtarit; në pranga 45-vjeçari

Policia ka arrestuar në flagrancë për dhunë në familje dhe plagosje të lehtë me dashje 45 vjeçarin G.K., me banim në Vlorë

13:32
“Bindja Demokratike”, Patozi shpall fushatën e anëtarësimeve

Astrit Patozi vetëm pak pasi KQZ regjistroi partine më të re politike, “Bindja Demokratike”, ka reaguar me një shënim në faqen e tij në Facebook, duke shpallur fushatën kombëtare të anëtarësimeve.

13:22
Thirrja e deputetëve armenë: Aktivisti transgjinor të digjet për së gjalli

Gruaja transgjinore e parë, e regjistruar në Armeni ka marrë kërcënime me vdekje pas një fjalimi historik në asamblenë kombëtare të vendit të saj. Lilit Martirosyan u bë anëtari i parë i komunitetit lezbik, homoseksual, biseksual, transeksual dhe interseks (LGBTI) që foli  kundër diskriminimit  dhe për të drejtat e njeriut.

13:19
Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë apel për ndihmë Merkelit: Ndërhyni!

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përmes një letre të hapur i drejtohen Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron në prang të samitit që do të organizohet në Berlin.

13:14
Diaspora/ Marko Caka, një histori si në filma…

Në episodin e “Diaspora” është reportazhi i Marko Cakës, aktori i cili ka arritur të realizojë ëndrrën e tij dhe të ketë një karrierë të suksesshme në Hollywood.

13:05
E la të dashurën për një tjetër, Gjykata urdhëron burrin: Jepi dëmshpërblim

Një gjykatë rumune ka urdhëruar një burrë që të paguajë kompensim për ish-të fejuarën, pasi e la “të poshtëruar” dhe që ka nevojë për një psikolog. Burri e la të dashurën vetëm pak orë pas fejesës.

13:01
Gruaja më e bukur në botë, revista “People” shpall aktoren Jennifer Gartner

Revista “People”  zgjodhi aktoren amerikane Jennifer Garner si gruan më të bukur në botë për 2019-ën. Përshkrimi i bërë asaj është :-“ Vajza rrezëllitëse e portës ngjitur”, një njeri që e ka ruajtur thjeshtësinë e saj pavarësisht famës ndërkohë që me tre fëmije, ka një pamje fizike të admirueshme!

12:53
Dëbimi i turqve nga Kosova, Thaçi nuk dëshmon

Hashim Thaçi nuk dëshmoi në Komisionin Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, me arsyetimin se ka pasur shkelje të mëdha ligjore në punën e këtij komisioni.

12:46
Të shtëna me armë në Velipojë, detajet e para

Në Luarz të Veliposës është raportuar për të shtëna me armë. Sipas policisë, nga një automjet është qëlluar në ajër.

12:42
Fruthi po kthehet në kërcënim, Trump thirrje amerikanëve: Vaksinohuni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen, për shkak se sëmundja po përhapet me ritme shqetësuese.

12:33
E restaurojnë besimtarët/ Kisha e Hoshtovës në Zagori në gjendje të rëndë

Në Zagori një prej zonave më të thella të qarkut të Gjirokastrës jetojnë sot vetëm 20% e popullsisë të viteve ’90. Braktisja prej banorëve, por edhe prej institucioneve ka sjellë ndër vite një degradim të thellë të qendrave të fshatrave, çesmave, objekteve publike, shkollave, qendrave të dikurshme të kulturës, kishave dhe urave mesjetare.

12:22
Artizanët e qirinjëve/ Tradita që trashëgohet në Berat

Kela Oco është djali një kishtari dhe një artizani ndaj dhe si profesion ka zgjedhur të bëjë punimin e qirinjve artizanale.

12:16
Festa në familjet me dy fe/ Historia e myslimanes që përgatit vezët e Pashkëve

Në 45 vite martesë Rolanda dhe Pandeli Suli nga Elbasani, kanë festuar pashkë, Krishtlindje, Bajram e Nevruz. Ajo u rrit në një familje me tradita myslimane ndërsa sot, jo vetëm bën vezët e kuqe, por shkon rregullisht në kishë.

