Akti normativ i Qeverisë/ Hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska, “listë e zezë” për udhëtimet në Europë
Kryeqyteti ka hyrë në muajin e festave kombëtare, ndaj heronjtë që luftuan për të sjellë çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashist nga sot janë në bulevardin e tyre.
Bashkë me flamurin kuqezi, portretet e luftëtarëve të lirisë që nuk kursyen as jetën e tyre Qemal Stafa, Vojo Kushi, Mujo Ulqinako, Vasil Shanto etj, janë vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërkaq, në vigjilje të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në të gjitha objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pjesë e këtij projekti është edhe rehabilitimi i ambienteve të Parkut Memorial të Varrezave të Dëshmorëve. Gjithashtu, kryeqyteti ka filluar që të vishet me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.
Top Channel