Kursente ushqimin e vet për vëllain e sëmurë, studentja me dy punë gati vdes nga uria

02/11/2019 13:44

Një vajzë kineze, e quajtur Vu Huajan, bënte dy punë dhe studionte në universitet, por pothuajse humbi jetën nga uria, pasi kursente edhe ushqimin e vet për vëllain e sëmurë, pasi jetonte me vetëm 2 juan në ditë (30 lekë të reja shqiptare).

Që pas vdekjes së prindërve, ajo kisthe qenë kujdestarja e vetme për të vëllain, i cili vuan prej një sëmundjeje mendore.

Tani ajo vetë ka shkuar 21 kg, dhe është 1.40 metra e gjatë. Kequshqyerja i ka shkaktuar probleme në zemër, probleme me ecien, rënie flokësh, pagjumësi dhe një tingull të vazhdueshëm në veshë.

Pasi lajmi i saj u bë publik, qeveria ofroi një fond për vëllain, ndërsa mediat shoqërore hapën një llogari dhe mblodhën gati 65 mijë dollarë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel