Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, 1 viktimë dhe rreth 50 të plagosur
Zyrtarët brazilianë dyshojnë se një cisterne e cila mbante flamurin Grek ishte burimi i një derdhjeje të madhe të naftës që ka ndotur rreth 2.500 km (1.553 milje) të vijës bregdetare të Brazilit.
Policia federale në qytetin e Rio de Janeiro bastisi zyrat e një ndërmarrje greke të lidhur me anijen.
Zyrtarët besojnë se cisterna po transportonte naftë të rëndë bruto nga Venezuela në Afrikën e Jugut në korrik.
Jeta detare dhe disa plazhe të njohura të Brazilit janë prekur nga derdhja e naftës. Janë mbledhur rreth 2,000 ton llum të trashë dhe një përpjekje e madhe pastrimi po vazhdon.
Shqetësimet po rriten që derdhja e naftës mund të arrinte në ishujt Abrolhos, një vend i shenjtë detar i rëndësishëm në Brazil.

Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.