Kategoria Superiore luan ndeshjet e javës së 11 së saj, javë kjo që nis pasditen e sotme me 2 ndeshje ku interesi më i madh është në Niko Dovana të durrësit aty ku Teuta do të presë Tiranën.

Dy skuadrat janë shumë pranë njëra-tjetrës në renditje dhe ndahen nga vetëm 1 pikë mes tyre. Një fitore e mundshme e secilës prej tyre do t’u japë të drejtën që të paktën për 24 orë të jenë në krye të klasifikimit. Sot do të luhet edhe ndeshja mes Skënderbeut dhe Lacit, dy skuadra që janë në pozita delikate në këtë sezon.

Skuadra korçare vjen në këtë përballje pas barazimit me Flamurtarin, ndërkohë që Laci duket se ka fituar zemër me ardhjen e Armando Cungut pasi ka marrë 2 fitore në 2 ndeshjet e fundit madje shumë bindëse. Ditën e diel do të luhen 2 ndeshje të tjera; Kukësi do të përballet me Flamurtarin, në dukje një sfide e lehtë për verilindorët duke parë klasifikimin e skuadrës vlonjate në renditje që ndodhen në vendin e fundit me vetëm 3 pikë të grumbulluar në 10 javë duke mos regjistruar asnjë fitore deri tani.

Ndërsa skuadra verilindore është në vendin e 6 me 15 pikë, një pozitë jo shumë e pëlqyeshme për ta duke qenë se në vitet e fundit kanë qenë gjithnjë në pozicionet më të larta. Kampionët e Partizanit do të presin Luftëtarin e vendit të parafundit me Të Kuqtë që shihen si favoritë për të fituar dhe për të ruajtur kreun e klasifikimit. Java e 11do të mbyllet ditën e hënë në orën 18:00 kur do të luhet sfida mes Vllaznisë dhe Bylisit. Të gjitha këto sfida të Kategorisë Superiore do të transmetohen në platformën Digitalb

 

Top Channel