E hënë, 29 Prill 2019
11:02
“Pushtimi” i filmave të animuar rusë. “Masha dhe Ariu” udhëheq listën

Pas viteve të vështira që pasuan shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, studiot ruse të filmave të animuara po rikthehen në qendër të vëmendjes, e me një sukses të jashtëzakonshëm jashtë kufijve, sidomos në Azi, ndërsa kanë vulosur kontrata edhe me gjigantin amerikan, “Netflix”.

10:55
Shpenzime të shfrenuara për armatime. Rusia zbret në vendin e 6

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Arabia Saudite, India dhe Franca japin së bashku më shumë parà për armatimin sesa të gjitha vendet e tjera në botë, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Paqes në Stokholm, SIPRI.

10:49
Futbolli turk në zi, aksidenti i merr jetën lojtarit çek

Tragjedi e rëndë në futbollin turk. Mbrëmjen e së dielës një minibus që kishte në bord 7 lojtarë të skuadrës së Superligës turke Alanyaspor ka pësuar një aksident tragjik në të cilin ka humbur jetën, futbollisti i kombëtares çeke Josef Sural.

10:48
Norvegji, kapet balena me “parzmore”. “Arma” më e fundit e sofistikuar ruse?

Ekspertë të Marinës në Norvegji besojnë se kanë penguar një balenë të bardhë, e cila është stërvitur nga zyrtarë të Marinës ruse si pjesë e një programi për të shfrytëzuar gjitarët nënujorë si forca operacionale speciale.

10:37
Alarm! Super kërpudhat po vrasin njerëz, mjekët dorëzohen

Një super kërpudhë japoneze ka vrarë tetë pacientë në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar. Candida auris, e cila mund të hyjë në qarkullimin e gjakut dhe të përhapet në të gjithë trupin, duke shkaktuar infeksione të rënda, është gjetur në 25 spitale.

10:22
Vrasja e kushërinjve në Laç, policia sqaron motivin

Policia e Lezhës jep detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy kushërinjve të parë në Laç Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç. Sipas të dhënave, thuhet se në krim janë përfshirë tre persona, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

10:01
“Puthja e fundit” e Portuondos. Këngëtarja ikonë e Kubës, në turneun e lamtumirës

Në moshën 88-vjeçare, Omara Portuondo është një legjendë muzikore që ende shëtit nëpër botë me muzikën e saj.

09:58
Drejtuese e përkohshme, Arta Marku dorëzon kandidaturën për kryeprokurore

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku dorëzoi pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ajo është e katërta kandidaturë që ka dorëzuar CV-në e saj pranë KLP-së për postin e kryeprokurorit të Republikës.

09:54
E frikshme ajo që gjendet në stomakun e këtij delfini të rrallë

Një delfin i rrallë i ujërave të thella, që u gjet i bllokuar në një plazh në Florida dhe më vonë u desh që të eutanizohej,  stomaku i ishte mbushur me plehra.  

09:44
Muzikë dhe vallëzim për të gjithë qytetarët tek Amfiteatri i Liqenit

Amfiteatri i Tiranës në Parkun e Liqenit çel mbrëmjen e sotme në orën 19:00 siparin e koncerteve dhe të aktiviteteve të shumta social –kulturore. Në Ditën Botërore të Vallëzimit, Bashkia e Tiranës përmes APR-së do të nisë sezonin artistik në Amfiteatër me Brass Dance ku hyrja do të jetë e lirë për të gjithë të dashuruarit pas muzikës së bukur, por edhe vallëzimit.

09:39
Djali me dorën bionike: Më ka ndryshuar jeta

Një djalë 8 vjeç është personi më i ri në botë që u pajis me një krah bionik dhe feston duke ngrënë hamburgerin e tij të preferuar me të dyja duar për herë të parë.

09:36
Mbingarkesa nga zgjedhjet e dyfishta në Indonezi, vdesin 270 komisionerë

Më shumë se 270 punonjës zgjedhorë kanë humbur jetën nga probleme të lidhura me mbingarkesën në punë, në vendin e konsideruar me demokracinë e tretë më të madhe në botë, që mbajti votimet më herët gjatë këtij muaji.

