Shtatë mercenarë rusë janë vrarë nga ISIS në dy sulme të ndryshme që janë bërë në Mozambik. Katër prej tyre janë vrarë e më pas u është prerë koka.

Rusët po luftonin për një grup të lidhur me qeverinë në fuqi dhe janë vrarë gjatë dy sulmeve të ndryshme të kryera gjatë muajit të shkuar, sipas burimeve nga ushtria e Mozambikut.

Rusia ka që në vitin 2017 që i ofron mbështetje Mozambikut për të luftuar grupet terroriste në vend, megjithatë ka mohuar të ketë dërguar trupa brenda shtetit afrikan.

Aj.P

FOTO GALERI
1/3

Top Channel