3 muaj drejtoi bashkinë e Vorës, por fshehja e së shkaurës i vulosi fundin si kryebashkiak Agim Kajmakut.

Unanimiteti i treguar në fund të mbledhjes nuk mbizotëroi fillimin e saj. Debati në tryezë u nda mes tre anëtarëve ndërsa kryetari zgjodhi të fliste vetëm me votë.

Isuf Shehu, avokati mbrojtës i Agim Kajmakut i kujtoi trupës së KQZ se klienti i tij ka marrë pafajësinë, ndërsa e justifikoi mosdeklarimin e veprës me mungesën e dijenisë mbi procesin.

I zgjedhuri socialist, pritet të vijojë betejën ligjore i vetëm pa përkrahjen e partisë.

Agim Kajmaku është kryebashkiaku, i dyti socialist, pas Valdrin Pjetrit, që humbet mandatin për shkak të dekriminalizimit. Në raste shkarkimi, Kodi Zgjedhor parashikon zgjedhje jo me vonë se 45 ditë.

Por për Shkodrën nuk patën zgjedhje, pasi presidenti Ilir Meta nuk e njeh procesin e zhvilluar më 30 qershor e as më pak kryebashkiakët e dalë prej tij, ndaj edhe fati i zgjedhjeve në Vorë duket se është lehtësisht i parashikueshëm.

Elda Menga

Top Channel