11:48
Rama prezanton kandidatin në Elbasan: Zgjedhjet më 30 qershor, do fitojmë të gjitha bashkitë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të këtij qyteti, prefektin Gledian Llatja, duke konfirmuar sërish se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

11:41
Denoncimi i Fiks Fare, policia procedon penalisht 2 shtetas

Pas lajmit në emisionin investigativ Fiks Fare, në ekranin e Top Channel se në fshatin Kozare, kultivuesit përdornin kimikate të dëmshme, për rritjen dhe pjekjen përpara kohe të perimeve ka reaguar policia e Beratit.

11:41
Rama ironizon Kryemadhin: Fallxhorja e ka parë në filxhan që do më bjerë infarkt

Nga Elbasani, kryeministri Edi Rama ka ironizuar Monika Kryemadhin, e cila ka qenë edhe deputete në këtë qark. Ai tha se “fallxhorja”, e ka parë në filxhan që kryeministrit do t’i ndodhë diçka të keqe.

11:29
Tabaku: Shqiptarët të varfër, ja ç’ofron PD

Në një postim në facebook, ish deputetja e PD, Jorida Tabaku shkruan se shqiptarët sot janë më të varfër ndërsa krejt e kundërta është për qeveritarët.

11:25
Rama në Elbasan: Qazimi po e mbyll me nder mandatin

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku bëri një panoramë të investimeve  në këtë qytet, gjatë kohës që Bashkia është drejtuar nga Qazim Sejdini.

11:20
Sot në “Hipokrati”, alergjitë

Në rang global, sëmundjet alergjike po njohin rritje, sidomos në vendet e industrializuara. Një në 3 fëmijë është i ndjeshëm ndaj alergjenëve të zakonshëm.

11:14
Masakër në bregdetin francez! Gjenden qindra delfinë të ngordhur

“Një numër rekord delfinësh të ngordhur janë gjetur në bregun e Atlantikut, pasi u kapën në rrjetat e peshkimit, tha të enjten Observatori i Pelagisit.

11:08
“Peshkaqeni” i ushtrisë amerikane

Me një gjatësi prej 91 metrash dhe lartësi afro 19 metra në bishtin e tij, ky mund të konsiderohet edhe si avioni më i frikshëm transportues ushtarak i Forcave Ajrore amerikane.

11:03
Regjistrohet partia e Astrit Patozit, ja kush votoi kundër

Me 4 vota pro përfaqësuesit e maxhorancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar sot pranimin e kërkesës për të regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit, Partinë ‘Bindja Demokratike’ me kryetar, Astrit Patozin.

10:54
Partizani-Laçi, Starova kërkon t’i shtyjë festën skuadrës së zemrës

Partizani do të zbresë sot në fushë për të kërkuar fitoren e radhës në javën e 31-të të Superligës dhe për të mbyllur sa më shpejt llogaritë me titullin kampion.

10:51
Dorëshkrimi Voynich, që askush në nuk e kupton

Dorëshkrimi Voynich është një libër 500-vjeçar, i shkruar në një gjuhë misterioze që askush nuk e ka deshifruar. Ai u emërua pas Ëilfrid Voynich, e bleu dorëshkrimin në Itali në vitin 1912.

10:40
Traub, motori më unik në botë që kaloi 40 vite i fshehur në mur

Një motor tërësisht i paprekur 100-vjeçar Traub është gjetur brenda një muri. Ai ende është në gjendje pune dhe është  një model unik. Ekspertët thonë se nuk ka motor tjetër Traub dhe shumë kolektorë u habitën pse kaloi 40 vjet i fshehur brenda një muri.

10:34
E mbylli familja në shtëpi, 90-vjeçarja zbret nga dritarja

Pasi zbuloi që e kishin mbyllur në shtëpi, 90-vjeçarja mori çantën në krahë dhe zbriti 10 kate, duke tmerruar kalimtarët.

10:28
E thotë shkenca!/ Ja pse tradhtojmë!

Marrëdhëniet nuk janë gjithnjë të lehta. Ka gjithmonë një mijë gjëra që mund të shkojnë keq, por duhet të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që gjërat të funksionojnë.

10:18
Pashkët/ Mesazhi i Kryepeshkopit Anastas: Të mposhtet arroganca e egër që vret paqen!

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkë.

09:53
130 motoristë nga e gjithë Evropa zbresin sot në sheshin “Skënderbej”, ja surprizat e festës

Është bërë tashmë traditë që Motofest zhvillohet çdo vit duke mbledhur të gjithë dashamirësit e Harley Davidson dhe muzikës rrok. Por ndryshe nga vitet e mëparshme, për herë të parë organizohet në Shqipëri një tubim ndërkombëtar motorësh, ku 130 motoristë nga e gjithë Evropa, do t’i bashkohen motoristëve tanë nga të gjitha trevat Shqiptare.

