Nisja e sesionit parlamentar ktheu përplasjen mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ndërsa në foltore opozita dhe mazhoranca “qanë hallet” në shtëpinë e kundërshtarit.
Dy prokurorë, një gjyqtar, një avokat dhe disa policë ishin në spital në repartin e kardiologjisë. Por jo për vizitë shëndetësore, por për çështje gjyqësore.
Një ditë para nominimeve për çmimet “Oscar”, yjet e “Hollywood”-it kanë mësuar edhe se kush është në garë për çmimet që nuk i do askush: “Mjedrën e artë”.
Senatorja demokrate Kamala Harris, që përfaqëson Kaliforninë, thotë se do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e vitit 2020.
Rikthimi si prokurorë pranë Krimeve të Rënda i dy magjistratëve, Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj, e përçau Këshillin e Lartë të Prokurorisë në dy grupe, që u përplasën me njëra-tjetrën dhe që në fund u ndanë me vota: 6 pro dhe 5 kundër.
Arta Dade ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” në Top Channel, për të folur mbi jetën personale dhe përditshmërinë e saj.
Duke shpalosur planin e rishikuar për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, gjatë fjalimit të saj në Parlament, kryeministrja Theresa May theksoi se e vetmja mënyrë për t’u garantuar që Britania do të mund të shmangë katastrofën e daljes nga BE-ja pa marrëveshje është, ose miratimi i marrëveshjes së saj të negociuar me BE-në, ose revokimi i “Nenit 50” të Traktatit të Lisbonës.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se përshkallëzimi i tensioneve tregtare mund të dëmtojë rritjen ekonomike globale.
Kuvendi miratoi me 77 vota pro dhe një abstenim miratimin e dekretit presidencial për shkarkimin e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, e me 78 vota edhe emërimin e kryeministrit Rama në postin e kryediplomatit.
“Ministria e Mbrojtjes” është mbishkrimi që zëvendësoi emrin e ish-Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, një veprim me të cilin nis edhe zyrtarisht procesi i zbatimit të ligjeve për transforimin e FSK-së në forcë me kapacitete ushtarake.
Në muajt e madje në vitet e fundit, mediat britanike kanë raportuar shpesh për një rritje të rrezikshme të krimit të organizuar shqiptar, duke iu drejtuar si “mafia shqiptare”.
“Nëse do të më thërrasë Specialja, patjetër do t’i përgjigjem”. Kështu deklaroi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i pyetur sesi do të përgjigjej ndaj një ftese të mundshme të Gjykatës Speciale.
Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka zbardhur negociatat që janë bërë mes Shqipërisë dhe Greqisë, në lidhje me çështjen e kufirit detar dhe për ligjin e luftës.
Në kohën kur Liverpooli vendosi të marrë Xherdan Shaqirin, verën e kaluar, kishte jo pak ekspertë të futbollit anglez që vinin bast në dështimin e futbollistit shqiptar në “Anfield Road”.
Një shqiptar dhunon barbarisht dy pronarët e një restoranti në zonën e Bielas, Itali.
Në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, që nisi këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli mbi atë që quajti projekt që asgjësoi çdo institucion demokratik, e që asgjësoi të drejtën e votës, si e drejtë elementare në demokraci.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, sulmoi kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe qeverinë lidhur me çështjen e negociatave për anëtarësimin në BE.
Milani fitoi me rezultatin 2-0 në transfertën e vështirë ndaj Genoas, në kampionatin italian të futbollit, duke u ngjitur në vendin e katërt, pozicioni i fundit i renditjes që të çon në Champions League sezonin e ardhshëm.
Edhe këtë 21 janar, Ilir Meta nuk ishtë në Tiranë. Këtë vit, Presidenti i Republikës udhëtoi drejt Malit të Zi, me ftesë të homologut malazez për të zhilluar një vizitë të nivelit shtetëror.
