Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me drejtor të ri, emërohet me urdhër të ministrit të Drejtësisë Eduart Merkaj Pas tërmetit të fuqishëm të shtatorit, që shkaktoi dëme ndër të tjera tek godina e Bashkisë së Vorës, ky institucion po përjeton lëkundje të tjera të forta, por këtë herë politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i heqë mandatin kryetarit të bashkisë zotit Agim Kajmaku. Ai akuzohet, se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar ndalimin dhe hetimin nga organet e drejtësisë së shtetit grek.
“Njësoj jemi ne si me kryetar, si pa kryetar. Mirë ja bënë kriminelit. Ne do të votojmë Fiqiriun”, thotë një zonjë.
“Ai na i ka zgjidhur hallet. Vetë e ka fajin që nuk e tregoi që në fillim të vertetën”, thotë një zotëri.
“Unë e njoh është djalë i mirë”, thotë një tjetër.
Agim Kajmaku ishte person nën hetim në 2003 në Greqi, pasi dyshohej, se kishte blerë fidanë dhe bimë të tjera me para të falsifikuara. Gjykata e Selanikut e shpalli atë të pafajshëm, por pavarësisht kësaj, Kajmakun e penalizoi ligji shqiptar i dekriminalizimit.
Në Bashkinë e Vorës puna vazhdon normalisht. Në sportele ju shërbehet qytetareve, si çdo ditë, deri në orën 16. Vendimi i KQZ-së i hapi rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të reja në këtë qytet.
Juli Ristani
Top Channel