Rreth orës 16:30 të ditës së sotme një breshëri plumbash u derdh mbi makinën me targë AA 333 ZD, e cila drejtohej nga shtetasi Andi Maloku dhe ku pasagjerë ishin Arjan Ndoji, prokuror i Durrësit, dhe Landi Muharremi, person me precedent të theksuar kriminal.

Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shkozetit dhe ishin kalimtarë të rastit që i erdhën menjëherë në ndihmë të plagosurve.

Pamjet e publikuara pak pas ngjarjes tregojnë momentet kur të plagosurit nxirren në gjendje të rëndë nga makina, e cila kishte dalë nga rruga.

  Pamjet/ Pak minuta pas atentatit, prokurori dhe shoqëruesit nxirren nga makina

Arjan Ndoji dhe Landi Muharremi ndodhen në spitalin e Durrësit, ku ndodhen gjithashtu forca të shumta policie, ndërsa Andi Maloku, për shkak se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, është vënë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e traumës në kryeqytet.

  VIDEO/ Spitali i Durrësit në “shtet rrethim”, asnjë nuk hyn dot

Në vendngjarje mbërritën drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Ardi Veliu, Donika Prela,  Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj. Martini dhe Hajdarmataj do të jenë prokurorët që do të hetojnë çështjen.

  Atentati ndaj Ndojit – Në vendngjarje zbresin drejtuesit e lartë të Policisë dhe Prokurorisë

Deri më tani nuk është konfirmuar se kush është ishte shënjestra e atentatit pasi si prokurori Ndoji, ashtu dhe shoqëruesi i tij, Muharremi, kanë patur probleme.

Prokurori Arjan Ndoji ka pasur një pasuri të shumëdiskutuar, të cilën pati deklaruar se e vendosi gjatë të ushtruarit të profesionit të avokatit pasi u shkarkua si prokuror i Durrësit. Pas rikthimit në prokurorinë e Durrësit ai është përballur me disa akuza për përfitim të padrejtë të një lokali në zonën e Fushë Krujës, si dhe dhunimin e një avokati në Durrës me të cilin pati konflikt verbal gjatë një seance gjyqësore.

Muajin e fundit, Ndoji u akuzua publikisht nga Erjon Braçe, zv.kryeministër, dhe Edi Rama, kryeministër, si prokuror i lidhur me bandat kriminale dhe shkelës i Kushtetutës.

  Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Kryeministri e përfshiu në grupin “KÇK”, akuza edhe nga Braçe

Për akuzat ndaj Ndojit reagoi edhe Partia Demokratike, e cila i konsideroi shantazh ndaj drejtësisë dhe kërkoi nisjen e hetimeve për dy zyrtarët e lartë të Qeverisë.

  Atentati në Shkozet/ Akuzat e Ramës dhe Braçes ndaj Ndojit, PD kërkoi hetim për dy zyrtarët e lartë

Sa i përket Landi Muharremit, ai njihet edhe me emrin Aleksandër Laho, dhe person me precedent me rekorde kriminale. Muharremi ishte një prej personave që u përfshi në dhunimin e administratorit libanezo-amerikan të ‘Omnix Albania’ për shkak të një konflikti për çështje pronash në Gjirin e Lalëzit.

  Në makinë me prokurorin, kush është i plagosuri Muharremi? I përfshirë në dhunën ndaj biznesmenit libanez

FOTO GALERI
1/11

Top Channel