Një prej çështjeve më të diskutuara në javën që lamë pas ka qenë vetëdorëzimi i Klement Balilit pas negociatave me Policinë e Shtetit. E kjo ka qenë edhe një prej pikave të diskutuara në studion e “Top Talk”, ku i ftuar ka qenë deputeti i PS, Pjerin Ndreu, i cili ka një karrierë të gjatë si drejtues në Policinë e Shtetit.
“WhatsApp”-i po u kufizon përdoruesve të tij shpërndarjen e një mesazhi në jo më shumë se 5 herë, e kjo bëhet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e informacioneve të rreme në këtë platformë.
Duke pasur një karrierë në Policinë e Shtetit, deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i ftuar në “Top Talk”, nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth sigurisë dhe rendit në vend, kryesisht pas ngjarjeve të fundit kriminale këtë fillim viti.
“21 Janari mbetet një ditë e trishtë. Kësaj i shtohet edhe fakti se nuk kemi të penalizuar ende autorët” , u shpreh në studion e “Top Talk”, deputeti i PS, Pjerin Ndreu, i cili ka dyshimet e tij se kjo ngjarje ka pasur një skenar që nuk ka buruar tek Garda, por tek disa njerëz që hynë brenda kryeministrisë dhe përdorën armët e Gardës.
Gjermania ka kthyer në 2018-ten një numër rekord refugjatesh në vendet e tjera ë Bashkimit Europian. Shumica e azilkërkuesve të dëbuar u dërguan në Itali.
Ligji i ri për fuqinë punëtore i miratuar nga kabineti gjerman, hyn në fuqi ne 1 janar 2020. Risi kryesore e tij ishte barazimi i personave me shkollim profesional me ata me universitet, në një kohë kur mbërritja e fuqisë punëtore në vend lidhej më se shumti me ata që kishin kryer studime universitare.
Rreth 70 objekte po restaurohen në qendrën e Vlorës në një projekt me vlerë 322 milionë lekë, një investim i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan.
Një grup farmacistësh nga Tirana kanë protestuar këtë të hënë përpara Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për mos shlyerjen e pagesave nga ky institucion të barnave me rimbursim që u janë dhënë pacientëve që nga muaji tetor.
Bilancet e bankave janë pastruar nga kreditë e këqija, por kolateralet apo siç njihen ndryshe garancitë pasurore që jep huamarrësi vazhdojnë të qëndrojnë në regjistrat bankare.
Taksimi me 100 për qind i produkteve serbe nga qeveria e Kosovës duket se ka sjellë përfitime vetëm për dy kategori biznesesh në Shqipëri. Ato janë kompanitë e naftës dhe prodhuesit e çelikut, ndërsa bizneset e fushave të tjera rezultojnë të mos kenë përfituar nga kjo lëvizje.
Ziver Veizi është një prej 4 viktimat e 21 Janarit të 8 viteve më parë, por edhe pse vitet kanë kaluar familjarët e tyre vijojnë të kërkojnë drejtësi.
Tetë vjet nga tragjedia e 21 janarit ku katër demonstrues u vranë gjatë protestës së opozitës se atëhershme, drejtësia nuk ka zbardhur ende vrasjet e dy prej protestuesve që janë Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
Edhe këtë vit familjarët e Ziver Veizit, Aleks Nikës, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës u mblodhën në Kryeministri.
Të afërmit e Saimir dhe Vjollca Shaholli dy bashkëshorteve që humbën jetën mbrëmjen e 4 dhjetorit të aksidentuar nga një makinë kërkojnë drejtësi.
Ekipet e shpëtimit në Spanjë po luftojnë me kohën për të mbërritur djalin 2-vjeçar që ka rënë në një pus në Costa del Sol një javë më parë.
Ekonomia kineze shënoi nivelin më të ngadaltë të rritjes në dekada. Të dhënat zyrtare tregojnë se, ekonomia e dytë më e madhe e botës u rrit me 6.6% në vitin 2018, performanca më e dobët kjo që prej viteve ’90.
Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, u prit nga homologu Milo Gjukanoviç.
Problemet me ligjin ndaj Klement Balilit nisën që të shfaqen edhe në Itali. Gazeta online, “Milano Today”, shkruan se ‘Eskobari i Ballkanit’, ka trafikuar drogë edhe drejt Milanos.
Deputeti Ervin Salianji ka dhënë dorëheqjen nga Sekretari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
14 firma të njohura veshjesh të brendshme në Francë organizuan një koncert gjigand roku në sfondin e një pasarele të mbajtur në qytetin që praktikisht i shpiku “të brendshmet joshëse”.
Kylian Mbappe tremb Paris Saint Germainin. Sulmuesi francez ka ndezur zërat e merkatos në media me një deklaratë që për shumë persona la të kuptohej se se 20 vjecari nuk e përjashton mundësinë e largimit të tij nga kampionët e Francës.
Los Angeles Clippers pushton ‘AT&T Center në Texas dhe mposhti San Antonion me rezultatin 103-95 duke i dhënë fund serisë së 5 humbjeve radhazi në kampionatin amerikan të basketbollit.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e kremtoi me një zhytje në ujrat e ngrira epifaninë ortodokse.
Një grua e njohur si “aplpinistja me bikini” e që ngjiste majat e maleve me rroba banjoje, ngriu së ftohti në parkun kombëtar të Tajvanin, pasi ra nga një shkëmb, teksa bënte alpinizëm.
Do të jenë Los Angeles Rams dhe New England Patriots skuadrat që do të diskutojnë trofeun e kampionit në National Football League në finalen e 53 të Superbowl që do të zhvillohet në 3 shkurt në Atlanta.
Tony Mendez, ish-agjenti i CIA-s që frymëzoi filmin fitues të çmimit Oscar, “Argo”, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.
Në muajin Janar shumica e artistëve shqiptarë vendosin të bëjnë një pauzë muzikore, duke mos prodhuar muzikë të re. Pas një sezoni të ngarkuar me koncerte në festat e fundvitit apo projekte të publikuara gjatë këtij sezoni, shumë këngëtarë zgjedhin të shijojnë disa pushime që sigurisht janë të merituara.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka dërguar sot në Bordin e OST-së kërkesën për shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni.
Nisma e Bashkisë së Tiranës, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve për rikontruksionin e pallateve me “Fondin e Komuniteteve”, do të vijojë edhe gjatë vitit 2019. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Njësinë 4, ku inspektoi restaurimin e fasadës së pallatit në Rr. “Myslym Alla”.
Ministrja e re e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka anuluar koncesionin e aksit Thumanë-Kashar.
Nxënës, prindër dhe mësues protestuan në shkollën 9-vjeçare “Urani Rumbo” në Gjirokastër për shkak se mungon ngrohja.
Serena Williams eliminon numrin 1 të botës, Simona Halep dhe kualifikohet për në çerekfinale të Australian Open.
Lulzim Basha është dënuar me 50 mijë lekë nga Gjykata e Tiranës.
Është hera e parë që kjo vepër dramatizohet për skenën shqiptare.
Prej gati dy muajsh, në Shqipëri ndalohet me ligj importi i makinave më të vjetra se sa 10 vjet.
Shpella e Trenit, në Parkun Kombëtar të Prespës, është një monument kulture i kategorisë së parë. Por, sërish mbetet aq e pambrojtur, saqë edhe dyert prej hekuri që u vendosën për ta ruajtur, i janë grabitur.
Deputeti socialist Ulsi Manja e konsideroi propozimin e Ilir Metës për në krye të KLSH-së, Bahri Shaqirin, si “kandidaturë me profil të lartë politik pasi vjen nga forumet drejtuese të LSI-së”. Gjithashtu, Manja shprehet në Facebook se Shaqiri nuk ka ekspertizë në fushën e financave.
