Pezullohen mjekët pas denoncimit në Fiks Fare, ku gjatë orarit të punës shërbenin në klinikat e tyre private.

Pas denoncimit të bërë në Fiks Fare një ditë më parë të abuzimeve që kryenin dy mjekët e spitalit bashkiak të Librazhdit, drejtoria e këtij spitali ka marrë masën e pezullimit nga detyra për ta dhe fillimin e hetimit administrativ.

Lajmi u bë i ditur nga Kryetari i grupit Parlamentar Socialist,z Taulant Balla, i cili falenderon emisionin investigativ Fiks Fare dhe njofton se masat e pezullimit u morën menjëherë pas publikimit të veprimeve abuzive të dy mjekëve Arben Dune dhe Kiço Stojani, të cilët drejtonin pacientët për të kryer analizat në dy laboratorët e tyre privatë.

Një ditë më parë Fiks fare tregoi me fakte sesi mjeku Arben Dune drejtonte pacientin për në laboratorin e tij privat për kryerjen e analizave të tiroides.

Ndërsa mjeku tjetër Kiço Stojani, i cili ndodhet gjatë orarit të punë në laboratorin e tij privat, ndryshon rezultatin e analizave për gazetarin e Fiks Fare, duke e nxjerrë pozitiv në testin e hepatitit B.

  Fiks Fare/ Analiza në shtet?! Mjekët të çojnë në klinikat e tyre private

Top Channel