Në atentatin që ndodhi sot në Durrës ku dyshohet që shënjestra të ketë qenë prokurori Arjan Ndoj mbeti i plagosur rëndë Andi Maloku, shofer i tij dhe është momentalisht në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia vazhdon që ta mbajë të rrethuar spitalin teksa brenda ndodhet Maloku ku po merr mjekim.

Ndërkohë është gjetur një makinë në Ishëm ku brenda saj kishte dy kallashnikov si dhe maska. Kjo makinë dyshohet të jetë e autorëve.

Top Channel