Sot pasdite nis sesioni i ri parlamentar, ku do të votohet edhe dekreti për shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimit të Edi Ramës si ministër i Jashtëm.
Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.
Në emisionin “Në shtëpinë tonë” u gatua me portokall, konkretisht 6 receta.
Papioni është një aksesor i cili kohët e fundit nuk vendoset vetëm gjatë festave, por edhe në përditshmëri, për të plotësuar veshjen e meshkujve.
Gjatë homazheve për viktimat e 21 janarit 2011 ndodhi një incident.
Kryeministri Edi Rama, ashtu si çdo përvjetor, vendosi kurora me lule në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, atje ku u vranë 4 protestues në 21 janar 2011.
Xhelal-ed-din Rumiu e filloi shekullin e 21-të, me një sukses të jashtëzakonshëm. Ai shënoi një rekord të paimagjinueshëm shitjesh ne SHBA; mbi 3 milion kopje te librit të tij “Fjalët e parajsës” pikërisht në kohën e acarimit më të thellë mes Perëndimit dhe vendit të tij të lindjes, Iranit.
Nën yje, ‒ përsëriti ajo. ‒ Kurrë nuk i kam vërejtur yjet më parë. Gjithmonë i kam përfytyruar si diamante shumë të mëdhenj që i takonin dikujt. Tani më frikësojnë tek i shoh. Më bëjnë të më duket se ishte e gjitha një ëndërr, e gjithë rinia ime…
Kopertinat e reja në Vitrinën e librit: “Kafshët fantastike” dhe “Postieri”
Presidenti Ilir Meta ka propozuar sot Bahri Shaqirin për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) po zhvillon mbledhjen e tretë që prej konstituimit të tij.
Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë nisur sot grevën.
26 njerëzit më të pasur të botës zotërojnë së bashku asete sa 50% të të varfërve të globit. Në verifikimin e përvitshëm mbi pasurinë, organizata e bamiresise Oxfam thotë se viti 2018 ishte viti kur të pasurit u bënë më të pasur dhe të varfrit, më të varfër.
Presidenti Ilir Meta nis sot vizitën shtetërore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj paraqiti ofertën e qeverisë për rritjen e pagave në sektorin e arsimit dhe i bëri thirrje mësuesve t’i japin fund grevës.
Mbyllja e një kalendari të suksesshëm aktivitetesh mblodhi më të mirët e aeronautikës shqiptare dhe shumë personalitete të tjera të sportit në një ceremoni të veçantë këtë fundjavë, në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video nga ndryshimet që, sipas tij, janë bërë në shëndetësi, duke treguar konkretisht se si ka qenë dhe si është qendra shëndetësore në Lezhë.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së hënës në qendër të qytetit të Elbasanit.
Barcelona rivendosi distancën prej 5 pikësh me ndjekësit më të afërt në kampionatin spanjoll të futbollit, pas fitores së vështirë ndaj Leganesit.
Kureshtarët i mbajtën sytë nga qielli mbrëmjen e së dielës, me shpresën të shikonin eklipsin tejet të pazakontë hënor, siç e përshkruajnë raportet në mediet e huaja.
Një trajner i mirë ka ide dhe aftësi për t’i përcjellë ato. Por, ka edhe trajnerë që i përforcojnë këto dy shtylla me një fiksim të atillë që nuk lë vend fare për dyshime.
Napoli ka mundur Lazion 2-1 duke u shkëputur nga Interi e duke blinduar vendin e dytë në Serinë A.
Qyteti i Shkupit ka zënë vendin e parë në botë për nga ndotja e ajrit, duke u radhitur në grupin e kryeqendrave të Indisë, Bangladeshit e Pakistanit.
Nëse hani shumë karrota, lëkura juaj mund të marrë ngjyrë portokalli!!!
Një maratonë me biçikleta në “Shtegun e gjelbër”, ku harta e trajektores së garës u zbulua vetëm disa minuta para nisjes.
Modelja australiane Jem Wolfie ka treguar të pasmet në foton e saj më të re të postuar në Instagram.
Numri i viktimave nga shpërthimi i një tubacioni të gazit në Meksikë është rritur në 73, ndërkaq 74 persona të tjerë janë plagosur.
Presidenti Ilir Meta nis nesër një vizitë shtetërore dyditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.
Muharremi nga Kamza, për të siguruar jetesën mbledh mbetjet e riciklueshme në kazanet e plehrave.
Liqeni artificial i Pukës, si pasojë e temperaturave të ulëta prej ditësh, ka ngrirë dhe shtresa e akullit shkon më shumë se 3 cm.
Në fshatin Zenelaj, vendlindja e njërit prej të vrarëve të 21 Janarit, Ziver Veizit, familjarë të tij janë mbledhur për të përgatitur ceremoninë përkujtimore që do të mbahet të hënën në përvjetorin e 8 të kësaj ngjarjeje.
Dhjetëra e mijëra grekë protestuan në Athinë kundër marrëveshjes me Maqedoninë për emrin, që zgjidh mosmarrëveshjen mes dy vendeve dhe që pritet të votohet nga Parlamenti grek, javën e ardhshme.
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një resort francez skish në Courchevel, duke i marrë jetën dy personave dhe ka lënduar 22 të tjerë, 4 prej të cilëve në gjendje serioze.
Lajmi është hedhur si një “bombë” nga “The Sun”, një prej tabloidëve më të rëndësishëm të Britanisë së Madhe: Brad Pitt dhe Charlize Theron janë dashuruar.
Kampionati italian i futbollit dhuroi disa ndeshje emocionuese këtë të dielë, ku spikati mes të tjerave barazimi 3-3 mes Fiorentinës dhe Sampdorias.
Ducati ka prezantuar motorin e ri me të cilin do të garojë në Moto GP këtë vit.
Banorët e Astirit kanë dalë në protestë në ditën e 77 radhazi për banesat e tyre të cilat preken nga projekti i Unazës së Re.
Në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prezantuar “Mortal Kombat 11”, kapitulli i ri i video-lojës së famshme, që do të jetë e disponueshme pas 3 muajsh.
Manchester City iu përgjigj Liverpulit që një ditë më parë fitoi 4-3 me Crystal Palace në “Anfield”. Skuadra e Pep Guardiolës rivendosi diferencën prej 4 pikësh me kryesuesit me një sukses 0-3, në fushën e Hadersfilldit.
Disa ditë më parë Top Channel tregoi se sa hapur bëhej shitja e fidanëve të paregjistruar. Asnjë institucion nuk i kontrollon shkelësit e ligjit. Kjo parregullsi nuk sjell vetëm dëm ekonomik tek fermeri, gjithashtu sjell dhe mungesë të sigurisë ushqimore. Pasi një fidan i pakontrolluar mund të jetë mbartës i shumë viruseve që duhet të luftohen me pesticide.
Ngrirja e Liqenit të Pukës ka alarmuar bashkinë. Kryebashkiaku thotë se shkrirja e akullit mund të përbëjë rrezik për fëmijët, ndërkohë që në veri e bllokuar vijon të jetë vetëm zona e Thethit.
Reshjet e borës janë rikthyer në një pjesë të Qarkut të Korçës. 15 cm borë janë regjistruar në fshatin turistik të Dardhës mëngjesin e së dielës.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi Kryesinë e re të kësaj force politike, më të vogël në numra, nga mbi 50 në 15, e ku bien në sy emra të njohur të selisë blu, si Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Florian Mima dhe Enkelejd Alibeaj.
Artur Bibe, korrespondenti i Top Channel në Athinë, është sulmuar nga anëtarë të ekstremit të djathtë gjatë një lidhjeje direkte nga kryeqyteti grek, që është “mbërthyer” nga protestat në lidhje me emrin e ri të Maqedonisë.