09:25
Legjenda e thesarit misterioz në ishull

Ishulli i vogël Oak ndodhet fsheh një mister që askush nuk mund ta gjejë. Ka thashetheme se thesaret janë të fshehura në ishull dhe disa objekte qindra-vjeçare u zbuluan atje, por asgjë nuk mund të quhet e madhe.

09:16
Varret e Kleopatrës dhe dashurit të saj Antony mbeten ende mister

Shumica prej nesh kanë dëgjuar informacione rreth jetës së Kleopatrës, por a e dini se varri i saj nuk u zbulua kurrë? Besohet se ajo u varros me dashnorin e saj Antony dhe se Oktaviani dha urdhër për ta varrosur atë “në mënyrë të shkëlqyeshme dhe mbretërore”.

09:04
Torino, kronika e një “vdekjeje” të paralajmëruar për Milanin

Mbrëmjen e së dielës, Torino mposhti 2-0 Milanin për t’i dhënë një goditje të fuqishme shpresave të kuqezinjve për rikthimin në Champions League.

08:40
Sulmet kamikaze për Pashkë, Sri Lanka ndalon mbulimin e fytyrës

Pas sulmeve kamikaze që u morën jetën të paktën 250 personave, e plagosën qindra të tjerë gjatë së dielës së Pashkës, Sri Lanka ka vendosur të ndalur mbulimin e fytyrës në daljet publike.

08:24
Spanjë, fitojnë socialistët e Sanchez. Në Parlament hyjnë edhe ekstremistët

Socialistët kanë fituar zgjedhjet e treta në 4 vite në Spanjë, edhe pse nuk kanë mundur të sigurojnë shumicën për të qeverisur të vetëm. Tashmë, partisë së drejtuar nga Pedro Sanchez, që ka mundur të sigurojë 29 për qind të mbështetjes së elektoratit, do t’i duhet ndihma e “Podemos”-it të krahut të majtë dhe partive rajonale, ose ajo e partive të qendrës së djathtë për të krijuar qeverinë.

08:11
Vriten dy kushërinj në Laç, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët

Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh në qytetin e Laçit ka shkuar deri edhe në përdorimin e armëve, teksa për pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

E diel, 28 Prill 2019
22:56
Kërcënon Irani: Do të tërhiqemi nga Traktati Bërthamor!

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif tha se Teherani mund të tërhiqet nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), si pjesë e masave hakmarrëse, teksa Shtetet e Bashkuara kanë ashpërsuar sanksionet ndaj Iranit.

22:42
Shi meteorësh, përgatituni për “Eta Aquarids”!

Shiu i meteorëve lyrid mund të ketë përfunduar, por shansi për të parë yje që bien këtë pranverë është ende i madh. Meteorët “Eta Aquarids” kanë mbërritur më 19 prill dhe do të jenë të dukshëm deri më 28 maj, me kulmin në orët e para të mëngjesit të 6 majit.

22:29
Ukrainë, Presidenti i ri u ofron shtetësi rusëve “të shtypur”

Volodimir Zelenski, komediani që javën e shkuar fitoi zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, ka refuzuar një ofertë të Vladimir Putinit për t’i dhënë pasaporta ukrainasve dhe premtoi në anën tjetër se do t’i jepte shtetësi rusëve që “vuajnë nën sundimin e Kremlinit”.

21:56
Shtegëtimi, tradita shekullore e blegtorëve të jugut

Rituali i harruar i një jete nomade, në kërkim të kullotave të pasura për bagëtitë, është ndoshta mes traditave më të rralla në Ballkan që ende vijon të mbahet në jug të vendit.

21:55
Laç, përplasje me armë zjarri në qendër të qytetit. Dy viktima

Të shtëna armësh kanë tronditur qytetin e Laçit mbrëmjen e së dielës.

21:36
Fizioterapisti i verbër, mjeku që shëron muskujt vetëm me prekje

Kujtimi nga Tirana, dikur e shihnte botën si të gjithë ne, ndërsa tani jeton vetëm me format dhe ngjyrat e së shkuarës. Ai na tregon se diellin e ka parë në 16 vitet e para të jetës së tij. Ishte degjenerimi i retinës, ajo që i mori dritën e syrit dhe e la të verbër.

21:19
Shembet vinçi, 4 viktima në kampusin e Google

Katër persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar kur një vinç i madh u shemb mbi kampusin e ri të Google në Siatëll, duke u shembur mbi makina.

20:53
Vitrina e librit/ Shënimet e krimbit Smolinski

Më dukej pak qesharake, por sa e tillë, ishte e dhimbshme. Hajdini ishte më i gatshëm të besonte që mua po më financonte Rusia që të dëmtoja imazhin e shqiptarëve duke shkruar se kishin vrarë hebrenj, sesa të besonte që një shqiptar i vetëm, pasi kishte parë t’i ‘cnderohej’ vajza, e kishte vrarë një hebre të cilin për më tepër, e kishte strehuar më parë.

20:52
Vitrina e Librit/ “Perpetuum mobile” i shkrimësisë. Shkrimtari sërish në kurthin e realiteteve. “The Mister” i E.L.James

Mira Meksi – Kësaj herë është shkrimtarja e shumënjohur E.L. James, autorja e “ 50 hije të Gray-it” ajo që ka rënë kokë e këmbë në grackën e përhershme që ngre përballja e dy realiteve, atij “real” dhe atij “joreal” apo të letërsisë te shumëkush dhe që prodhon moskuptime apo keqkuptime të mëdha.

20:35
Taksa ndaj Serbisë, produktet gjermane “pushtojnë” Kosovën

Në vitrinat e marketeve të Kosovës kanë nisur të zënë vend dukshëm më të madh produktet e shteteve të Bashkimit Evropian.

20:27
Substancat më të shtrenjta në botë (Foto)

Mendojmë se floriri është gjëja më e çmuar në botë, por ka disa substanca të tjera të cilat gram për gram kanë një vlerë shumë më të madhe sesa metali i verdhë.

20:16
10 vende të mrekullueshme ku s’ka më banorë (Foto)

Ndër vite njerëzit lëvizin sa në një vend në tjetrin për një jetë më të mirë, por rrallëherë ky fenomen mund të shkaktojë braktisjen totale të një qyteti apo godine që është e mrekullueshme.

20:11
Bujqësisë i ulen kostot. Nis të ndjehet heqja e taksës për inputet bujqësore

Kostot e larta të inputeve bujqësore kanë qenë gjithnjë një barrë e madhe për fermerët.

20:00
Fshatrat e Shqipërisë – Qelëza e Pukës dhe e kuvendeve shtetformuese shqiptare

Sot në orën 20:00, në kanalin e Top Channel në YouTube do të njiheni me fshatin Qelëz.

19:45
“Alo” e emigrantëve, e shtrenjtë. AKEP nxjerr të dhënat: Paguajnë 27 herë më shumë!

Tarifat celulare nga jashtë në drejtim të Shqipërisë janë plot 27 herë më të larta sesa tarifat lokale. Më të prekurit nga këto kosto mjaft të larta janë emigrantët shqiptarë, të cilët për të komunikuar në telefon celular me familjet e tyre duhet ta paguajnë shtrenjtë shërbimin.

19:26
Ron Howard “ringjall” legjendën Pavarotti

Është një sipërmarrje ambicioze ajo në të cilën është hedhur Ron Howard: të tregojë jetën dhe karrierën e një prej tenorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Luciano Pavarotti.

19:03
Liderët e Kosovës, të pakoordinuar në Samitin e Berlinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj do të marrin pjesë të hënën në Samitin e Berlinit, ndërkohë që deri më tani nuk është thënë nëse ata i kanë koordinuar apo jo qëndrimet e tyre për këtë takim.

19:01
Basha, intervistë për gazetën sllovene: Vendin e shpëton vetëm një demokraci evropiane!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për gazetën sllovene Delo, pas vizitës së tij në Lubjanë.

18:40
Manchester City vazhdon marshimin drejt titullit kampion

Manchester City është vetëm 180 minuta larg triumfit në Premier League, që do të ishte i dyti radhazi nën drejtimin e Pep Gurdiolës.

18:12
Kukësi barazon me Teutën, Tirana i jep shpresë Kastriotit

Kukësi nuk arriti që të përfitojë nga ndalesa e Partizanit me Laçin dje dhe barazoi 0-0 me Teutën. Në këtë mënyrë, diferenca me “Të Kuqtë” mbetet po 10 pikë.

18:04
Shpikje nga halli (FOTO)

Të gjithë njohim ndonjë person që mendon se mund të rregullojë gjithçka, por ndonjëherë është më mirë që të kërkojmë ndihmën e ndonjë profesionisti.

18:01
Atlasi i bukurisë (FOTO)

Në vitin 2013, fotografja Mihaela Noroc la punën e saj në Rumani për të nisur një udhëtim të gjatë rreth botës.

17:53
E vërteta e sherrit mes kushërirave sqarohet njëherë e mirë nga Albërije Hadërgjonaj

Muaj më parë pati një bujë të madhe në rrjetet sociale “sherri” mes Anxhelina Hadërgjonajt, vajzës së këngëtares Albërije Hadërgjonaj dhe kushërirës se saj, vajzës së tezes, Beatriks Ramosaj.

17:49
Spalleti bën shqiponjën në mes të tifozëve shqiptarë (Foto)

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti është fotografuar duke bërë me duar simbolin e shqiponjës në mes të disa tifozëve shqiptarë.

17:36
“Kjo është imorale, kush e mban këtë”. Albërije Hadërgjonaj flet troç për paragjykimet!

E njohur për çiltërsinë në intervistat televizive, këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj këtë herë në “E Diell” ka folur më troç se kurrë për të gjitha paragjykimet që ka dëgjuar mbi veten e saj.

17:18
Kaos në Angli! Plas dy herë sherri në Leeds-Aston Villa (Foto+Video)

Në takimin Leeds United-Aston Villa (1-1) në Championship-in anglez, trajneri argjentinas Marcelo Bielsa urdhëroi futbollistët e tij që të lejonin kundërshtarët të shënonin, pasi skuadra e tij kishte shënuar me një lojtar kundërshtar të shtrirë në tokë.

17:18
E konfirmon Merkeli, të hënën takon Edi Ramën

Të hënën pasdite Kancelarja gjermane Angela Merkel do të ketë një bisedë me Kryeministrin Edi Rama.

17:00
“Bomba” ruse uron fundjavën siç di vetëm ajo (Foto)

Anastasiya Kvitko ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi në të cilën ka provokuar keq ndjekësit.

16:59
Nuk është një film aksion… (Foto)

Mund të duken si pamje të një ndonjë filmi aksion, por në të vërtetë janë pamje reale nga stërvitja e forcave speciale ushtarake saudite.

16:35
Ronela Hajati paska bërë pajën e nuses dhe na e ka fshehur të gjithëve!?

Kur shikon energjinë që këngëtarja Ronela Hajati transmeton në skenë përmes performancave të saj unike, askush (dhe këtu po nuk paragjykojmë) nuk e mendon se ajo mund të respektonte zakonet dhe të bënte pajën.

16:27
Arsenali pëson humbjen e tretë radhazi dhe largohet nga objektivi Champions League

Arsenali i largohet zonës Champions, pasi sot u mposht 3-0 nga Leicester, në atë që ishte edhe humbja e tretë radhazi për “Topçinjtë”.

16:14
Zhgënjimet nga blerjet “online” (Foto)

Jo gjithmonë ajo që reklamohet në faqet e shitjeve në internet është ashtu siç prezantohet dhe jo në pak raste është shumë, shumë herë më keq.

16:05
“Sa më shumë ta zgjasim, aq më shumë lekë marrim”. Ronela Hajati përgjigjet për lidhjen me Young Zerkën në “E Diell”

Ronela Hajati, e vënë në qendër të vëmendjes prej 4 vitesh për shkak të lidhjes së saj të dashurisë me Young Zerka, ka hezituar gjithmonë të japë një përgjigje konkrete për këtë gjë.

15:50
F1, Bottas fiton në Azerbajxhan dhe merr kryesimin ndaj Hamiltonit. Ferrari ngushëllohet me vendin e tretë të Vettel

Mercedesi ka arritur një tjetër fitore të dyfishtë në këtë sezon të Formula 1. Valtteri Bottas fitoi duke dominuar nga fillimi në fund Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Leëis Hamilton. Kjo është fitorja e katërt e dyfishtë e Mercedesit në 4 garat e para të Botërorit, një rekord më vete ky.

15:28
Paralajmërimi: Teknologjia po shkëput fëmijët nga të rriturit

Bota digjitale po redukton kohën e kontaktit mes gjeneratave dhe ky është një zhvillim me pasoja potencialisht dëmtuese.

15:12
Miratohet koncesioni i laboratorëve. Qeveria: Analizat te privati

Pas një periudhe dyvjeçare pezullimi, koncesioni 70 milionë euro i laboratorëve ka marrë miratimin e qeverisë, duke kaluar kështu edhe hallkën e fundit të hyrjes në fuqi.

15:03
Axhenda e Samitit të Ballkanit në Berlin. Në fokus Kosova, mungon Presidenti Meta

Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen bashkë të hënën në Berlin me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron.

14:25
Shqiptarja Eva Belishova, piktorja e vitit sipas “Destig 5”

“Destig 5”, revista e njohur amerikane e ka shpallur piktoren shqiptare, Eva Belishova “Top Artist“ për vitin 2019.

14:07
“Play off”-et e NBA-së, Denver Nuggets eliminon San Antonion

Denveri i jep fund aventurës së San Antonios në “play off”-et e NBA-së. Nuggets fituan ndeshjen e 7 ndaj skuadrës teksane me rezulatin 90-86, duke e mbyllur serinë e ndeshjeve 4-3 me të për t’u kualifikuar për në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit.

13:44
Një familje jokonvencionale në Krime, kotele e ketra bashkë (Foto)

Në Krime, një mace e quajtur “Pusha” ka “adoptuar” 4 bebe ketra të mbetura jetime, e po i rrit ato bashkë me kotelet e veta.

13:36
Pemë të reja në Parkun e Kasharit, Veliaj: Mushkëria tjetër e Tiranës

Bashkia e Tiranes ka vijuar aksionin për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra. Me mbështetjen e Operatorit të Shpërndarjes së Energjise Elektrike, në zonën e liqenit të Kasharit janë mbjellë 60 pemë të reja.

13:27
Me plug e traktor risillet portreti i Da Vinçit (Video)

Një artist italian ka shënuar 500-vjetorin e vdekjes së mjeshtrit të madh, Leonardo da Vinci, duke krijuar me plug dhe traktor portretin e tij në një arë.

13:19
Studimi i BE-së: Europianët nuk besojnë te vaksinat

Thuajse gjysma e europianëve besojnë gabimisht se vaksinat, shpesh sjellin pasoja anësore serioze. Kjo, sipas një sondazhi europian që vjen në mesin e një rritjeje globale të rasteve të fruthit.

12:59
“Si N’Shtëpinë Tënde” në Prizren, ministrja Shahini: Eliminojmë paragjykimet

“Si N’Shtëpinë Tënde” titullohej ceremonia përmbyllëse e programit të shkëmbimit të nxënësve mes Shqipërisë dhe Kosovës, organizuar në bashkëpunim mes Ministrive përkatëse të Arsimit, MASR dhe MASHT, në qytetin e Prizrenit.

12:34
Spanjë, zgjedhje parlamentare një muaj para atyre për PE-në

Një muaj para zgjedhjeve europiane, spanjollët votojnë këtë të dielë për Parlamentin e ri. Socialistët kryesojnë, por nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të krijuar qeverinë mbetet e paqartë.

12:27
Të miturit obezë rrezikohen nga problemet emocionale

Shtatëvjeçarët obezë janë më të rrezikuar ndaj problemeve emocionale, si ankthi apo humori i keq, kur të arrijnë moshën 11-vjeçare. Një studim i kryer në Britaninë e Madhe sugjeron se, obeziteti dhe shëndeti mendor janë ngushtësisht të lidhura dhe gradualisht po bëhen gjithnjë e më serioze në fëmijëri.

12:20
“Skënderbeu”, në Kalanë e Elbasanit. Ekspozohen sekuencat e filmit të xhiruar në Gjirokastër

“Skënderbeu” viziton Kalanë e Elbasanit, falë një bashkëpunimi mes qyteteve në kuadër të promovimit të kulturave të tyre.

12:16
Kurbin, kapet “skifteri” 27-vjeçar i kërkuar nga Belgjika

Një shqiptar i kërkuar nga drejtësia belge për vjedhjen e banesave dhe pronave është kapur nga forcat e policisë së Kurbinit, në operacionin e koduar “Adriatiku”.

12:04
Qendër arti në “Pazarin e vjetër”. “Me We” do të presë ekspozita

Arti bashkëkohor vjen në një qendër në Korçë, duke sjellë në ekspozitën e parë ndërthurjen e artit shqiptar me atë amerikan.

11:51
PSG katastrofike, Rennes i rrëmben Kupën e Francës

Rennes është skuadra që ka ngritur trofeun e Kupës së Francës, pasi mundi në finalen e kompeticionit kampionët e Paris Saint-Germain.

11:29
Himara hap sezonin turistik, ceremoni në fshatin Borsh

Në Himarë u hap zyrtarisht sezoni turistik. Për të tretin vit radhazi, çelja e sezonit nuk përkon më me një datë fikse, pasi sipas kryebashkiakut Jorgo Goro, qëllimi është që Himara të kthehet në vend turistik për 12 muaj dhe jo vetëm ditët e verës.

11:24
Pashka në Korçë, besimtarët mbushin sheshin para Katedrales

Kremtimi i Pashkës ortodokse në Korçë ka mbledhur mijëra besimtarë në shesh, para kishës katedrale.

11:18
“Xhudo për paqe” në Pejë të Kosovës

Në Pejë është zhvilluar turneu “Xhudo për paqe”, një turne i organizuar nga Federata e Xhudos në Kosovë dhe Klubi “Ippon” nga Peja.

11:02
Më pak emigrantë për Pashkë, përgjysmohen hyrjet nga Kakavija

Përgjatë ceremonive tradicionale të mbajtura në Katedralen e re në Gjirokastër, qindra besimtarë ortodoksë iu bashkuan meshës së Pashkës, që zgjati deri pas mesnate.

10:56
Idris Elba lidh kurorë me kanadezen Sabrina Dhowre, në Marok

Aktori britanik Idris Elba ka lidhur kurorë me të dashurën e tij Sabrina Dhowre, në një ceremoni të zhvilluar në Marok.

10:38
E lanë të lirë me kusht, vrasësi shqiptar iu zhduket autoriteteve britanike

Një 43-vjeçar shqiptar, i dënuar me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e një fermeri në Shqipëri, ka mundur të shfrytëzojë lirinë me kusht për t’u zhdukur, duke lënë të habitura autoritetet e drejtësisë britanike.

10:06
“CR600” befason Messin. Preja e preferuar, Sevilla. Synimi? Froni i Serie A

Pas tentativave të shumta, duhej të vinte minuta e 62-të e takimit të mbrëmjes së të shtunës, Inter-Juventus në “San Siro”, që Cristiano Ronaldo jo vetëm të barazonte rezultatin, por të shënonte golin e tij të 600 sa i përket karrierës në klube, pa përfshirë golat me kombëtaren e Portugalisë.

