Kështu i thanë njëra- tjetrës blogeret e njohura në rrjetet sociale, ku kanë nisur pak kohë më parë një fushatë shumë interesante, duke u drejtuar një mesazh të gjitha vajzave: që të mos e kushtëzojnë e kompleksojnë veten për hir të ruajtjes së linjave perfekte.

Ja, sapo morën vesh që në Hell’s Kitchen konkurrentët do të gatuanin për darkë pica, ato erdhën të gjitha së bashku për të shijuar pikërisht këtë lloj darke.
Konkurrentët u ndanë në çifte për të gatuar picat përkatëse dhe nisën menjëherë përgatitjet por ende nuk e dinin se cilët do të ishin të ftuarit.

Në restorant erdhën fëmijë, të rinj e studentë italianë por rrugës ishin edhe disa të ftuara të veçanta. Për në restorantin e Hell’s Kitchen ishin nisur blogeret e fushatës “prano veten”.

Sapo ato mbërritën, shefi i priti me kënaqësi por njëkohësisht ishte i habitur nga prania e tyre në një restorant me menu picash.

Prandaj, ai i pyeti nëse ato ishin të sigurta për këtë që po bënin por me bindje të plotë ato u shprehën se e kishin pranuar veten e tyre ashtu siç ishin dhe se nuk kishte asgjë të keqe të haje ushqime që nuk janë shumë të shëndetshme për tu ngrënë shpesh, por në fund të fundit, shijojnë shumë.

Një mbrëmje plot mesazhe kjo e sotmja në Hell’s Kitchen.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel