Kostume të frikshme, kërcime e madje edhe ngjyrime politike ishin ato që u panë në paradën e hallouinit në qytetin e Nju Jorkut. Parada e Hallouinit në këtë qytet është e përvitshme, me mijëra pjesmarrës që zgjedhin kostume nga më të larmishmet dhe me to parakalojnë përmes Nju Jorkut, shoqëruar nën ritme festive.

Sidoqoftë, ajo që duhet të jetë një paradë fikëndjellëse, nuk ka mundur të shpëtojë nga politike, me shumë pjesëmarrës që kanë zgjedhur të vishen si politikanë, që i duan ose jo, dhe me të tjerë, që japin mesazhe politike.

“Unë sot jam Elizabeth Warren. Në garë për zgjedhjet e 2020-ës. Ëndërroni shumë, luftoni shumë! Është koha për një grua në Shtëpinë e Bardhë”, shprehet Sondra Shaye.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë, këtu nga parada e Hallouinit, të tregojmë fuqinë tonë. Fuqia për popullin e Hong Kongut. Nga këtu kërkojmë demokraci dhe liri për Hong Kongun”, ka thënë një qytetar.

Sidoqoftë, kanë qenë më shumë se 50 mijë vetë, ata që me kostumet e tyre më të frikshme, më të çuditshme apo më emblematike, u mblodhën në fshatin Greenuic në Nju jork, për të marrë pjesë në paradën e 46, të përvitshme të Hallouinit.

Ardita Becolli

Top Channel