Vdekja është një subjekt tabu në shumë kultura, por në meksikë, ajo është motiv feste, të paktën një herë në vit, kur shtëpitë dhe rrugët e vendit mbushen me lule, qirinj, ëmbëlsira dhe kafka shumëngjyrëshe për të nderuar ata që janë larguar nga kjo jetë.

Është një festë popullore që mbahet më 1 dhe 2 nëntor dhe që përzien rrënjët indigjene me traditat kristiane të erës koloniale spanjolle, nën besimin se ato mund të bashkojnë për dy netë, të gjallët dhe të vdekurit.

E konsideruar festa më e rëndësishme dhe e dashur nga meksikanët, ekspertët thonë se dita e të vdekurve është origjinale dhe unike. Baza për këto festime moderne, shoqëron legjendën se Meksika, populli indigjen dominues në erën para-hispanike meksikane, udhëtonin pas vdekjes në nëntë rajone të nëntokës, të njohura si Mictlan.

Fati final i njerëzve përcaktohej nga sjellja e tyre në jetë. Dhe që nga ajo kohë, e ka zanafillën marrëdhënia e meksikanëve me vdekjen. Nëpër altarë ofrohen ushqimet e preferuara të të vdekurve, apo vendosen sende personale të tyre, shoqëruar nga dekorime, si lule apo çokollata. Dita e të vdekurve, kjo festë e hershme, është përfshirë edhe nga UNESCO në listën e trashëgimive botërore.

 

Top Channel