I akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, mbyllet me tensione seanca në GJKKO ndaj Ilir Selmanit: Nuk kam asnjë lidhje në këtë ngjarje/ Nëna e viktimës: Të dënohet me 28 vite burg ose më sillni djalin në shtëpi ta shikoj
Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj janë dy prokurorët që kanë marrë në dorë dosjen e Shkozetit, ku ditën e djeshme u realizua atentati ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.
Burime të besueshme pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pohojnë për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, se procedimin penal për këtë ngjarje është regjistruar me akuzat: “vrasje për shkak të cilësive të veçanta, e mbetur në tentativë” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Si pasojë e plumbave, mbetën të plagosur Andi Maloku, shofer i makinës, dhe dy pasagjerët Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi.
Atentati në Shkozet/ Mori disa plumba në trup, si është gjendja e Andi Malokut
Top Channel