Nuk është në planet e Piolit, mesfushori kërkon largimin në janar

02/11/2019 14:23

Ade Krunic ka zhvilluar paraqitje shumë të mira sezonin e kaluar me ekipin e Empolit. Këto paraqitje i siguruan boshnjakut që të fitonte një biletë për transferimin tek Milani këtë verë.

Pas 10 javëve kampionat lojtari ka luajtur shumë pak dhe trajneri i ri Stefano Pioli nuk e shikon si titullar.

Sipas mediave boshnjake, mesfushori është i pa kënaqur me situatën e krijuar dhe i ka kërkuar drejtuesve largimin e tij në janar.

Klubi e ka pranuar këtë vendim të lojtarit dhe është i gatshëm ta largojë dhe në formë huazimi që të këtë mundësi të luajë rregullisht.

Top Channel