09:39
Rama në Elbasan, opozita bllokon rrugën

Në kuadër të turit “Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatin e ri për kryetar bashkie të këtij qyteti, Gledian Llatjan, i cili aktualisht mban postin e prefektit të qarkut.

09:29
“Osumi” prangos 2 shtetas, kapen me armë e drogë

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër po procedohet i lirë pas një aksioni finalizuar me sekuestrim kokainë dhe armësh. në Çorovodë.

09:11
Përplasi për vdekje kalimtarin, arrestohet shoferi

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit që përplasi për vdekje një kalimtar në Elbasan dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

09:04
Besimtarët ortodoksë në Berat kremtojnë të Premten e Zezë. Epitafi përshkon shëtitoren e qytetit.

Në prag të Pashkës,besimtarët ortodoksë beratas,kremtuan të Premten e Zezë që simbolizon Vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq.

08:46
A i ka bërë Shqipëria detyrat? “Në Tiranë, besim dhe skepticizëm për hapjen e negociatave”

Besimi se Këshilli Europian do të hapë negociatat e anëtarësimit në BE me Shqipërinë shoqërohet me skepticizëm dhe pasiguri nga analistë e studiues në Shqipëri.

08:32
Mësoni joga-n me Christine McGuinness!

Christine McGuinness ka punuar një sesion të tërë në natyrë duke bërë joga në Peckforton Castle në Cheshire.

08:12
Katër gjëra që duhen bërë në mëngjes, për të qenë më shumë produktivë

Mënyra se si e nisni ditën tuaj mund ta ndryshojë gjithë vazhdimin e saj.

07:57
Bombardimet në Sri Lanka/ Gjenden disa trupa në Sainthamaruthu

Trupat e 15 personave janë gjetur pas një beteje të ashpër midis policisë së Sri Lankës dhe disa militantëve islamikë në lindje të vendit.

05:27
Suksesi pas problemeve, cilët janë VIP-at që ia kanë dalë

Karriera e yjeve hollivudianë nuk është e lehtë për t’u menaxhuar dhe ka ndodhur shpesh që disa personazhe të njohur të ekranit janë tërhequr nga projektorët, pasi kanë qenë të përfshirë në skandale apo incidente të ndryshme.

05:19
Pentagoni vendos të dërgojë 300 trupa shtesë në kufirin me Meksikën

Pentagoni tha të premten se pritet të dërgojë rreth 300 trupa shtesë në kufirin me Meksikën, duke përfshirë afërsisht 100 kuzhinierë, të cilët do të përgatisnin ushqimin, duke shkelur politikën e kaluar, që shmangte kontaktin e trupave me emigrantët.

04:59
Zbulohet ideja e “çmendur”, një film “Rocky Vs. Karate Kid”

Ylli i “Cobra Kai”, Ralph Macchio ka zbuluar idenë më të ‘çmendur’ për një vazhdim të “Karate Kid”, i cili do të ishte një ndërthurje me “Rocky”.

03:27
“Once upon a time in Hollywood”, DiCaprio e Pitt vijojnë punën për xhirimin e filmit të 9

“Entertainment Weekly” publikoi foton ekskluzive të protagonistëve kryesorë të “Once upon a time in Hollywood”, i nënti film i drejtuar nga Quentin Tarantino, ku Leonardo DiCaprio e Brad Pitt shfaqen në banakun e një lokali.

01:54
Rusia do të rifillojë brenda dy javëve furnizimin me naftë nëpërmjet tubacionit të Europës

Rusia ka në plan të rikthejë furnizimet e naftës nëpërmjet tubacionit të saj kryesor të Druzhba në Evropë, brenda dy javëve, pas bisedimeve të përbashkëta me Bjellorusinë, Ukrainën dhe Poloninë të premten në Minsk.

01:16
UEFA dënon Malin e Zi për racizëm, përfiton edhe Kosova

Koret raciste nga ana e tifozëve malazezë ndaj futbollistëve me ngjyrë të përfaqësueses angleze në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020, i kanë kushtuar shtrenjtë përfaqësueses së malit të Zi.

