Ndonëse ishte në orar pune dhe do të transportonte qindra qytetarë të Tiranës, kjo nuk e ka penguar shoferin e një urbani që të dehej. Me më shumë se 80 pasagjerë brenda në autobus, shoferi u kap nga policia pasi po shkelte në mënyrë flagrante rregullat e qarkullimit.

Ai kaloi me të kuq në një nga kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, duke rrezikuar të shkaktonte një tragjedi të vërtetë rrugore.

Pas kontrollit nga policia, shoferi rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.69 mg/l.

  Tirana ‘e mbushur’ me shkelje, vendosen mbi 2 mijë gjoba për 48 orë

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga prioritetet e kontrollove policore për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka ushtruar kontroll me përzgjedhje ndaj mjeteve të transportit publik qytetas dhe ndërqytetës në orare dhe vende të ndryshme, ku janë konstatuar shkelje aq sa flagrante dhe të rrezikshme, siç ishte rasti i një autobusi që kishte më shumë se 80 pasagjerë, vazhdoi lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë, në një nga kryqëzimet kryesore të kryeqytetit si dhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.69 mg/l, rrezik potencial që për nga kapaciteti mbartës i autobusit, mund të shkaktonte tragjedi në rrugë, nëse përfshihej në ngjarje rrugore.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel