Ka shkuar në 10 numri i personave të shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje mbi atentatin e Shkozetit, ku ditën e djeshme u qëllua me breshëri plumbash ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.

Personat e shoqëruar mendohet se mund të kenë informacione mbi ngjarjen e rëndë, ku Ndoja, Muharremi dhe shoferi Andi Maloku mbetën të plagosur.

Ndërkohë, ka nisur mëngjesin e sotëm kqyrja e makinës së gjetur pranë varrezave të fshatit Shkafanë të Ishmit, në Durrës, e cila dyshohet se i përket autorëve të sulmit.

Policia sekuestroi dje edhe kamerat e sigurisë përgjatë autostradës Durrës-Tiranë, nga ura e Dajlanit deri në mbikalimin e Shkozetit, për të verifikuar lëvizjet e autorëve.

Top Channel