09:37
Vlorë, sekuestrohen 48 kg kanabis dhe 97 fidanë, dy në pranga

Një sasi prej 48 kg kanabis dhe 97 fidanë të mbjellë në kubikë, gati për kultivim, janë sekuestruar nga policia në qytetin e Vlorës, ndërsa dy shtetas janë arrestuar në vazhdën e operacionit të koduar “Prita”.

09:25
“Të rri, apo të iki”, dilema shekspiriane e mjekëve rumunë…si e shqiptarëve

Rumania po shpreson të korrë “dividentin” e saj në shëndetësi për shkak të “Brexit”-it. Vendi ballkanik përjetoi një eksod të punonjësve të shëndetësisë, veçanërisht pas anëtarësimit në Bashkimin Europian në vitin 2007. Ajo ka tashmë raportin më të ulët doktor-pacientë në BE.

09:05
Pashka në Berat, ceremonitë në kishat e vjetra të qytetit

Për të gjithë besimtarët ortodoksë në qytetin e Beratit, mesnata solli lajmin e gëzuar se “Krishti u ngjall”, e bashkë me të u ringjall edhe shpresa për botën.

08:57
Festa e Pashkës, Basha uron besimtarët ortodoksë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka uruar përmes rrjeteve sociale besimtarët ortodoksë në mbarë vendin, të cilët kremtojnë prej mesnatës festën e Pashkës.

08:46
SHBA, një i vdekur dhe 3 të plagosur në sulmin ndaj sinagogës

Një 19-vjeçar i armatosur, i identifikuar si John Earnest, hapi zjarr në një sinagogë të Kalifornisë gjatë së shtunës, duke vrarë një grua dhe duke plagosur 3 të tjerë, përpara se të arrestohej nga policia në Poway, në veri të qytetit të San Diegos.

08:24
“Exclusive”: “Notre Dame”, kur bien shenjtorët!

E ndërsa flakët përpinin “Zonjën tonë”, njerëzia, si fëmijët e saj ndalej të bëhej bashkë në këtë dhimbje të trishtë, nën tinguj lutës për shpëtimin e saj…

08:10
Krishti u ngjall! Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën (Foto)

Qindra besimtarë ortodoksë kremtuan festën më të madhe të kalendarit të krishterë në Katedralen ortodokse “Ngjalla e Krishtit” në Tiranë.

E shtunë, 27 Prill 2019
23:06
Aksident i rëndë në Tapizë, humbin jetën dy të rinj, plagosen dy të tjera

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Tapizës.

22:57
Gruaja merr live propozimin e shumëpritur për të nisur një jetë të re

Historia e dashurisë që mbylli puntatën e mbrëmjes së sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”, ishte ajo e Albanit dhe Marinelës. Albani ishte shpërngulur në Itali që në moshën 17-vjeçare dhe pas disa vitesh ishte martuar me një italiane.

22:45
Messi i jep Barcelonës titullin kampion, 3 javë para fundit të sezonit

Tre javë përpara fundit të kampionatit, edhe la Liga ka dhënë sot verdiktin më të rëndësishëm të sezonit 2018-2019, duke shpallur skuadrën kampione.

22:31
Ronaldo zhvlerëson “silurën” e Nainggolan, derbi i Italisë nuk ka fitues

Ka përfunduar pa fitues derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit, teksa perlës së Radja Nainggolan iu kundërpërgjigj goleadori bardhezi, Ronaldo, për të fiksuar rezultatin final 1-1.

22:19
Izraelitet përtej uniformës ushtarake (Foto)

Me dhjetëra mijëra ndjekës po shtohen me shpejtësi në një llogari në “Instagram”, ku ushtaret izraelite postojnë foto të tyre seksi.

22:13
Humbi shikimin në moshë të re, burri surprizon dashurinë e jetës së tij

Dëshira dhe vullneti i një njeriu për të ecur përpara dhe për të qenë si të gjithë të tjerët ishte pjesë e programit “Dua të të bëj të lumtur” këtë mbrëmje.

22:09
“Cari do që t’i shkrepet fotoja”, rikthehet në skenë opera që urrenin nazistët

Opera që nazistet e urrenin, do të rikthehet në skenë pas 80 vitesh. Kompozitori gjerman Kurt Weill renditet lart në mesin e më të mirëve të fundit të shekullit të 20-të, dhe muzika e tij mbetet popullore edhe jashtë botës klasike, duke nisur nga standardi i xhazit që gjendet tek Opera e tij Threepenny, e deri tek kënga e Alabamas, e mbuluar dhe nga David Bowie.

21:59
Kirurgjia plastike ka shndërruar 54-vjeçaren (Foto)

Mamaja e dy fëmijëve, tashmë të rritur, ka harxhuar mijëra euro për t’u dukur sërish e re dhe jo vetëm kaq, por ajo ka një trup akoma edhe më të mirë se sa kur ishte e re.

21:51
Efekti i taksës, mallrat serbe zëvendësohen me ato gjermane

Taksa 100% e qeverisë së Kosovës mbi artikujt nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, ka ndryshuar situatën e tregut kosovar, ku mbizotëruese nuk janë më mallrat serbe: vendi që kryeson tani me produktet e veta atje, është Gjermania.

21:42
Putin lehtëson marrjen e kombësisë ruse për të gjithë ukrainasit

Moska synon të lehtësojë marrjen e shtetësisë ruse për të gjithë ukrainasit, deklaroi sot në Pekin presidenti Vladimir Putin.

21:40
Tragjedia dhe mrekullia e operacionit “Babylift”

“Operacioni Babylift”, apo “Evakuimi i Bebeve”, u quajt operacioni i largimit në masë që Amerika u bëri fëmijëve jetimë nga Vietnami Jugor, pas rënies së Saigonit, midis 3 dhe 26 prillit të vitit 1975.

21:36
Mesazhi i veçantë i nipit, për tezen që përballet e vetme me sfidat e jetës

Jeta na përball me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet, por mënyra sesi gjithsecili nga ne i përballon e bën atë më të fortë si edhe shembull për të tjerët.

21:30
Gjarpri më i madh në histori? – FOTO

Në 2016-ën, punimet për ndërtimin e një godine në shtetin brazilian të Paras, nxorën në sipërfaqe ndoshta zvarranikun më të madh që ka parë ndonjëherë njerëzimi.

21:09
Telushi rikthehet me gol, shpëton Partizanin nga humbja

Partizani dhe Laçi ndanë nga një pikë në përballjen mes tyre në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, takim i vlefshëm për javën e 31-të të Kategorisë Superiore.

21:00
Gjurmë Shqiptare: Dëshmitë e gjalla të Çamërisë. Rrëfime tronditëse

Si u masakruan shqiptarët e Çamërisë? Krimet, përdhunimet, vrasjet e fëmijëve, varret masive, në rrëfimet tronditëse të të mbijetuarve.

20:50
Zbulohet në Botswana diamanti gjigant 1,758 karatësh

Kompania Lucara Diamond ka zbuluar diamantin më të madh të pa prerë, të kohëve të fundit, në minierën e saj Karowe në Botsvana.

20:48
Nderohen gratë e vajzat e vrara në Qipro

Qindra vetë morën pjesë në Nikosia të Qipros në një ceremoni përkujtimore në nderim të shtatë vajzave dhe grave të vrara vitet e fundit. Të gjitha viktimat ishin emigrante në Qipro.

20:24
Zgjedhjet në veri të Kosovës, regjistrohen kandidatët e Listës Serbe

Më 19 maj, katër komunat veriore të Kosovës pritet të hyjnë në zgjedhje të parakohshme. Këto zgjedhje tek banorët shqiptarë të zonave luajnë pak rol, por nuk japin garanci që gjendja në veri të Kosovës do të ndryshojë.