00:39
Njihuni me Bond Girl në filmin e ri të “agjentit 007” (Foto)

Ana de Armas do të jetë Bond Girl në kapitullin e ri të sagës “James Bond”. Armas ka lindur në Santa Cruz de Norte të Kubës në vitin 1988 dhe ky është një rol i rëndësishëm për të kurorëzuar një karrierë gjithmonë e në rritje të saj në Hollywood.

00:04
Trump mohon pagesën për lirimin e studentit amerikan, nga Koreja e Veriut

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara nuk i paguan para Koresë së Veriut, për lirimin e Otto Warmbier, një ditë pasi një raport tha se Trump kishte miratuar një projekt-ligj prej 2 milionë dollarësh për Phenianin, në këmbim të kujdesit ndaj studentit amerikan.

E premte, 26 Prill 2019
23:35
Të shtëna me armë në Mëzez, plagosen dy të rinj

Një shtetas 17-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë, gjatë një sherri të regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

23:27
Meganit i “shpërthen” dekolteja në një premierë në Londër (Foto)

Ylli i “Love Island”, Megan Barton Hanson tregoi asetet “vrasëse” të saj, në premierën e filmit “Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile” në Londër.

23:07
Liverpooli shkatërron Hudeersfieldin dhe rikthehet në krye

Liverpooli nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për titull dhe sot ka marrë një fitore 5-0 ndaj Huddersfieldit, që e ka ngjitur sërish në krye të renditjes.

22:57
Itali, kapen 1.5 ton marijuanë, në pranga dy skafistë shqiptarë

Një superoperacion i kryer në mesnatë nga autoritetet ligjzbatuese të fqinjit të përtej Adriatikut ka çuar drejt prangave dy skafistë shqiptarë, të cilët po i shmangeshin ndjekjes në ujërat e Santa Maria di Leuca, në brigjet puljeze, në bordin e një gomoneje që kishte jo pak, por një ton e gjysmë marijuanë.

22:41
Cilët po veprojnë saktë? Ata që bëjnë dushin në mbrëmje apo në mëngjes?

Ka dy lloje njerëzish në botë: Ata që bëjnë dush në mbrëmje dhe ata që bëjnë dush në mëngjes.

22:28
Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të shpresojnë për hapjen e negociatave

Komisioneri Europian për Zgjerim, Johanes Hahn, ka deklaruar për mediat gjermane se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të jenë optimistë që pas zgjedhjeve të PE-së, Komisioni do të japë rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave, duke u bazuar mbi reformat që kanë ndërmarrë të dy vendet.

22:20
Kremtohet e Premtja e Zezë/ Dita që për ortodoksët simbolizon vdekjen e Jezusit mbi kryq

Mijëra qytetarë dhe besimtarë në Korçë kremtuan të Premten e Zezë e cila simbolizon edhe vdekjen e Krishtit në Kryq.

22:06
Trump tërheq Shtetet e Bashkuara nga Traktati i Armëve të OKB-së

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi këtë të premte se administrata e tij do të tërheqë “firmën” e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i OKB-së për Tregtinë e Armëve, në përgjigje të shqetësimeve të shprehura nga aktivistët e të drejtave të armëve se, ai traktat mund të dëmtojë të drejtën e amerikanëve për të mbajtur armë.

22:01
23 fotot që tregojnë të vërtetën për shoqërinë tonë

Gjuha e artit luan rolin e një ngjashmërie të përsosur ose metaforë për të shprehur të vërtetën e theksuar, atë që shpesh nuk e kuptojmë.

21:47
Sulmoi arbitrat në Instagram, 3 ndeshje skualifikim për Neymarin

UEFA është treguar shumë e ashpër, e jo ndaj një futbollisti dosido, por një ikone të futbollit të kohëve të sotme, brazilianit Neymar.

21:41
Presidenti i ardhshëm i BE-së: Turqia nuk mund të bëhet pjesë e jona

Manfred Weber, lideri i Partisë Popullore Europiane, që pritet të zëvendësojë Jean Claude Juncker si President i Komisionit Europian, duke se nuk e ka aspak Ballkanin në agjendën e tij.

21:30
Spalletti: Nuk e di nëse do të qëndroj tek Interi. Por do të demaskoj lojtarët

Sfida kundër Juventusit padyshim që do të vendosë shumë nëse do të “blindohet” kualifikimi në Championsin e vitit të ardhshëm.

21:27
Ekspozitë për Aleksandër Moisiun/ 7 vite kërkime për të mbledhur dokumentet e panjohura

Kjo këtu është një dëshmi e Kishës Autoqefaqe Ortodokse të Shqipërisë, sipas së cilës thuhet se Aleksandër Moisiu ishte një shqiptar i krishterë. Ai e kërkoi këtë dëshmi për të shpëtuar prej persekutimit nazist, i cili nisur edhe nga mbiemri i tij dyshonte se mund të ishte me prejardhje hebreje.

21:25
3-vjeçarja mbajti gjallë vëllain foshnje për 3 ditë, pranë prindërve të vdekur

“Është mrekulli që foshnja është gjallë, dhe tre-vjeçarja është heroinë”, thanë fqinjët pasi e gjetën vogëlushen në shtëpi, bashkë me vëllain e sapolindur, ndërkohë që dy prindërit ishin të vdekur, pasi babai kishte vrarë nënën dhe më pas veten.

21:16
Elbasan, ndërron jetë kalimtari i aksidentuar në qendër të qytetit

Kalimtari i përplasur nga një mjet mesditën e kësaj të premteje, në qendër të qytetit të Elbasanit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve e për pasojë ka ndërruar jetë.

21:00
Varfëria e emigrantëve europianë në Nju Jorkun e 130 viteve më parë

Pak njerëz e dinë që këto fotografi shaktuan një prej reformave më të mëdha sociale në shekullin e 19-të.

20:46
Orikum, furra e bukës lë pa gjumë banorët/ Fiksi i zgjidh problemin

Furra e bukës, pa leje mjedisore dhe izolim termo-akustik lë pa gjumë banorët për shkak të zhurmave. Prej më shumë se një viti ata janë ankuar por nuk kanë marrë zgjidhje as nga bashkëqeverisja. Fiksi i ”zgjidh” problemin brenda javës.

20:30
CIA i bashkohet rrjetit Instagram. Në postimin e saj të parë janë foto që mbartin mesazhe të fshehta

CIA i bashkohet rrjetit social Instagram me një foto e cila shfaq një tavolinë të mbushur me mesazhe të fshehta dhe ngacmon vëmendjen e ndjekësve. Pyetja qëndron, a mund ti zbuloni këto mesazhe?

20:18
Arrestimi i 6 për Rinasin/ Lleshaj: Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të dikujt!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pasi u arrestua edhe personi i gjashtë në lidhje me grabitjen në Rinas.

20:14
Gjenden mbetjet arkeologjike të nënës dhe fëmijës të mumifikuar, në Egjipt.

Gjetje të reja arkeologjike në Egjipt, të një varri i cili përmbante 30 mumie duke përfshirë një nënë dhe një fëmijë të mbivendosur mbi njëri-tjetrin.

20:10
Kinë, qentë mblidhen në kushte të këqija para se të theren për festivalin

Me qindra qen, disa prej të cilëve janë vjedhur edhe nga oborret e familjeve që i mbanin si kafshë shtëpiake, mbahen në kushte të këqija para se të theren për festivain e përvitshëm në Julin, Kinë, ku gatimi i preferuar është mishi i qenit.

20:00
Austria: Mbështesim Shqipërinë; Cakaj: Marrim kryesimin e OSBE-së në 2020-n

Austria do të mbështesë Shqipërinë për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Kjo u konfirmua gjatë vizitës së ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili u takua me homologen Karin Kneissl, e cila tha se progresi i Reformës në Drejtësi dhe fushave të tjera duhet të vlerësohen dhe të merren në konsideratë.

19:58
Në shtëpinë e “skifterit” të Londrës, në Gjorm. Flasin të afërmit

Në fshatin Gjorm të Vlorës, familja e skifterit që terrorizoi Londrën me plaçkitje për 10 vite më radhë nuk dinte asgjë për jetën e tij të dyfishtë.

19:54
Verifikim koncesionarit të Rinasit. Qeveria pajton konsulent ndërkombëtar

Qeveria po përgatitet për të hapur luftë me koncesionarin e Rinasit, i cili ruan të drejtat e shfrytëzimit të aeroportit deri në vitin 2027.

19:42
Tri kandidatë për kryeprokuror. Në garë, avokati Alushaj dhe prokurorja Memçaj

Ka shkuar në 3 numri i pretendentëve për Prokuror të Përgjithshëm. Pas prokurorit të Krimeve të Rënda, Olsian Çela, kanë dorëzuar dosjen për në garë edhe avokati Lulzim Alushaj dhe prokurorja e Apelit, Fatjona Memçaj.